-
'Serbia të heq pengesat ose vendosim reciprocitetin'! Mustafa: Asnjë taksë nuk duhet të prishë miqësinë tonë me SHBA
Ashtu siç pritej LDK, partia bashkëqeverisëse me Vetëvendosjen, ka mbështetur heqjen e taksës 100 % të produkteve serbe. Isa Mustafa, përmes një statusi në facebook, tha se asnjë taksë nuk duhet të prish miqësinë tonë me SHBA, ndaj ajo duhej hequr duke pranuar se SHBA kishin peshën e tyre në këtë vendim të Kryeministrit Albin Kurti.
27 Shkurt 2020, 23:14 -
'S'do hakmerremi me Serbinë, do vendosim reciprocitetin', Kurti: Mund të arrihet një marrëveshje brenda vitit
Albin Kurti tha se qeveria e tij synon që të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, pasi të vendosen masat e reciprocitetit, ndërsa shtoi se nuk është e pamundur që të arrihet një marrëveshje me Serbinë brenda këtij viti.
6 Shkurt 2020, 19:59 -
Kryeministrja serbe: Gati për kompromis me Kosovën pas zgjedhjeve, ja kushti
Kryeministrja serbe ka shtuar se dialogu ishte ndalur pasi Ksova vendosi taksat për mallrat nga Serbia qendrore dhe Bosnje Hercegovinës. "Beogradi do të jetë i lumtur të vazhdojë dialogun në të njëjtën ditë kur Prishtina heq taksat e saj" tha ajo.
9 Shtator 2019, 17:32 -
I dërguari special i SHBA: Shpresoj që qeveria e re të pezullojë taksën, ja plani im për Kosovë-Serbi
Zyrtari i SHBA-së thotë se e pranoi postin sepse mendon se mund të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, e cila siç ka thënë ai, do ta transformonte tërë Ballkanin, do të hapte rrugën evropiane për Serbinë dhe Kosovën, dhe do të ishte “një gjë pozitive për rajonin, Evropën dhe SHBA-në”.
2 Shtator 2019, 21:56 -
Kryeziu: Partitë politike të shpalosin qëndrimet për tarifat dhe bisedime me Serbinë
Udhëheqësi i koalicionit të organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, Ismet Kryeziu, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se partitë politike që garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit, duhet të bëjnë publike qëndrimet lidhur me veprimet e tyre me tarifat ndaj mallrave serbe dhe bisedimet me Serbinë
28 Gusht 2019, 23:06 -
Vendet e Quint-it të prerë: Kosova të heqë taksën, Serbia ta njohë si të pavarur
Shtetet e Quint'it - Amerika, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia, i bënë thirrje Beogradit dhe Prishtinës të rigjallërojnë dialogun dhe theksuan, që Prishtina duhet të heqë taksën, ndërsa Beogradi të ndërpresë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
17 Gusht 2019, 08:52 -
Mustafa si Haradinaj: Taksa ndaj Serbisë të mos hiqet, të vlerësohet mirë nga qeveria e ardhshme
Kryetari i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e reja në Kosovë duhet të vlerësojë mirë çështjen e tarifave ndaj mallrave serbe të cilat sipas tij. nuk mund dhe nuk duhet të hiqen lehtë.
5 Gusht 2019, 18:54 -
Haradinaj pas vizitës në Berlin: Kosova, e gatshme të pezullojë përkohësisht tarifat
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të premten në Prishtinë pas kthimit nga Berlini, se Kosova është e gatshme të shqyrtojë mundësinë e pezullimit të tarifave ndaj mallrave serbe, për një kohë të caktuar, por për këtë duhet të ketë qartësi të procesit të bisedimeve.
7 Qershor 2019, 20:54 -
Danaj në Report TV: Për interesat e Kosovës mendojnë vetëm ata që kanë vdekur
Historiani dhe politologu Koço Danaj foli lidhur me zhvillimet e ndodhura në Samitin e Berlinit mbi çështjen e Kosovës në studion e Report TV me gazetarin Ilir Babaramo. Lidhur me taksën ndaj mallarave serbë Danaj tha se ajo është pozitive për sa kohë vendos të marrësh masa ndaj një shteti që të ka keqtrajtuar për shumë vite.
29 Prill 2019, 21:30 -
Limaj kundër Haradinaj: Koha të heqim taksën ndaj produkteve serbe
Fatmir Limaj u shpreh se taksa për produktet serbe duhet të negociohet, pasi ky vendim politik e ka arritur qëllimin e tij. Ai kritikoi kryeministrin Ramush Haradinaj se ka shkuar përtej vendimit të përbashkët fillestar për vendosjen e taksës.
29 Mars 2019, 19:05 -
Serbia 1 milion euro në ditë humbje nga taksa/ Ljajiç: BE të ushtrojë më shumë presion ndaj Kosovës
Zyrtarë të lartë nga Beogradi po vlerësojnë se humbjet që i janë shkaktuar Serbisë nga kjo tarifë janë shumë të mëdha. Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiç tha sot se Serbisë po i shkaktohet çdo ditë një milion euro humbje nga taksa.
19 Mars 2019, 16:38 -
Prishtinë-Beograd, rol kyç OKB, Mogherini: Marrëveshja përfundimtare, mbështetje nga KS
Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është ndërprerë pasi pala serbe nuk pranon të ulet në tryezën e bisedimeve para se Kosova të heqë tarifën ndaj mallrave serbe të vendosur në nëntor të vitit të kaluar, si kundërpërgjigje të asaj që Prishtina e quan fushatë të shtetit serb ndaj minimit të shtetësisë së Kosovës.
13 Mars 2019, 15:42 -
Hand: Një marrëveshje e nxituar mes Kosovës dhe Serbisë, do të kishte pasoja
Robert Hand, këshilltar politik i Komisionit të Helsinkit thotë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ngusin Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë një marrëveshje brenda vitit, sepse ato kanë çështje të vështira për të zgjidhur.
9 Mars 2019, 19:01 -
David Hale: SHBA do japë mbështetjen për dialog, por nuk ka recetën e zgjidhjes
Nënsekretari amerikan për Çështje Politike, David Hale do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin në fund të kësaj jave, ku sipas Departamentit të Shtetit, ai do të bisedojë me zyrtarë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
7 Mars 2019, 11:07 -
Kryeministri i Italisë thirrje Kosovës nga Beogradi: Hiqni taksën për mallrat serbe
Apelin kreu i qeverisë së Italisë e bëri gjatë vizitës në Serbi. "Nuk do të ketë hyrje në BE për ne derisa të arrijmë një marrëveshje me shqiptarët e Kosovës" tha Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pas takimit me Conten
6 Mars 2019, 16:16 -
SHBA përsërit thirrjen: Tarifat me Serbinë të hiqen, po dëmtojnë miqësinë me Kosovën
Në një njoftim të ambasadës thuhet se dy zyrtarët që qëndruan edhe në Beograd, përforcuan porosinë e presidentit Donald Trump “për të shfrytëzuar këtë moment unik ... dhe për t’u përmbajtur nga veprimet që do ta bënin arritjen e një marrëveshjeje më të vështirë”.
28 Shkurt 2019, 18:19 -
'Nuk ka dialog pa heqjen e taksës', Vuçiç: BE të ushtrojë më shumë presion ndaj Kosovës
Vuçiç sot ka takuar ambasadorin e Italisë në Serbi, Carlo Lo Cascio, të cilit mësohet t’i ketë thënë se Bashkimi Evropian u tregua i paaftë për të ushtruar më shumë presion ndaj Kosovës për heqjen e taksës.
25 Shkurt 2019, 15:24 -
Haradinaj për taksën: Pse të hiqet, kur me të i tregojmë Serbisë se ku e ka vendin
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nëse taksa ndaj Serbisë është problemi dhe do të konsiderohet më i rëndësishëm se vetë dialogu për të dy vendet, atëherë ajo nuk do të hiqet kurrë.
22 Shkurt 2019, 15:39 -
Presidenti i Serbisë: Nëse nuk hiqet taksa, nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi
Aleksandër Vuçiç ka ashpërsuar tonet lidhur me Kosovën mbi taksën e vendosur prej saj ndaj mallarave serbe. Vuçiç ka thënë se nëse taksa nuk hiqet, jo vetëm që nuk do ketë marrëveshje mes dy vendeve, por situata do të përkeqësohet.
20 Shkurt 2019, 14:42 -
Haradinaj nuk tërhiqet: Taksën për Serbinë do ta heqim kur të njohë pavarësinë
Sot Haradinaj takoi eurokomisonerin Johanes Hahn në Mynih të Gjermanisë ku po marrin pjesë në Forumin e Sigurisë, teksa deklaroi se Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë, në momentin që nuk i mohohet e drejta për të vepruar si shtet i pavarur dhe sovran
15 Shkurt 2019, 19:48 -
Gjenerali amerikan anulon vizitën në Kosovë, këshilltari i Thaçit: Shkak taksa me Serbinë
Refuzimi nga ana e Prishtinës për të pezulluar taksën 100% me Serbinë, ka sjellë anulimin e vizitës së komandatit të Gardës Kombëtare amerikane të Iowas, gjeneral majorit Timothy Orr. Vizita ishte planifikuar në 11-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 16-18 shkurt.
10 Shkurt 2019, 22:37 -
'Me taksë, s’ka bisedime'/ Daçiç: U diskutua edhe në OKB, nuk është kusht por logjikë
Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç ka deklaruar se Serbia nuk do ta vazhdojë dialogun për marrëveshjen me Kosovën, pa heqjen e taksës për mallrat nga Prishtina zyrtare. Deklaratat ai i bëri gjatë një interviste në televizionin shtetëror, ku tha se kjo gjë është diskutuar edhe në OKB, dhe nuk është kusht por një gjë e logjikshme.
10 Shkurt 2019, 13:26 -
Darka në shtëpinë e Thaçit, Haradinaj: Rama kërkoi heqjen e taksës me Serbinë, por qëndrimi nuk ndryshon
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka treguar përgjatë një interviste në një media kosovare se darka e zhvilluar në shtëpinë e presidentit Hashim Thaci ka qenë një ide e kryeministrit Edi Rama. Më tej, Haradinaj ka bërë të ditur se në të është diskutuar për taksën ndaj mallrave serbe, dialogun Kosovë-Serbi, si dhe për opsionet e zgjidhjes finale.
8 Shkurt 2019, 09:41 -
Tjetër thirrje nga SHBA: Tarifat krijojnë sfida për marrëdhëniet Amerikë-Kosovë, duhet të pezullohen
Në muajin nëntor Kosova vendosi tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia për shkak të, siç është thënë, qasjes agresive të Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi ndërkaq e ka kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, duke bërë që procesi të mbetet i pezulluar.
5 Shkurt 2019, 13:43 -
Marrëdhëniet Kosovë-Serbi/ Rama darkë me krerët kosovarë në shtëpinë e presidentit Thaçi
Nuk dihet asgjë rreth temave që mund të jenë diskutuar, por duke u bazuar në zhvillimet aktuale politike në Kosovë, një ndër subjektet mendohet të ketë qenë taksa ndaj mallrave të importuara serbe, si edhe çështja e kufijve Kosovë-Serbi.
4 Shkurt 2019, 08:04 -
Taksa për mallrat serbe, zëdhënësja e BE-së Koçijançiç thirrje Kosovës: Hiqeni që të rinisë dialogu
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Koçijançiç ka bërë me dije se BE-ja pret që Serbia e Kosova të angazhohen në procesin e dialogut, në mënyrë që të shkohet drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis dy vendeve.
28 Janar 2019, 09:23