-
Taksisti i mbetur pa patentë tenton të vetëdigjet para Kryeministrisë, e neutralizon Garda dhe Policia në 1 minutë / Emisioni 112 transmeton pamjet ekskluzive
Emisioni 112 transmeton pamjet ekskluzive nga ndërhyrja e Gardës së Republikës dhe policisë teksa një person ka tentuar të vetëdigjet para godinës së Kryeministrisë. Ngjarja ka ndodhur në orën 14:22 të kësaj të shtune dhe 39-vjeçari është neutralizuar në 1 minutë. Burime nga policia thonë se ai punonte si taksist dhe së fundmi i ishte hequr patenta, në kushte të rënduara psikologjike tentoi të vetëdigjet.
18 Korrik 2020, 20:48