-
Sherr mes të rinjve në Peshkopi, plagoset me thikë një 22-vjeçar, në pranga autori! Nën hetim 5 të tjerë
Një sherr mes disa personave u regjistrua ditën e djeshme në Peshkopi ku për pasojë është plagosur me thikë një 22-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Treg" ku disa të rinj janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin. Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e këtij sherri.
27 Janar 2021, 11:44 -
Peshkopi/ Vëllezërit sherr me dy policë jashtë shërbimit, konfliktohen dhe me efektivët e patrullës që erdhën për t'i ndarë
Dy persona u arrestuan në Peshkopi pasi për motive të dobëta u konfliktuan me 2 persona të tjerë, efektivë policie të cilët ishin jashtë orarit të shërbimit. Vëllezërit Robert Tota 22 vjeç dhe Klodjan Tota u kanë shkaktuar dëme të lehta trupore. Nuk dihen ende shkaqet e këtij konflikti.
16 Janar 2021, 10:26 -
Sherri për kromin, foto e makinës së autorit të dyshuar, ka shenja plumbash! Flet i vëllai: Tollajt qëlluan të parët, Besmiri u kundërpërgjigj! Shaqir Tollja: Pala tjetër ka miq në shtet
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin me armë ndodhur një ditë më parë në Bulqizë, ku fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur. Gjithçka ka lindur mes fisit Zenelit dhe Tollja për fabrikën e kromit, konflikti i lindur që prej muajt gusht 2020 që pas kërcënimeve përfundoi me atentat ditën e djeshme. Të kontaktuar nga Report Tv, të dyja palë kanë dhënë versione të ndryshme në lidhje me ngjarjes, por që të dyja shprehen se gjithçka ka nisur për kromin.
21 Nëntor 2020, 13:14 -
Bulqizë, atentat pas sherreve për fabrikën e Ferrokromit, shpëtojnë dy kushërinjtë/ Flet një prej shënjestrave: Autori më ka rrahur mua dhe djalin muaj më parë, dyshoj se atë e mbron shefi i komisariatit (EMRA+FOTO)
Një tentative për vrasje u shënua mesditën e kësaj të premteje në dalje të qytetit të vjetër, ku burime nga policia thonë se shënjestër e atentatit ka qenë Erlind dhe Shaqir Tollja, ndërsa është shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, Besmir Zeneli. Burime nga policia e Bulqizës thonë për Report Tv se Besmir Zeneli i ka ndjekur për disa km dhe ka qëlluar disa here në drejtim të makinës deri në hyrje të qytetit. Pas atentatit, autori është larguar, duke braktisur mjetin e tij.
20 Nëntor 2020, 14:56