Gjykata e Tiranës la në burg financierin e televizionit të familjes Berisha, Evis Sopi të arrestuar si pjesë e një grupi që akuzohet se pastronin para përmes këmbimit të paligjshëm të kriptomonedhave dhe dyshohet se përdoreshin si pagesa mes grupeve kriminale.

Evis Sopi ka në pronësi një pikë këmbimi valutor “Alb-Exhange” pranë “Dollarit” në Tiranë.  në të cilën hetuesit përmes infiltrimit të një agjenti këmbyen monedha virtuale dhe morën 1750 euro.

Evis Sopi akuzohet për “Ushtrim pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Gjykata e Tiranës la të pandryshuar masën arrest me burg edhe për 11 të të prangosur të tjerë. Dy të u lanë në arrest shtëpie, ndërsa për 16 të tjerët Gjykata ndryshoi masën në detyrim paraqitje

Hetuesit kanë prova audio dhe video, ku faktohet se shitësja në Alb-Exhange” në pronësi të Evis Sopës, financierit kryesor të televizionit të familjes Berishës,  ka pranuar të këmbejë në euro kriptovalutat, një proces i paligjshëm në Shqipëri.

Organet kanë një dosje edhe ndaj ‘Syri Tv’ për pastrim parash dhe evazion tatimor, ndërkohë kryefinancieri i arrestuar Evis Sopi, ishte personi që u shpërndante punonjësve një pjesë të pagës cash me zarfa të bardhë.

Arrest në burg
Detyrim paraqitjeje
1. Arlin Kajo
2. Aldi Ruli
3. Riduan Bajrami
4. Spartak Gjoçi
5. Arbëror Agastra
6. Jonid Lazaj
Arrest shtëpie