VLORË - Evidentimi dhe ruajtja e traditave, si dhe zhvillimi i artizanatit në hapësirën ndërkufitare Shqipëri-Greqi, mbështetet nga Bashkimi Evropian.
Përmes projektit CRAFT IN, që implementohet në kuadrin e Programit IPA CBC Shqipëri-Greqi, synohet jo vetëm ruajtja dhe nxitja e vlerave të traditave në prodhimet artizanale, por edhe shkëmbimi i përvojave dhe krijimi i hapësirave të bashkëpunimit mes artizanëve shqiptarë dhe grekë, si një mundësi për zgjerimin e tregut në vendet respektive, por edhe më gjerë.
Ne promovimin e projektit KRAFT IN ne Vlore Foto Harilla Koçi
Kjo, u theksua gjatë një takimi që u zhvillua të enjten në mjediset e Hotel "Partner", në qytetin e Vlorës, ku ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve vendore të Vlorës, Gjirokastrës e Delvinës, të shoqërisë civile, artizanë të profileve të ndryshme, specialistë etj.
Drejtues të Agjencisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal, AULEDA, që është "lead partner" i këtij projekti për Shqipërinë, theksuan se përmes implementimit të tij do të krijohet një standard i ri, një hapësirë e re komunikimi mes prodhuesve artizanë të dy vendeve, në funksion të një qëllimi të përbashkët, të konturimit të një dimensioni ambicioz zhvillimi të artizanatit dhe aksesit të tij në tregun evropian.

Kësaj ideje, që ka filluar të zbatohet, i shërbejnë edhe praktikat bashkëkohore të shkëmbimit të përvojave, menaxhimit dhe tregtimit të produkteve.
"Projekti CRAFT IN, që implementohet nga 5 partnerë, mes të cilëe Shoqata e Bashkive në Greqi, komunat e Pogonit në Greqi dhe Shqipëri, Bashkia e Delvinës dhe Agjensia e Zhvillimit Ekonomik Lokal, AULEDA, që është edhe "lead partner"("partneri lider") për vendin tonë, synon të nxisë zhvillimin e artizanatit dhe veçanërisht të krijojë përmes një platforme të promovimit dhe tregtimit të shitjeve online, mundësinë e promocionit të produkteve tradicionale shqiptare dhe greke jashtë kufijve respektivë, përmes evidentimit të vlerave të tyre" u nënvizua nga të pranishmit.

Ky është konceptuar si një proces që ka nisur me identifikimin e artizanëve në Qarkun e Vlorës, Gjirokastrës dhe në qarqet respektive në Greqi dhe më pas, vijon me trajnimin e tyre në disa aspekte, duke përfshirë edhe kujdesin për transmetimin e traditës së prodhimit të produkteve artizanale tek brezat e rinj. Pjesë e këtij procesi janë bërë veçanërisht punimi i gurit, drurit dhe hekurit, përpunimi i fibrave të leshit e të pambukut dhe në tërësi produktet tipike të artizanatit në Shqipëri dhe në Greqi, në territoret ku implementohet projekti.
Një vëmendje e veçantë do t'i kushtohet trajnimit të artizanëve për krijimin dhe menaxhimin e biznesit përkatës, me synimin për të nxitur zgjerimin dhe promovimin e produkteve. Në këtë drejtim, merr rëndësi përdorimi i platformës për shitjet "online", përmes një strategjie të posaçme, që përbën edhe një nga shtyllat e projektit.
Projekti "Kraft IN" ka hyrë në fazën më të rëndësishme të tij, që është ajo e dizejnimit të portalit.

Për këtë është zhvilluar procesi i identifikimit dhe grupimit sipas produkteve, të artizanëve në Qarkun e Gjirokastrës, duke përfshirë qytetin e Përmetit dhe rrethinat e tij, qytetin e Gjirokastrës dhe fshatrat e komunës Pogon, qytetin e Delvinës, disa komuna në rrethin e Vlorës etj.
Në këtë mënyrë janë krijuar edhe fokus-grupet dhe targeti i trajnimeve, me ekspertë të ndryshëm, të cilat do të zhvillohen edhe në territoret ku implementohet projekti, por edhe "online". Pra, do të ketë seanca të regjistruara të punimit të gurit, të hekurit, apo të tekstileve. Kjo strategji marketingu do të shoqërohet me një fushatë të gjerë mediatike, përmes spoteve të ndryshme.

Krahas kësaj, do të realizohen shkëmbime të përvojave mes artizanëve grekë dhe shqiptarë, përmes vizitave respektive të tyre për të përcjellë ide, mënyra të përpunimit, me synimin e transferimit të ndërsjelltë të praktikave të realizimit të produkteve artizanale.
Sensibilizimi i institucioneve publike për rolin që duhet të luajnë në promovimin e këtyre vlerave dhe të ruajtjes së traditës në këtë fushë, përbën gjithashtu një nga komponentët e rëndësishëm të këtij projekti.
Në një kënd të veçantë ishin ekspozuar edhe punime dhe produkte të ndryshme artizanale, të realizuara nga artizanë që janë identifikuar gjatë ecurisë së implementimit të projektit. /ATSH/
/Shqiptarja.com