-
Serbi, protesta kundër Vuçiç, më shumë se 10 mijë njerëz në shesh: Liria e medies, parakusht për zgjedhjet
“Sapo ka nisur” dhe “Vuçiç hajdut!” me këto sloganë më shumë se 10 mijë protestues të thirrur në shesh nga opozita, kanë shënuar javën e 8 të tubimeve anti-Vuçiç. Me thirrje kundër regjimit të presidentit, opozita e bashkuar kërkoi liri të mediave si parakusht për zgjedhjet. Pak kohë më parë, presidenti është shprehur se nuk do të përulet përpara kërkesave të opozitës për reformë zgjedhore dhe përmirësim të lirisë së shtypit, “edhe nëse do të dilnin 5 milionë njerëz në shesh”.
20 Janar 2019, 18:11 -
Serbi, Beogradi 'ndizet' nga protestat, Vuçiç: Nuk shqetësohem edhe sikur të dalin 5 mln njerëz
Protestuesit të mbështetur edhe nga opozita akuzojnë presidentin serb për keqqeverisje. Ata kanë paralajmëruar rrëzimin e tij nga pushteti me dhunë. Protestat niswn pas rrahjes brutale të politikanit opozitar, Borko Stefanoviç, në fund të nëntorit në qytetin Krushevc.
30 Dhjetor 2018, 14:45 -
Protesta ‘Anti-Vuçic’ në Beograd, mijëra serb në shesh dënojnë regjimin autokrat ndaj medias
Në Beograd, për të tretën javë radhazi, me dhjetëra qytetarë kanë protestuar kundër presidentit Aleksandër Vuçiç. Protestuesit, akuzojnë kreun e shtetit serb se ka vendosur një regjim autokratik dhe po ushtron kontroll të plotë mbi medien. Protestuesit mbanin parulla ku shkruhej “një në pesë milionë”, duke ju referuar një deklarate të hershme të Vuçiç, sipas të cilit edhe po të mblidheshin pesë milionë njerëz në rrugë, ai nuk do i dorëzohej kërkesave të tyre.
23 Dhjetor 2018, 21:35