-
Milano/ Ishte fshehur për katër vjet në Shqipëri, 70-vjeçari italian arrestohet pas kthimit në vendlindje! I dënuar me 5 vite burg për grabitje më 2014
I moshuari, i njohur për organet e rendit për precedentë penalë, ishte dënuar me pesë vjet burg dhe një vit me kusht për një tentativë grabitjeje të ndodhur në vitin 2014 në Rho. Pasi u bë i pagjurmueshëm në vitin 2021, ai u zhvendos në Shqipëri për t'i shpëtuar masës kufizuese
6 Mars, 20:41 -
Greqi/ Vinte nga Brazili, sekuestrohen 17 kg kokainë, i riu nga Konispoli kapet pranë aeroportit të Athinës! Të dyshuarit dhe rolet e tyre (EMRI+VIDEO)
Një 28-vjecar nga Konispoli ka rënë në prangat e policisë greke, pas një operacioni që çoi në goditjen e një rasti të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Greku bëri korrierin, arrestohet. Me urdhër të këtij të fundit, lënda narkotike do i dorëzohej shtetasit Pajtim Kaleshi, 28 vjeç, banues në Konispol. Policia e ka pikasur Kaleshin jashtë aeroportit dhe e ka vënë në pranga.
6 Mars, 16:50 -
Tiranë/ Kreu vepra të turpshme dhe përndoqi të miturën, arrestohet 70-vjeçari pas denoncimit!
Kryerja e veprimeve të turpshme dhe përndjekja i ka kushtuar shtrenjtë një të moshuari në kryeqytet, teksa policia i ka vendosur prangat. Nën akuzë edhe dy persona të tjerë për kundërshtim të punonjësve të policisë
6 Mars, 16:09 -
Itali/ Shqiptari kapet me 105 kg kokainë të pastër në bagazhin e makinës! Nervozizmi tradhtoi 42-vjeçarin, pakot me stampa dhe kode të grupeve pritëse (VIDEO)
Policia në Latina dhe Aprilia finalizoi operacionin e befasishëm ditën e sotme. Droga e fshehur në bagazh brenda 3 thasëve. Destinacion tregu vendas, vlera miliona euro. Kokaina me figura të stampuara e ankronime të koduara të celulave që i kishin porositur
6 Mars, 15:40 -
Greqi/ Borxhi i pakthyer, shqiptari masakron me thikë 2 vëllezërit bashkëatdhetarë, njëri rëndë! Dëshmia që dha pas arrestimit
Ngjarja ka ndodhur të dielën në Patra, në zonën e Vardës, ku 46-vjeçari u shkoi në banesë të dëmtuarve, për t’u kërkuar borxhin. Pretendon se u sulmua dhe iu desh të vetëmbrohej, përdori dy thika. Nesër seanca e masës së sigurisë në Gjykatën e Ilias
5 Mars, 20:58 -
Itali/ Trafikonte kokainë me makinë të marrë me qira, arrestohet 22-vjeçari shqiptar! Klientëve u shkonte droga në banesë, u shtir sikur s’dinte italisht
Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në Milano. Policia e vendit fqinj informoi se i riu u kap në flagrancë, teksa po i shiste dy doza droge një klienti
5 Mars, 18:58 -
Itali/ Udhëtimi në korsinë e gabuar tradhton 20-vjeçarin shqiptar, kapet me makinë të vjedhur rrugëve të Torinos
Kapja e shqiptarit u bë rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në Mirafiori të Torinos. Episodi ndodhi në rrugën “Ignazio Collino”, ku 20-vjeçari tërhoqi vëmendjen e policëve teksa ndalonte në kryqëzim
4 Mars, 20:46 -
Bolzano/ Gjurmët në dëborë tradhtojnë bandën e ‘skifterëve’ shqiptarë që plaçkiste hotelet! Arrestohet 26-vjeçari, dy arratisen, lëndohen në përleshje dy karabinierët
Njësia e Meranos ka ndërhyrë menjëherë kur panë 3 ‘skifterët’ në plaçkitje. Por u është dashur të përfshihen në një përleshje me agresorët. Dy prej të dyshuarve arritën të largoheshin, kurse i treti, një 26-vjeçar shqiptar, u arrestua
3 Mars, 16:45 -
Itali/ Merrte asistencë si i papunë, 35-vjeçari shqiptar kapet me gati 1 kg kokainë dhe 40 mijë euro cash! Trafiku nga interneti, porositë me ‘dërgesë ekspres’
Policia italiane në Romë ka zbërthyer aktivitetin dhe strategjinë e ngritur nga shqiptari, i cili kishte dalë si i papunë dhe trajtohej me asistencë. Gjurmimet e çuan te korrieri, kontaktet në internet, rrjete sociale dhe mesazhe. 100 doza në trup dhe 600 gramë kokainë në banesë. Tenton të manipulojë dhe oficerët, arrestohet edhe korrieri tjetër
3 Mars, 16:28 -
Itali/ E fshihte kokainën në trungun e lajthive, arrestohet 35-vjeçari shqiptar, nën hetim dhe shoku! Ishte i papunë, por iu gjetën mbi 1700 euro cash
Karabinierët hasën lëvizje të dyshimta të shqiptarit të papunë, i cili futej në plantacionin e lajthive, ku fshihte brenda kavanozit kokainën. Sekuestrohen 100 gramë drogë, 35-vjeçari paraburgoset, shoku 24-vjeçar nën hetim
2 Mars, 15:28 -
Itali/ ‘Turisti’ shqiptar kapet duke bërë korrierin dhe shitësin e kokainës! 40-vjeçari e shpërndante me makinë me qira, e tradhton nervozizmi
Karabinierët kontrolluan mjetin e marrë me qira, ku zbuluan dhe 23 doza lënde narkotike, me një peshë totale prej 14 gramësh, nga të cilat rreth 9 gramë kokainë dhe pak më shumë se 5 gramë krak. Gjithashtu iu sekuestrua edhe valuta prej 450 eurosh
28 Shkurt, 14:54 -
Durrës/ Spanja e kërkonte për organizatë kriminale dhe narkotrafik, ‘Fantazma’ prangos 28-vjeçarin për ekstradim! Rrezikon deri në 26 vite burgim (EMRI+VIDEO)
I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Madritit, Spanjë, me vendimin e datës 28 dhjetor 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale "organizata kriminale", “trafikimi i narkotikëve" dhe "pastrimi i produkteve të veprës penale
28 Shkurt, 14:13 -
Gjermani/ Atentati për hakmarrje ndaj familjarëve të vrasësit kurd para gjykatës, dorëzohet vëllai i boksierit Besar Nimani (EMRI)
Kjo ishte hakmarrje, ndaj grupit që vrau vëllanë e tij, Besar Nimanin, para disa muajsh. Besar Nimani ishte boksier i suksesshëm në Gjermani, por kishte shumë probleme me një grup, të cilët e vranë teksa po hynte në një lokal të zonës, pasi parkoi mjetin e tij “BMW”
28 Shkurt, 11:41 -
Tiranë/ Kërcënoi drejtoreshën, punonjësen sociale dhe psikologen pasi ishte ngelës, arrestohet pas denoncimit 21-vjeçari! I riu edhe 'personazh' mediatik (EMRI)
21-vjeçari studionte në shkollën ‘Konstandin Kristoforidhi’ në Tiranë. I riu kërcënonte stafin pedagogjik, pasi ishte ngelës në shkollë. I njohur në media, pasi ka dalë në disa e emisione televizive, ku ka folur për jetën e tij të vështirë pasi ishte jetim
28 Shkurt, 11:22 -
Angli/ Ktheu shtëpinë në ‘fermë hashashi’, gjykata dënon 56-vjeçarin shqiptar! Prokurori: Kështu mbrohen qytetarët nga droga dhe krimi i rrugës (EMRI)
Oficerët zbatuan një urdhër kontrolli banesë më 20 janar në zonën e Crewe, ku zbuluan 100 bimë narkotike, peshore dhe pajisje të sofistikuara për kultivim. Prokurori: Një shembull se si pastrohen rrugët nga krimi dhe droga që na dëmton!
28 Shkurt, 08:27 -
Itali/ Pas aksidentit në gjendje të droguar, shqiptari kapet duke drejtuar mjetin pa patentë dhe me 270 gramë kokainë në dhomën e hotelit
Policia e L’Aquila pikasi të dyshuarin në lëvizje me mjet, teksa kishte informacione se patentën ia kishte hequr ditë më parë, për shkak të aksidentit në gjendje të droguar. Fillimisht zbuloi peshore dhe një çelës dhome, teksa më pas u gjetën pako e drogës, para dhe sende të tjera
27 Shkurt, 15:42 -
Vlorë/ Theu arrestin shtëpiak dhe qarkullonte me makinë nëpër qytet, Rrugorja kap ‘mat’ dhe rikthen në qeli 21-vjeçarin! Ishte nën akuzë për drogë
Gjykata e Rrethit i kishte dhënë masën e arrestit shtëpiak, por i riu ka sfiduar drejtësinë duke lëvizur me mjet. Një kontroll i rastësishëm i Rrugores zbuloi shkeljen, rikthehet në qeli
26 Shkurt, 15:08 -
Itali/ Shqiptari kapet duke shitur kokainë në festën e karnavaleve të Venecias! E kishte fshehur në të brendshme, ëmbëlsira, çorape...
Zbulimi u bë pikërisht gjatë monitorimit të shtuar të festave, kur kërkesa për drogë rritet në mesin e mijëra turistëve. Shqiptari u pikas ditën e hënë nga katër policë të patrullës së Venecias. e Kishte fshehur kudo në trup, sekuestrohen 40 doza kokainë
26 Shkurt, 08:11 -
Itali/ Jo vetëm kuzhinier restoranti, por edhe droge! Shqiptari kapet me më shumë se gjysmë kilogrami kokainë
Karabinierët ushtruan kontroll në banesën e shqiptarit në Bolzano, ku zbuluan përveç drogës edhe 2650 euro cash, të dyshuara nga aktiviteti ilegal, peshore precize dhe mjete të tjera
25 Shkurt, 13:59 -
Kavajë/ Organizatë kriminale dhe trafik droge, arrestohet për ekstradim 43-vjeçari i dënuar me 7 vite burg në Torino (EMRI+VIDEO)
Policia e Kavajës njoftoi sot se ka finalizuar operacionin e koduar “Seven”, për kapjen e një 43-vjeçari të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllime ekstradimi drejt Italisë. Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, me vendimin e datës 6 qershor 2023, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprat penale "organizata kriminale” dhe “trafikimi i narkotikëve"
25 Shkurt, 13:39