Një familje shqiptare është përballur me një tragjedi, vetëm pesë ditë pasi ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 12-vjeçari shqiptar është përplasur për vdekje nga një makinë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në New Jersey, ku viktimë ka mbetur i mituri Elios Xhemollari. Ai ka qenë duke lëvizur me biçikletë, kur është përplasur për vdekje në një rrugicë.
(Vogëlushi shqiptar që mbeti viktimë)
12-vjeçari, i cili sapo kishte shkuar në SHBA, kishte nisur regjistrimet për të vazhduar shkollën, në qytetin ku ishte vendosur familja e tij. Mjeti që i mori jetën të miturit drejtohej nga një 43-vjeçar amerikan, i cili po merrte një kthesëkur ka përplasur 12-vjeçarin mbi biçikletë.
Përplasja ishte e fuqishme dhe rezultoi fatale për shqiptarin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje. Nga ana e saj, policia ka nis hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik.
Komente

Sa gjynah, zemra vogel. Zoti u dhente force prinderve per te perballuar kete dhimje te madhe!
PërgjigjuEngjell i vogel paska qen e shkruar qe shpirti yt te prehej kaq shpejt ne Amerike. Zoti ta befte dheu e lehte dhe te embel! Dhimbje per kete tragjedi. Ngushellime prinderve dhe familjarve.
Përgjigju