Euro po vijon rënien pikiatë në kursin e këmbimit me lekun. E sotmja është dita kur Euro ka arritur sërish nivelin më të ulët historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye ditën e sotme me 112.83 lekë, niveli më i ulët historik së bashku me atë të 28 dhjetorit të vitit të kaluar, kur arriti nivelin e njejtë, 112.83 lekë. Ka një tendencë të monedhës evropiane për t’u ulur duke dhënë perceptimin se është e orientuar drejt rekordeve të reja.
Eksperti i ekonomisë Igli Tola në një lidhje me Report Tv thotë se kjo rënie e dëmton shumë ekonominë shqiptare.
“Ka një ofertë shumë të lartë të euros në ekonominë shqiptare, sidomos në tregun informal. Ekonomia jonë ndryshe nga më parë kur kishte mundësinë ta absorbonte euron nuk e ka më këtë aftësi”, tha ai.
Sipas ekspertit ka një shpresë se fushata elektorale që mund të ndikojë në rritjen e euros edhe për shkak të financimeve të shtuara qeveritare që rrisin prezencën e lekut në treg. Një faktor me ndikim në forcimin e lekut kundrejt euros mund të jetë edhe natyra shtrënguese e politikës monetare dhe fiskale në vend. Norma bazë e interesit ka arritur në 3%, nga 0.5% që kishte qenë një vit më parë.
Transmetimi i kësaj rritjeje në tregun financiar ka sjellë një ngadalësim të kreditimit të ekonomisë, sidomos duke filluar nga tremujori i fundit i vitit të kaluar. Leku i fortë ul çmimin e importeve dhe po luan një rol pozitiv në drejtim të zbutjes së presioneve inflacioniste në ekonomi. Por, nga ana tjetër, forcimi i monedhës vendase ka një ndikim negativ për sektorët eksportues të mallrave dhe shërbimeve.
Grafik i këmbimit të Euro-s nga data 1 janar 2003 deri sot, ku shënohet niveli më i ulët historik
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.8%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3339
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Viti 2024 mbyllet me pesimizëm nga bizneset e qytetarët! BSH: Besimi në ekonomi u tkurr me 3.3% në dhjetor
6 Janar, 18:42
-
Nuk deklaroi 13 mijë euro në pikën kufitare të Morinës, nis hetimi për 41-vjeçarin nga Kosova
4 Janar, 10:56
-
Pagesa të shpejta dhe me kosto të ulët përmes SEPA, Minxhozi: Sistemi funksional në tetor 2025
2 Janar, 10:14
-
Speciale/ Ekonomia përballë inflacionit e zhvlerësimit të valutave, Banka e Shqipërisë për Report TV: Ndaloni pagesat me euro! S’ka rrezik për krizë tjetër inflacioni (VIDEO)
2 Janar, 09:44
-
2024-a e triumfit të lekut! Valutat më të dobëta se në 2023
31 Dhjetor 2024, 12:08
-
‘S’kemi kushte për prodhim brenda vendit’, eksperti i Ekonomisë Gjokutaj për Report Tv: Importi, rruga më e lehtë! Janë rritur kostot e transportit
27 Dhjetor 2024, 13:43
-
PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë
26 Dhjetor 2024, 19:54
-
Transfertat kombëtare në euro u rritën me 33% për 10-mujorin e këtij viti
22 Nëntor 2024, 14:54
-
Shkodër-Mali i Zi, sekuestrohen mbi 2 mln euro cash brenda katër ditëve, dyshohet se vijnë nga aktivitetet e paligjshme! 3 persona në pranga (RASTET)
21 Nëntor 2024, 15:17
-
Thellohet rënia/ Eksportet e mallrave tkurren me 530 mln euro nga janari në tetor!
18 Nëntor 2024, 14:09
-
Manifaktura 230 mln euro humbje prej zhvlerësimit të kursit, BSH: Ky sektor duhet të ndryshojë modelin e biznesit
15 Nëntor 2024, 10:21
-
Dollari fiton terren përballë lekut, rritet me 3% brenda këtij muaji! Euro vijon të zhvlerësohet pa ndalur
14 Nëntor 2024, 14:21
Eurot e droges qe futen nga jashte dge qe forcojne Lekun sikur te ishim shteti me eksportin me te madh ne Europe.
PërgjigjuEdi Rama Edi Rama... amnisti fiskale jo shaka... ku ke humb muç nano te shijosh mbrekulline kur mblidhen qelbësirat bashkë siç shpresove
PërgjigjuFilluan lejlat te dalin ne qarkullim per votime.
Përgjigju