TIRANE- Papa Francesku është takuar me të gjithë krerët e besimeve fetare në Shqipëri në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Në këtë takim ku marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha komunitetet fetare në vend, Papa Francesku përshëndeti harmoninë dhe bashkëjetesën fetare në Shqipëri.
 
“Këtu janë mbledhur udhëheqësit kryesor të Shqipërisë, përshëndes me respekt secilin prej jush dhe komuniteti që përfaqësoni. Kjo është shenjë e një dialogu dhe mendoni se ndërtoni mes jush marrëdhënie vëllazërore, faleminderit për këtë që po bëni. Shqipëria ishte dëshmitare e tiranive që ndodhën. Ajo periudhë bëri që të shkeleshin të drejtat e njeriut, nuk lejonte lirinë fetare, Kjo plage ia heq shpresën shoqërisë. Ndryshimet që ndodhën patën ndikime shumë të mëdha sa i përket lirisë së fesë, secili nga komunitet filloi të rrënjoste besimet e veta”, u shpreh Papa Francesku.

papa te zoja me logo
papa
(Momentet e largimit të Papës nga Universiteti "Zonja e Këshillit të Mirë", Foto A.Çakshiri/shqiptarja.com)

Papa Francesku përcolli mesazhin e ruajtjes së traditës së marrëdhënieve të mira mes komuniteteve në Shqipëri, si dhe që kjo të përçohet më tej.
 
“Liria e fesë nuk është vetëm një dhuratë por ajo është garancia bazë për çdo shprehje tjetër të lirisë. Ne kemi një krijues të vetëm, jemi të gjithë vëllezër. Liria e fesë është ajo që është në krye të të gjitha luftërave. Liria e vërtetë fetare nxit një dialog konstruktiv. Nuk mund të mos njohim se si mungesa e tolerancës fetare është një armik i tmerrshëm, si po ndodh ne disa vende të botës. Besimin ta jetojmë me bindje me pasion, dhe gjithmonë të jemi ndaj qëndrimeve të denja morale. Duhet të largojmë episode që nuk janë të denja as për zotin e as për njeriun. Feja e vërtet është burim i paqes. Askush nuk mund të flas në emër të zotit dhe të bëjë gabime, është jo humane të flasësh në emër të zotit. Liria fetare nuk rregullohet me ligj, por duhet një mjedis bashkëpunimi. Unë iu ftoj dy qëndrime që janë shumë të rëndësishme në promovimin e lirisë së fesë. Çdo njeri edhe që nuk i përket fesë sonë, ne nuk duhet të shikojmë rivalë, por vëllezër e motra. E vërteta është forca e gjykimit. Në këtë udhëtim tonin ne jemi qenie autonome, por jemi simbol të një bashkëjetese. Ne duhet t’i besojmë njëri-tjetrit. Ky është në favor të së mirës së përbashkët. Kjo ndikon dhe në zhvillimin e lirisë fetare, si një potencial për forcimin e familjes njerëzore. Sa më shumë të jemi në shërbim të të tjerëve aq më të mirë jemi. Sa shumë ka nevojë shpirti njerëzor, të gjejmë thelbin e vërtet, kuptimin e jetës. Këtu njerëzit i drejtohen traditave të tyre fetare dhe këtu është një terren i përshtatshëm për dialogun ndërfetar. Pa identitet nuk ka dialog, secili prej nesh ka identitetin e vet fetar dhe duhet i përmbahet asaj. Në dialog në duhet të japin identitetin tonë, ajo që na bashkon është rruga e jetës dhe vullneti i mirë është që t’i bëjmë mirë vëllezërve dhe motrave. Në këtë mënyrë ne ecim përpara. Pra me dialog ne ecim përpara, e rëndësishme është të ecim së bashku pa tradhtuar identitetin tonë. Të mbajmë dhe të zhvillojmë traditën e marrëdhënieve të mira mes komuniteteve që ekzistojnë në Shqipëri, për atdheun tonë. Të gjithë së bashku për të mirën e atdheut, vazhdoni të jeni shenja e vendit tuaj. Po iu kërkoj një nder, unë kam shumë nevojë, kam shumë nevojë”, u shpreh Papa.

papa te zoja me logo
papa me logo
(Momentet e mbërritjes të Papës nga Universiteti "Zonja e Këshillit të Mirë", Foto A.Çakshiri/shqiptarja.com)
 
Ndërsa, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore, imzot Angelo Massafra tha se pavarësisht shtypjes së fortë, populli shqiptar ka arritur të ruajë fenë.
 
“Pavarësisht shtypjes së fortë, populli shqiptar ka arritur të rruaj fenë. Shumë martirë kanë preferuar të torturohen dhe të mos lënë besimin. Ashtu dhe Nënë Tereza që jetën e saj e kaloi duke u përpjekur për të varfërve. Si rasti i 97 kur ka pasur raste për një konflikt civil ashtu dhe në 98 në Luftën në Kosovë, kur krerët e besimeve fetare ndikuan pozitivisht për të ulur konfliktet. Papa Francesku është e vërtetë që është bërë shumë, por ka ardhur momenti të bëjmë dhe më shumë të kalojmë tek vëllazëria, për një Shqipëri më të mirë, të luftojmë bashkë për gjërat më të këqija në Shqipëri, si korrupsioni, gjakmarrja, droga. Së bashku mund të bëjmë më shumë për punësimin e të rinjve. Së bashku mund të bëjmë më shumë për të ndihmuar të dobëtit”, u shpreh imzot Anxhelo Massafra.
 
Redaksia Online
(e.s/g.f/shqiptarja.com)