-
Lahuta serbe në UNESCO, studiuesi nga Kosova: Prishtina s’ka status për në UNESCO, t’i japë pëlqimin Tiranës që të vazhdojë punën
Pas debateve që janë hapur për regjistrimin e Lahutës si pasuri serbe në UNESCO, reagon për “Report tv” studiuesi nga Kosova, Zymer Neziri. Ai shprehet se këtë dosje duhet ta dorëzonte Tirana, që para 6 vitesh. Por, Prishtina as pas mosanëtarësimit të saj në UNESCO, nuk i ka dhënë pëlqimin Tiranës, për ta bërë këtë gjë e vetme. Neziri, i cili është edhe një nga hartuesit e dosjes, i sugjeron qeverisë së Kosovës se nuk është vonë që ta bëjë këtë gjë as tani.
7 Dhjetor 2018, 15:59