Mban lart flamurin kuqezi, boksieri Kristian Prenga nderohet me çmimin e rëndësishëm në SHBA

Mban lart flamurin kuqezi, boksieri Kristian Prenga nderohet me çmimin e rëndësishëm në SHBA

Kristian Prenga dhe kreu i bashkisë pas çmimit

Boksieri shqiptar, Kristian Prenga është nderuar me "Çelësin e Qytetit" nga kryetari i bashkisë së Garfield (New Jersey) në SHBA. Prej kohësh sportisti shqiptar është në Shtetet e Bashkuara, ku me rezultatet e mira ia ka dalë të mbajë lart flamurin kuqezi në ring. Për këtë dhe për modelin që është frymëzues, kreu i bashkisë së kësaj zone, Richard Rigoglioso i ka akorduar Prengës çmimin e rëndësishëm.

"Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për Kryetarin e Bashkisë të Garfield Z. Richard Rigoglioso dhe për menaxheren e qytetit Znj. Erin Nora Delaney për mikpritjen e ngrohtë dhe për vlerësimin me çmimin “Çelësi i Qytetit". Ky çmim nuk është vetëm për mua, por për të gjitha orët që unë dhe ekipi im kemi kaluar duke punuar", shkruan Prenga në kanalet e komunikimit.

Boksieri shqiptar prej disa vitesh është zhvendosur tanimë në Shtetet e Bashkuara, aty ku vijon karrierën në ring, duke korrur suksese të rëndësishme në boks.

Kristian Prenga dhe kreu i bashkisë

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion