-
Itali/ Shqiptari arrestohet dy herë brenda gjashtë ditësh për drogë! Aventurë e rrezikshme me makinë për t’u arratisur, rrezikoi dhe nxënësit e shkollës
I dyshuari 27-vjeçar kishte mbërritur në Itali dy javë më parë, por pas ndalimit të parë në Colombo u la i lirë. Patrullat e pikasën sërish, teksa shkëmbeu dy pako hashash me 100 euro. Për të mos u kapur ndërroi marshin dhe rrezikoi gjithçka duke çarë dy postblloqe dhe derisa u kap në një ndjekje si në filma
11 Mars, 16:00 -
Fier/ Shpërndante hashash, ‘Pritja’ prangos 28-vjeçarin pas një muaji ndjekjeje dhe përgjimi (EMRI)
Finalizohet operacioni policor i koduar “Pritja”, arrestohet 28-vjeçari i dyshuar për shitje droge. Policia e Fierit bëri sot me dije se ka prangosur Nikolin Maka, banues në fshatin Këmishtaj
11 Mars, 10:24 -
Itali/ Mbiemri i bashkëshortes italiane s’e shpëton shqiptarin e dënuar me 7 vite burg, drejtonte rrjetin e kokainës! Një nënë e guximshme e denoncoi, i ‘zhytën’ të birin
Nën kërcënimin e grupit kriminal, gruaja kishte shitur gjithçka për të shpëtuar të birin narkoman nga borxhet. Por presionet e vazhdueshme e detyruan të denonconte, shqiptari arriti të shpëtonte dhe të kthehej në vend, ku ndryshoi mbiemrin dhe mori atë të gruas së tij italiane. Por kjo nuk e ka shpëtuar, duhet të vuajë 7 vite burgim për trafik kokaine në Terni
10 Mars, 12:59 -
Drogë me postë, zbulohet strategjia e shqiptarit në Itali! Kapet me 1.2 kg kokainë, ja si shmangte nuhatjen e qenve antidrogë
Karabinierët e Fermos ndaluan 50-vjeçarin shqiptar teksa shiste dozën për 50 euro, më tej i zbuluan sasi të tjera në makinë dhe banesë. Kokainë gjithandej, taktikë për fshehje dhe dërgesa në kutitë postare të përdoruesve, të cilët i kishin dhënë dhe çelësat. Linte drogën dhe merrte paratë! Vlera 100 mijë euro, sekuestrohen edhe rreth 5 mijë euro cash e peshore
10 Mars, 07:45 -
Itali/ Dhunoi dhe përndoqi ish-partneren për dy vjet, nën arrest shqiptari xheloz! Gjykata i vendos 44-vjeçarit byzylyk elektronik, i ndalon edhe rrjetet sociale
Ngjarja ka ndodhur në Frosinone, teksa e dëmtuara rrëfeu në polici se prej vitit 2024 shqiptari sillej në mënyrë agresive, ngacmuese dhe deri në dhunë fizike. Takimin e fundit, kur i ktheu sendet personale, e ndoqi me makinë në rrugë dhe e goditi me grushte në fytyrë dhe trup
10 Mars, 07:27 -
-
Itali/ Trafikantët po bëhen edhe më të zgjuar, shqiptari kapet me 200 gramë kokainë të fshehur në cigaret elektronike! I gjendet edhe bllok inventari, PAMJET e modifikimit
Policia pikasi 25-vjeçarin që lëvizte me një makinë të marrë me qira rrugëve të kryeqytetit. Nga kontrolli iu gjetën brenda sugarëve elektronike, e modifikuar mirë, sasia e lëndës narkotike. Në dhomën e hotelit “B&B” ku po qëndronte i gjenden bllok shënimesh, 1 mijë euro cash dhe materiale për paketim
7 Mars, 22:07 -
Itali/ Shqiptari ‘i pazbutur’ kapet në aeroportin e Veronës, i dënuar me 2,3 vite burg për trafik klandestinësh! I arrestuar dhe dëbuar më parë për drogë, udhëtoi nga Tirana
Më 2014 shqiptari 29-vjeçar ishte kapur dhe dënuar për drogë, më 2015 u dëbua nga vendi për 5 vite. Por më 2018 është rikthyer përsëri duke thyer urdhrin dhe gjithashtu u kap në trafik të emigrantëve të paligjshëm, për të cilin është dënuar në Verona me 2 vjet e 3 muaj izolim
7 Mars, 16:04 -
Italia e kishte dëbuar, shqiptari rikthehet me identitet fals dhe kapet përsëri në trafik kokaine! I gjendet drogë me vlerë mijëra euro në banesë
Karabinierët arrestuan në Forli një 33-vjeçar shqiptar që sapo i kishte shitur dy doza kokaine një vendasi. Nga kontrolli i shtëpisë u gjetën 60 doza kokainë, peshore, euro cash dhe sende materiale, pasi funksiononte si bazë. Verifikimi i dokumentit zbuloi se identiteti që kishte marrë në Shqipëri ishte fals, me precedentë penalë
7 Mars, 15:51 -
Milano/ Ishte fshehur për katër vjet në Shqipëri, 70-vjeçari italian arrestohet pas kthimit në vendlindje! I dënuar me 5 vite burg për grabitje më 2014
I moshuari, i njohur për organet e rendit për precedentë penalë, ishte dënuar me pesë vjet burg dhe një vit me kusht për një tentativë grabitjeje të ndodhur në vitin 2014 në Rho. Pasi u bë i pagjurmueshëm në vitin 2021, ai u zhvendos në Shqipëri për t'i shpëtuar masës kufizuese
6 Mars, 20:41 -
Greqi/ Vinte nga Brazili, sekuestrohen 17 kg kokainë, i riu nga Konispoli kapet pranë aeroportit të Athinës! Të dyshuarit dhe rolet e tyre (EMRI+VIDEO)
Një 28-vjecar nga Konispoli ka rënë në prangat e policisë greke, pas një operacioni që çoi në goditjen e një rasti të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Greku bëri korrierin, arrestohet. Me urdhër të këtij të fundit, lënda narkotike do i dorëzohej shtetasit Pajtim Kaleshi, 28 vjeç, banues në Konispol. Policia e ka pikasur Kaleshin jashtë aeroportit dhe e ka vënë në pranga.
6 Mars, 16:50 -
Tiranë/ Kreu vepra të turpshme dhe përndoqi të miturën, arrestohet 70-vjeçari pas denoncimit!
Kryerja e veprimeve të turpshme dhe përndjekja i ka kushtuar shtrenjtë një të moshuari në kryeqytet, teksa policia i ka vendosur prangat. Nën akuzë edhe dy persona të tjerë për kundërshtim të punonjësve të policisë
6 Mars, 16:09 -
Itali/ Shqiptari kapet me 105 kg kokainë të pastër në bagazhin e makinës! Nervozizmi tradhtoi 42-vjeçarin, pakot me stampa dhe kode të grupeve pritëse (VIDEO)
Policia në Latina dhe Aprilia finalizoi operacionin e befasishëm ditën e sotme. Droga e fshehur në bagazh brenda 3 thasëve. Destinacion tregu vendas, vlera miliona euro. Kokaina me figura të stampuara e ankronime të koduara të celulave që i kishin porositur
6 Mars, 15:40 -
Greqi/ Borxhi i pakthyer, shqiptari masakron me thikë 2 vëllezërit bashkëatdhetarë, njëri rëndë! Dëshmia që dha pas arrestimit
Ngjarja ka ndodhur të dielën në Patra, në zonën e Vardës, ku 46-vjeçari u shkoi në banesë të dëmtuarve, për t’u kërkuar borxhin. Pretendon se u sulmua dhe iu desh të vetëmbrohej, përdori dy thika. Nesër seanca e masës së sigurisë në Gjykatën e Ilias
5 Mars, 20:58 -
Itali/ Trafikonte kokainë me makinë të marrë me qira, arrestohet 22-vjeçari shqiptar! Klientëve u shkonte droga në banesë, u shtir sikur s’dinte italisht
Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në Milano. Policia e vendit fqinj informoi se i riu u kap në flagrancë, teksa po i shiste dy doza droge një klienti
5 Mars, 18:58 -
Itali/ Udhëtimi në korsinë e gabuar tradhton 20-vjeçarin shqiptar, kapet me makinë të vjedhur rrugëve të Torinos
Kapja e shqiptarit u bë rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në Mirafiori të Torinos. Episodi ndodhi në rrugën “Ignazio Collino”, ku 20-vjeçari tërhoqi vëmendjen e policëve teksa ndalonte në kryqëzim
4 Mars, 20:46 -
Bolzano/ Gjurmët në dëborë tradhtojnë bandën e ‘skifterëve’ shqiptarë që plaçkiste hotelet! Arrestohet 26-vjeçari, dy arratisen, lëndohen në përleshje dy karabinierët
Njësia e Meranos ka ndërhyrë menjëherë kur panë 3 ‘skifterët’ në plaçkitje. Por u është dashur të përfshihen në një përleshje me agresorët. Dy prej të dyshuarve arritën të largoheshin, kurse i treti, një 26-vjeçar shqiptar, u arrestua
3 Mars, 16:45 -
Itali/ Merrte asistencë si i papunë, 35-vjeçari shqiptar kapet me gati 1 kg kokainë dhe 40 mijë euro cash! Trafiku nga interneti, porositë me ‘dërgesë ekspres’
Policia italiane në Romë ka zbërthyer aktivitetin dhe strategjinë e ngritur nga shqiptari, i cili kishte dalë si i papunë dhe trajtohej me asistencë. Gjurmimet e çuan te korrieri, kontaktet në internet, rrjete sociale dhe mesazhe. 100 doza në trup dhe 600 gramë kokainë në banesë. Tenton të manipulojë dhe oficerët, arrestohet edhe korrieri tjetër
3 Mars, 16:28 -
Itali/ E fshihte kokainën në trungun e lajthive, arrestohet 35-vjeçari shqiptar, nën hetim dhe shoku! Ishte i papunë, por iu gjetën mbi 1700 euro cash
Karabinierët hasën lëvizje të dyshimta të shqiptarit të papunë, i cili futej në plantacionin e lajthive, ku fshihte brenda kavanozit kokainën. Sekuestrohen 100 gramë drogë, 35-vjeçari paraburgoset, shoku 24-vjeçar nën hetim
2 Mars, 15:28 -
Itali/ ‘Turisti’ shqiptar kapet duke bërë korrierin dhe shitësin e kokainës! 40-vjeçari e shpërndante me makinë me qira, e tradhton nervozizmi
Karabinierët kontrolluan mjetin e marrë me qira, ku zbuluan dhe 23 doza lënde narkotike, me një peshë totale prej 14 gramësh, nga të cilat rreth 9 gramë kokainë dhe pak më shumë se 5 gramë krak. Gjithashtu iu sekuestrua edhe valuta prej 450 eurosh
28 Shkurt, 14:54