-
Mjekët e spitalit privat operacion ilegal atentatorit në Laç, PAMJET kur bashkëpunëtoret e tërheqin dhe marrin në krah pasi u plagos! (Kush është i arrestuari)
Kur kanë kaluar rreth 20 ditë nga ekzekutimi i mikut të Ervis Martinajt, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji në Laç, është arrestuar një person si autor i dyshuar për ngjarjen. Arrestohet Eduart Lamaj 30 vjeç, i dërguar në klinikën private dy net më parë dhe është marrë përsipër nga dy mjekë, një ortoped i Lezhës dhe një kirurg i spitalit Ushtarakët, të cilët kishin pranuar që të kryenin operacionin, pa e referuar ngjarjen në Polici kundrejt një shume prej 10 mijë eurosh. Për këtë arsye, dy mjekët janë arrestuar nga Policia.
23 Qershor 2020, 09:00