TIRANE - Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në qarkun e Lezhës analizoi rezultatet e punës 1-vjeçare, të këtij institucioni, që lidhet me rritjen e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatoreve.
Zëvendës Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Besnik Jakaj u shpreh se, rritja e numrit të inspektimëve nuk është një tregues për sigurinë ushqimore, por sipas tij, krahasimi duhet të jetë vetëm me rritjen e sigurisë së produktëve ushqimore për konsumatorët.
"Rritja e numrit të inpektimeve është një element, një tregues por nuk është kjo e gjithë ngjarja, problemi është te cilësia e inspektimeve, te kapacitetet që kemi dhe mënyrat e rrugët që duhen gjendur  për të garantuar sigurinë ushqimore në qarkun tuaj, " tha Jakaj.
Në analizën 1-vjeçare të punës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Lezhë janë prezantuar edhe objektivat e pa relizuara, kryesisht më sistemimin e tregut të mishit në Milot që mbetet një problem shqetësues. /ATSH/