TIRANE- Rrjeti social Facebook të jep mudësinë të afrohesh jo vetëm me njerëzit e tu të afërt, miq, apo farefis të largët që ke vite pa e parë, por dhe me njerëz të cilët ndryshe nga ajo virtuale, në realitet mund të jenë autorë të grabitjeve, vrasjeve, apo dhe kërcënimeve të shumta.
Shembull është dhe ai i Viktor Gushit, personi, që i mori jetën arketares së bankës NBG, Eleonora Kaloçit, argjendarit Rrapo Sinanaj, si dhe akuzohet se ka plagosur 3 persona të tjerë, dhe ka kryer 16 grabitje i kishte dërguar mesazhe me përmbajtje seksuale, gazetares Iva Tiço.
“E tmerrshme, personi i shpallur vrases serial deri nje muaj me pare frekuentonte dhe shkruante rregullisht ne kete fare. I bera block pas komenteve me pulle te kuqe ne inbox... Na ruajte perendia nga e keqja qe mund te na vije nga facebook-u”- shkruante të premten në profilin e saj Tiço, e cila aktualisht është dhe pjesë e jurisë së “Dancing ëith the stars Albania”. Komenti është bërë pikërisht të preten, ditën e arrestimit të 37 vje֛çarit. Ndërsa në një intervistë të shkurtër për Gazeta Shqiptare, Iva Tiço tregon se mesazhet e tij, si komentet në foto, ashtu dhe në Inboks kishin qenë me përmbajtje seksuale, çka e kishte detyruar ta fshinte nga lista e miqve të saj onlinë.
Miqtë e tij në Facebook ishin të paktë. Gushi i prezantohej me fotot e tij të vërteta miqve, i tregon se ka mbaruar shkollën profesionale për teknik dhe se vjen nga qyteti i Fierit. Gushi preferonte Rihhanen, Shakiren dhe aktoret e telenovelave spanjolle.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com