-
Operacioni kundër kriptovalutave, gjykata lë në burg kryefinancierin e televizionit të Familjes Berisha dhe 11 të arrestuar, 6 'detyrim me paraqitje' 2 'arrest shtëpie'
Mbetet në burg kryefinancieri i televizionit të familjes Berisha, Evis Sopi, i arrestuar për pastrimin e parave përmes kriptovalutës. Ai është pjesë e bandës, ku prokuroria dyshon se pastroheshin para përmes këmbimit të kriptovalutave dhe që përdoreshin si pagesa mes grupeve kriminale. Gjykata e Tiranës la të pandryshuar masën e arrestit në burg dhe për 11 persona të tjerë të këtij grupi kriminal.
21 Nëntor 2024, 11:03 -
Policia arreston kryefinancierin e televizionit të Familjes Berisha si pjesë e bandës së kriptovalutave! Paguan rrogat cash të gazetarëve te ‘Syri’ me zarfe pa i deklaruar (DOSJE)
Evis Sopi, financieri i televizionit të familjes Berisha është ndër 17 të arrestuarit, të cilët pastronin para me kriptovaluta. Sopa rezulton pronari i një pike të këmbimit valutor ku një agjent i infiltruar këmbeu kriptomonedha me para, e dokumentuar me audio e video. Organet kanë një dosje edhe ndaj ‘Syri Tv’ për pastrim parash e evazion.
18 Nëntor 2024, 17:16 -
Operacion kundër kriptovalutave në Tiranë e Shkodër! Firmosen 20 urdhër-arreste për pastrim parash, 6 janë pronarë 'këmbimi valutor'! 18 të arrestuar, 2 në kërkim, sekuestrohen 750 mijë € (EMRAT)
Kontrollet janë bërë në Shkodër, Vorë, Laknas, Kamëz, Fushë Krujë, lagjet Mëzez, Kashar, Fresk, dhe në lagje të tjera të kryeqytetit. Zbardhet dhe lista e emrave të 17 prej të arrestuarve. Prokuroria e Tiranës ka dyshime që kemi të bëjmë me pastrim parash.
18 Nëntor 2024, 10:02