-
Krijimi i Bankës Shtetërore për Zhvillim, kundërshtitë mes Tabakut dhe Berishës
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar kundër projektit për Bankën Shtetërore për Zhvillim. Por kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pranuar në mënyrë indirekte pëlqimin e tij për këtë projekt, duke thënë se ai ishte një premtim i PD.
27 Janar, 17:48 -
‘Firmë piramidale!’ Tabaku për Bankën Shtetërore: Skemë falimenti dhe një tjetër mekanizëm klientelist për interesat e oligarkëve me paratë e qytetarëve!
Deputetja demokrate Jorida Tabaku deklaroi sot se Banka Shtetërore që do të ngrihet nga qeveria me nismën e re financiare, nuk është asgjë tjetër veçse një ‘firmë piramidale’ dhe ‘skemë falimentimi”. Dyshon se pas nismës qëndrojnë 3 qëllime jo të ligjshme të pushtetit. Ajo e cilëson si një “mekanizëm klientelist që i shërben interesave të oligarkëve, për të shtrydhur fondet publike”
27 Janar, 11:39 -
Projektligji në konsultim/ ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’, do jetë ShA, 51% e aksioneve të shtetit! Kredi vetëm bizneseve të nënfinancuara, do mbledhë edhe kursime
Qeveria ka hedhur në konsultim Publik projektligjin për krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, e cila do të jetë një shoqëri aksionere me 51% të aksioneve të Shtetit. I gjithë aktiviteti i kësaj banke do të jetë tek financimi i biznesit të vogël, start-up, kreditimin e eksportuesve dhe prodhuesve si për të mbështetur projektet me rëndësi për zhvillimin ekonomik.
25 Janar, 21:15