Si do të jetë 2016 për të gjithë ne? Dashuria, paratë, puna, shkollimi, miqësitë, konkurrenca dhe rivalitetet. Ditët me fat dhe ditët që duhet të stepemi dhe të tregojmë kujdes. Sa me fat do jenë bebet që do të lindin në 2016? Si të gjeni partnerin apo partneren ideale dhe cilat janë ditët e favorshme për këtë zgjedhje? Horoskopi është gati. Gazeta “Shqiptarja.com” sjell sot, gjashtë shenjat e para në një suplement të veçantë falas për të gjithë shenjat e horoskopit.

E vetmja e re do t’i përkasë Jupiterit i cili prej 9 shtatorit nga Virgjëresha do të kalojë te Peshorja, duke lëvizur disa ekuilibra. Por, çfarë do të thotë kjo, në terma të përgjithshëm, që të rejat do të jenë të pakta? Thelbësisht dhe në përgjithësi do të thotë se të gjitha shenjat do të kenë pothuajse të njëjtin ritëm si në vitin që po lëmë pas. Puna, dashuria, arritjet personale, në çdo sektor dhe në çdo rrethanë, aty ku jeni përkushtuar, ku keni pasur vështirësi, do t’ju duhet të vazhdoni të punoni dhe të përpiqeni, për të kompletuar me sforcimet tuaja për të arritur rezultatet dhe objektivat tuaja!