-
Goditet grupi kriminal nga Kosova, trafikonte eksploziv në Shqipëri! 3 në pranga, 2 në kërkim! 203 kallëpë TNT ishin fshehur në kuti lëngjesh ( EMRAT)
Brenda 16 kutive të lëngjeve të frutave 'eko frut' ishin fshehur 203 kallëpe tritol TNT, me peshë 46 kg. Policia e Tiranës goditi një grup të strukturuar kriminal nga Kosova që trafikonin eksploziv për llogari të grupeve kriminale shqiptare. Operacioni u ndërmor mbrëmjen e së dielës duke arrestuar 3 banorë të Gjilanit. Po punohet të zbulohet dhe porositësi.
5 Shkurt 2024, 11:04