-
Veliaj i jep Medaljen e Mirënjohjes boksierit Kristian Prenga: Krenar për ty! Privilegj i madh ta kishim Kupën e Botës edhe në Tiranë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pritur boksierin shqiptar, i cili u shpall kampion bote, duke fituar titullin NAB-North American Belt, pasi mundi boksierin amerikan, Samuel Crossed. Veliaj i dha boksierit kampion Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit dhe u shpreh krenar për këtë sukses të radhës, që shërben si frymëzim për brezat e rinj.
14 Prill 2023, 14:46