-
Ndihmat 1.15 miliardë € për Shqipërinë/ Sa para ka mbledhur BE-ja për Serbinë, Bosnjën dhe Maqedoninë?
Vendet anëtarë, OJQ dhe donatorë të ndryshëm janë mbledhur sot në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë në misionin e saj të vështirë për rimëkëmbjen pas tërmetit të 26 nëntorit. Fatura e rindërtimit arrin në rreth 1 miliardë euro. Për të ndihmuar qeverinë shqiptare të përballojë kostot e tragjedisë, Komisioni Europian po organizon një konferencë donatorësh, me shpresën se shuma që do të mblidhet do të jetë e mjaftushme për përballimin e dëmeve.
18 Shkurt 2020, 12:37 -
Rama nga Brukseli: Sinjal se çelja e bisedimeve me BE-së s'do jetë e lehtë! KE të marrë parasysh Anti-KÇK-në për një vlerësim pozitiv
Krerët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe liderët e Bashkimit Europian kanë zhvilluar një takim joformal në Bruksel mbrëmjen e sotme, në fokus të së cilit ka qenë perspektiva e zgjerimit të Unionit. Në fjalën e tij, në përfundim të takimit, kryeministri Edi Rama tha se ka marrë një sinjal se rrugëtimi deri në çeljen e negociatave nuk do të jetë i lehtë, e ndërsa theksoi se uron që metodologjia e re të jetë një platformë mirëkuptimi nga shtete anëtare. Nga ana tjetër, presidentja e KE-së tha se ndryshimet e bëra i hapet rruga për çeljen e negociatave Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në, mundësisht para samitit të Zagrebit, pra para muajit maj.
16 Shkurt 2020, 16:12 -