Dy persona u arrestuan në Peshkopi pasi për motive të dobëta u konfliktuan me 2 persona të tjerë, efektivë policie të cilët ishin jashtë orarit të shërbimit.

Vëllezërit Robert Tota 22 vjeç dhe Klodjan Tota u kanë shkaktuar dëme të lehta trupore. Nuk dihen ende shkaqet e këtij konflikti.

Ndërkohë një patrullë tjetër policie ndërhyri për të bërë arrestimin e vëllezërve, por këta të fundit i kanë kundërshtuar.

Gjithashtu edhe gjatë shoqërimit të tyre në komisariat, dy vëllezërit kanë kundërshtuar efektivët e policisë.

"Arrestimi i tyre u bë pasi në qytetin e Peshkopisë, janë konfliktuar për motive të dobëta me dy shtetas ( punonjës policie që ndodheshin jashtë detyrës), duke u shkaktuar dëmtime të lehta truprore. Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës për shoqërimim në Komisariat të dy vëllezërve, të cilët i kanë kundërshtuar punonjësit e patrullës duke i penguar në kryerjen e detyrave të tyre funksionale" - njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje", kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".