Kastrati blen koncesionin e Rinasit, hapi i parë: Ulet tarifa e pasagjerit dhe paketë 100 mln euro për investimet

Tarifa e pasagjerëve në aeroportin Nënë Tereza është ulur me 2.5 euro. Lajmi është bërë i ditur nga Tirana Internacional Airport, ku drejtori Costandin Von Alvesleben thotë se kjo ulje do të ndikojë edhe tek çmimi i biletës.

“Reduktimi i tarifës për pasagjer nga 12.5 euro në 10 euro është zhvillimi më i ri. Është një ndryshim i ligjit të koncesionit që është miratuar në vitin 2004 dhe mund të themi që jemi të lumtur sepse automatikisht do të shkojë në ulje të çmimit të biletës që pasagjerët paguajnë dhe mendoj që është një vendim që ndikon edhe në futjen e kompanive të tjera me kosto më të ulët”, u shpreh ai. 

Këto janë vendimet e para që po ndërmerren nga kompania shqiptare Kastrati Group, e cila mori në zotërim 100% të kapitalit aksionar të TIA-s, pas blerjes së aksioneve nga kompania kineze. Si pjesë e ndryshimeve të Kontratës së Koncesionit, TIA njofton edhe një paketë investimesh, prej afërsisht 100 milionë Eurosh duke pasur në fokus, zgjerimin e kapacitetit akomoduese të aeroportit me 6 milionë pasagjerë në vit, zgjatimin e pistës, përmirësimin e plotë të infrastrukturës dhe rritje të cilësisë së shërbimeve.

Ndryshimi tjetër është tek liberalizimi i tregut të karburantit të avionëve.

“Ka edhe një ndryshim tjetër që është liberalizimi i shërbimeve të tokës dhe liberalizimi i tregut të karburantit të Avionëve do të sjellin një erë të re në zhvillimin e transportit dhe aeroportit në tërësi”, sqaroi drejtori i TIA.

Plani i investimeve nga koncesionari i ri, dhe të gjitha vendimet e ndërmarra synojnë të tërheqin sa më shumë linja “low cost”, përfshirë Ryan Air, dhe rrjedhimisht do të kenë efekt në uljen e çmimit të biletës që paguajnë udhëtarët e TIA-s. Ky plan pritet të ketë ndikim në rritjen e turizmit në Shqipëri dhe përmirësimin e lehtësisë së të bërit biznes.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ahmet Meshi: 29/01/2021 08:21

    Shpresojme shume tek koncesjonari ri, dhe i uojrjme Suksese "Kastratit Grup", per kete blerje të re, dhe shpresojme shume ne rritjen e cilesise ndaj udhtatarve tane dhe turistve te huaj, sich eshte hapi i pare ulja e cmimit te biletave, ku synohen terheqja per "kompanitë low cost", pasi ka qene Areporti me cmimin e biletave me i shterejte ne rajon, po ta krahasonim nje bilete nga Rinasi per vendet e BE, me Aeroportin e Maqedonise Kosove apo Malit zi, ka qene tre here me i larte ketu.

    Përgjigju
  • Iris: 28/01/2021 00:27

    Shteti duhet te kete shume kujdes,po shikoj krijimin e trusteve ne horizont.

    Përgjigju
  • Emigrante: 27/01/2021 23:36

    Kastrati kur mendon kaq shumë për popullin pse nuk ul cmimin e karburanteve sepse ai I ka monopole..?! Hajdutët e mutit na dalin tani si të mirë për Rinasin

    Përgjigju
  • gezimi: 27/01/2021 23:27

    Tallni byçën! Po ku ulen çmimet për shqiptatët?

    Përgjigju
  • Luga bosh: 27/01/2021 22:52

    Ulja e biletes nuk vjen nga kompania sepse eshte dicka e paperfillshme por nga taksat aereoportuale Meqe ra fjala kjo blerje perfshin dhe monopolin pra rinasi i vetmi aereoport? Nqs po mos hsni m... kot me propagande parazgjedhore meqe jeni i pini lengun aeroportit imagjinar te kuksit dhe vlores sepse edhe sikur te ndertohen do jene vetem per kullota

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi