-
Bota
Australia zotohet: Çojmë në zero emetimet e karbonit deri në vitin 2050
Një nga ndotësit më të kritikuar në botë, Australia, premtoi se do t'i ulë në zero emetimet e karbonit deri në vitin 2050. Zotimin e bëri kryeministri i këtij vendi, Scott Morrison. Ai tha se Australia ka plan për të zvogëluar emetimet, porse ai nuk përfshin mbylljen e sektorëve që përdorin lëndë djegëse fosile, e që shkaktojnë ndotje të mëdha.
26 Tetor 2021, 14:58