Kanë kaluar tre vjet nga ndarja e  Jennifer Lopez me këngëatrin Marc Anthony dhe J. Lo pranon se nuk ka qenë e lehtë të mertë veten pas ndarjes.

Në një intervistë për “People” Jennifer ka thënë se pas ndarjes ajo është ndjere me të vërtetë keq dhe ka pasur një periudhë pesimizimi.

Por pavarsisht kësaj Jenny ka thënë se nuk do të donte të ndryshonte asgjë, pasi ato që ka kaluar e kanë bërë të jetë ajo që është sot.

Jennifer ka thkeksuar se dashuria e saj e re që mban emrin Casper Smart dhe dy binjakët e saj e kanë ndihmuar të kalojë çdo gjë, pasi i dha fund martesës shtatë vjeçare me Anthony.

Casper përveçse është një partner që bën të lumtur Lopez, ka një marrëdhënie mjaft të mirë edhe me fëmijët e saj Emme dhe Max.

Kjo është vënë re fare qartë gjatë shfaqjeve të tyre së bashku në publik.

jennifer lopez

J.Lo ka qenë e martuar tri herë më parë, ka përfshirë jetën e saj të kaluar në albumin e ri muzikor A.K.A, i cili do të jetë gati më 17 qershor.

Ajo ka një karrierë mjaft të pasur, përveç muzikës Jennifer është e suksesshme si producente televizive dhe si anëtare jurie në “American Idol”.

Bukuroshja Lopez ka tri role në vazhdim në filmat Lila & Eve, The Boy Next Door dhe Home.

jennifer lopez

(b.t/shqiptarja.com)