Vijon që të jetë aktive vatra e zjarrit në Pilur, Himarë prej orëve të parë të ditës së sotme. Zjarri vijon që të të përpijë masivin e kullotave dhe ullishte në Pilur. Report Tv sjell pamjet e flakëve që kanë pushtuar kodrën.

Ndërhyrja e zjarrfikëses është e vështirë për shkak të terrenit të thyer, ndërsa lufta me flakët po bëhet me mjete rrethanore nga banorët. Ende nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo shkak janë temperaturat e larta.