-
Kastrati blen koncesionin e Rinasit, hapi i parë: Ulet tarifa e pasagjerit dhe paketë 100 mln euro për investimet
Tirana Internacional Airport ka njoftuar uljen e tarifës për pasagjerët nga 12.5 euro që ishte në 10 euro, çka sipas saj do të sjellë ulje të çmimit të biletës. Po kompania njofton se do të ketë edhe investime në infrastrukturën aeroportuale rreth 100 milionë euro si dhe synohen kompanitë low cost. Këto ndryshime vijnë pas marrjes së aeroportit nga Kastrati Grup.
27 Janar 2021, 18:30 -
Zyrtarizohet kalimi i Aeroportit të Rinasit te “Kastrati group”, për 71 milionë euro
Është zyrtarizuar kalimi i koncesionit të aeroportit të vetëm në vend, atij të Rinasit te grupi më i madh në vend “Kastrati Group”. Transaksioni është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe “Kastrati group” është aksioneri 100% i “Tirana International Airport”, që menaxhon koncesionin e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
25 Dhjetor 2020, 10:37 -
Ikin kinezët, grupi Kastrati në negociata për të blerë koncesionin e Aeroportit të Rinasit
Grupi “Kastrati”, më i madhi në vend, është në negociata për të blerë aksionet e kompanisë kineze, “Real Fortress Private Limited”, e cila zotëron 100% të aksioneve të “Tirana International Airport”, që menaxhon koncesionin e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
17 Dhjetor 2020, 11:07