Nga pagat e familjarëve, te kontributet për sigurime, gjendja e arkës, depozitat bankare, apo shpenzimet ditore. Janë në total 70 dëshmitë të cilat do t’u kërkohen bizneseve në çastin kur evidentohen si subjekte me risk të lartë për evazion fiskal.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka përgatitur një material informues me kriteret kryesore riskut mbi të cilët bazohet kontrolli te subjektet kur xhiro e këtyre të fundit nuk përputhet me aktivitetin e tyre në terren.
Pjesa dërrmuese e dëshmive që i kërkohen bizneseve kanë të bëjnë me rastet kur ekzistojnë dyshime për manipulime të treguesve për TVSH-në dhe Tatimfitimit, që janë dhe dy taksat me risk më të lartë për evazion.
Hetimi nuk do të mjaftohet vetëm me të dhënat e subjektit që kontrollohen. Sipas materialit të Tatimeve, bizneseve do t’u kërkohen edhe emrat dhe adresat e furnitorëve kryesorë, gjë që mund të pasohet edhe nga kryerja e një kontrolli të kryqëzuar të këtyre furnitorëve për të kuptuar nëse blerjet janë fryrë qëllimisht.
Gjithashtu, inspektorët duhet të verifikojnë kasat, librat e kontabilitetit, por dhe të bëjnë kryqëzime faturash ku është nevoja.
Bizneset nga ana e tyre duhet të paraqesin listat e çmimeve, pas të cilave duhet të bëhet edhe rakordimi i inventarëve për të dëshmuar se të gjitha blerjet janë shitur dhe janë përfshirë në evidencat e shitjeve.
/Shqiptarja.com

VIDEO