Lahuta serbe në UNESCO, studiuesi nga Kosova: Prishtina s’ka status për në UNESCO, t’i japë pëlqimin Tiranës që të vazhdojë punën

Studiuesi Zymer Neziri nga Kosova, një nga përgatitësit e dosjes prej 100 mijë vargjeve të Eposit të Kreshnikëve, të mbledhur në pesë shtete ku jetojnë shqiptarët, ka bërë thirrje vazhdimisht që kjo pasuri duhet të mbrohet nga UNESCO. Profesor Neziri për “Report Tv” regjistrimin e lahutës (gusël), si pasuri serbe, pjesë e listës së Trashëgimisë Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO e quan këtë një lajm të keq për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen. 

Po, ishte lajm i keq ky për regjistrimin e lahutës si pasuri serbe në UNESCO, ndonëse ajo e ka vendin aty, por nuk është pasuri e një populli. Ajo bën pjesë ndër veglat më të vjetra kordofone me një tel. Ka pasur përhapje të madhe. Para 18 muajsh e këndej ka pasur mundësi për reagim efektiv, pra, në kohën kur Serbia ka aplikuar me këtë projekt. Vendet anëtare këtë e kanë ditur, sepse i kanë ambasadorët e tyre në Paris.

Zymer Neziri, Studiues

Ndërsa, përsa i përket vendimit që UNESCO ka marrë  ai shprehet se:

Vlerësuesit e projektit kanë vepruar politikisht, sepse lahuta nuk është instrument muzikor vetëm i serbëve. Janë disa popuj që e përdorin, kurse shqiptarët e përdorin në pesë shtete të Ballkanit, sidomos për Eposin e Kreshnikëve. Kjo u dëshmua edhe me projektin tonë E5, 2012-2016, në Ballkan, që solli 15 vëllime të reja të Eposit të Kreshnikëve në fondin kombëtar, nga rreth 300 rapsodë e tregimtarë. Projekti u vlerësua nga Europa Nostra në Madrid, në maj 2016, me Mendim Special, në kategorinë hulumtim.

Zymer Neziri, Studiues

Që prej vitit 2012, Neziri shton se studiuesit kanë qenë në pritje të tejkalimit të procedurave dhe ngecjeve burokratike të qeverisë së Prishtinës, që t’ja dorëzojë këtë dosje qeverisë së Tiranës, e cila si anëtare e UNESCO, ta procedojë kërkesën për ruajtjen e kësaj vlere kulturore mbarëshqiptare. Por, kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

Dosja qeveritare e kryer e Eposit të Kreshnikëve, e nisur më 2009 në Institutin Albanologjik të Prishtinës, nga ekspertët e Prishtinës dhe të Tiranës, nuk u dorëzua në UNESCO, para afër 6 vjetësh. Këtë duhej ta bënte Tirana, me pëlqimin qeveritar të Prishtinës, por pëlqimin nuk e pati. Ajo as sot nuk e ka statusin e anëtarit në UNESCO, prandaj atje nuk shkon dot as tash me Tiranën së bashku. Por, as tash nuk është shumë vonë që këtë ta bëjë Tirana, me pëlqimin qeveritar të Prishtinës, i cili nuk bën t'i mohohet asesi.

Zymer Neziri, Studiues

Ndërkohë, përtej sugjerimeve të studiuesve nga Kosova edhe Shqipëria, Ministria jonë e Kulturës vazhdon ende që të punojë me Ministrinë e Kulturës në Kosovë, që dosja e Eposit të Kreshnikëve (ku përfshihet edhe lahuta) të regjistrohet në UNESCO, si dosje e përbashkët. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jhg: 07/12/2018 21:54

    Per shperdorim detyre, tradheti, gjenocid kulturor dhe diskriminim do kalbeni ne burg. Te gjjthe ministrat e kultures qe kur eshte bere dosja. Do e shikoni! Vazhdoni dhe sillini brymen sllaveve dhe grekeve. Tradhetare te shkerdhyer.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë