GJIROKASTËR-  “Takim me Bashkim Finon”, një  homazh kushtuar jetës dhe aktivitetit të politikanit të ndjerë u organizua në kinemenë e qytetit të tij të lindjes në Gjirokastër.

Para publikut u shfaq filmi dokumentar ‘Miku ynë, Njeriu i Pajtimit Kombëtar” i realizuar nga Anxhelo Xhaçka.

 “Këtu ai mësoi, futbollin, mësoi muzikën, punën dhe u bë ai Bashkimi që e njohët dhe e donit të gjithë dhe ashtu ju donte dhe ai ju dhe qytetin e lindjes. Një nga gjërat, që na kënaq sado pak gjatë kësaj periudhe të vështirë ka qenë njohja dhe miqtë shumë të mirë që ai na ka lënë”, tha Megi Fino, e bija e Bashkim Finos.

 “ Zakonisht, politikantë nuk janë miq të të gjithëve po të palëve, por Bashkimi ishte një mik i të gjithëve. Ishte njëriu që nuk u konfliktua me asnjë palë në kohën e kulmit të konfliktualitetit në ’97. Bashkimi ishte një mik i politikanëve, një mik i ndërkombëtarëve, I zgjedhësve, i sportdashësve dhe i njerëzve të thjeshtë", tha Anxhelo Xhaçka.

Bashkim Fino, u nda nga jeta gjatë pandemisë së COVID-19 në 29 mars 2021. Kulmi i karrierës së tij ishte  në vitin 1997 kur ai  drejtoi Qeverinë e Pajtimit Kombëtar si Kryeministër i Shqipërisë , ndërsa ishte deputeti që përfaqësoi zgjedhësit në 6 legjislatura.