-
Shoqatat dhe grupet e interesit letër Sejkos dhe Ibrahimajt: Bizneset drejt falimentit! Mos e lini euro-n në 'rënie të lirë', do kemi pasoja afatgjata
Grupe interesi dhe shoqata të sektorëve të ndryshëm janë bërë bashkë për t’i kërkuar Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Ekonomisë që të marrin masa për rënien e euros që sot këmbehet me 111.03 lekë. Në një letër, kërkojnë që të merren masa pasi po preken bizneset që ndikojnë drejtpërdrejt te konsumatorët dhe te rënia e mundësive për punësim.
28 Prill 2023, 08:24 -
Rënia e euros po amortizon kostot e borxhit të jashtëm, 6 mln euro kursim në 3-mujorin e parë
Rënia sistematike e vlerës së euros është duke i “dërrmuar” eksportet shqiptare, por qeveria shqiptare po rezulton përfituesja kryesore, pasi kostot e shërbimit të borxhit po lehtësohen dukshëm nga ky fakt.
28 Prill 2023, 07:46 -
Eksportuesit humbën 225 mln euro nga rënia e euros, Zekja: Po rrezikohet e ardhmja e bizneseve tona! Paratë e munguara na duheshin për teknologji e rritje pagash
Rënia e euros ka sjellë 225 milionë euro humbje vitin e kaluar për eksportuesit shqiptarë. Florian Zekja, përfaqësuesi i ProExport tha në Report Tv se po rrezikohet e ardhmja e bizneseve pasi shifra që i mungon do të shkonte për teknologji, marketing e rritje pagave.
17 Prill 2023, 13:57 -
Euro në pikiatë, arrin nivelin minimal historik! Sot u këmbye me 112.83 lekë! Eksperti në Report Tv: Ka ndikim negativ në ekonomi
Euro po vijon rënien pikiatë në kursin e këmbimit me lekun. E sotmja është dita kur Euro ka arritur sërish nivelin më të ulët historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye ditën e sotme me 112.83 lekë, niveli më i ulët historik së bashku me atë të 28 dhjetorit të vitit të kaluar, kur arriti nivelin e njejtë, 112.83 lekë. Ka një tendencë të monedhës evropiane për t’u ulur duke dhënë perceptimin se është e orientuar drejt rekordeve të reja.
7 Prill 2023, 14:16