TIRANË-Kur kanë kaluar rreth 20 ditë nga ekzekutimi i mikut të Ervis Martinajt, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji në Laç, është arrestuar autori kryesor për ngjarjen. I arrestuar është Eduart Lamaj 30 vjeç, pronar i një fabrike sallami në Laç, e ndërsa janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 bashkëpunëtorët e tjerë në këtë krim.  

Report Tv ka siguruar videon ku shfaqet momenti kur autorët e vrasjes në Laç hyjnë për të kryer sulmin ndaj Bujar Likës dhe Paulin Gjergji dhe më pas largohen nga hoteli pasi u krye vrasja e dyfishtë. Në video duket Eduart Lamaj i arrestuar ditën sotme, ku e tërheqin dhe marrin në krah bashkautorët pasi është plagosur në këmbë. Në ambientet e hotelit parkohet makina tip "Golf  5", në ngjyrë të zezë, ku dalin dy autorë me kapuç në kokë, ku njëri prej tyre futet direkt në hotel që mendohet të jetën Eduart Lamaj, i cili mbeti i plagosur në këmbë dhe tjetri ndalon dy djemtë e Paulin Gjergjit.

Në video dallohet se në momentin që ka pasur të shtëna armësh njëri nga bashkëpunëtorët është afruar tek dera dhe hyn brenda në hotel nga ku nxjerr autorin e vrasjes Eduart Lamjan, i mbetur i plagosur në këmbë. Bashkëpunëtorët marrin në krah Lamajn dhe e fusin në makinë ku më pas largohen.

Po si u zbulua Eduart Lamaj? Njollat e gjakut në skenën e krimin, ka çuar në identifikimin e tij. Për të shkuar në gjurmët e 30-vjeçarit, janë përdorur familjarët të cilët janë mbajtur në vëzhgim gjatë gjithë kësaj kohë. Për shkak se gjendja shëndetësore e të riut është përkeqësuar, si pasojë e plagës së marrë në këmbë, Lamaj është dërguar në spitalin privat "Amavita" dy net më parë nga familjarët.

Sipas burimeve për Report Tv, ata kishin paguar 10 mijë euro një ortoped i Lezhës dhe një kirurg i spitalit Ushtarakët për të kryer operacionin pa e referuar ngjarjen në Polici. Operacionin e kishin planifikuar ta kryenin te spitali privat "Amavita" pranë Qytet Studenti në Tiranë. Për këtë arsye, dy mjekët e identifikuar si Viktor Marku dhe Besim Lama u vunë në pranga ndaj të cilëve rëndojnë akuzat për dy vepra penale, atë për "Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Spitali është në pronësi të Agim Karajt, shef i Onkologjikut i arrestuar me akuzën për shpërdorim detyre, por që më pas Apeli e la të lirë në 2010. Kontaktuar nga Report Tv, Karaj nuk ka pranuar që bëj koment pasi sipas tij nuk ka dijeni se çfarë ka ndodhur realisht.

Gazetari Merin Maçi raporton se pasditen e së martës policia ka sekuestruar dy mjete një tip 'Golf 5' më ngjyrë të zezë që është përdorur në atentat nga autorët dhe ishte i fshehur në periferi të Tiranës dhe një mjet tjetër tip "Land Rover" që përdorej nga Eduart Lamaj dhe që është gjetur shumë pranë spitalit ku ai mjekohej në zonën e qytet studentit.

Report Tv ka siguruar foton e Eduart Lamajt në spital, ku siç shihet gjendja e tij shëndetësore duket e rënduar. Ai ka mbetur i plagosur në 30 maj, por është paraqitur në spitali vetëm dy ditë më parë, pra rreth 20 ditë me vonesë. I arrestuari vijon që të mjekohet në këtë spital privat, ndërsa ruhet nga policia.

Për këtë atentat, aktualisht ndodhet në burg Kreshnik Tusha, i cili edhe ky i fundit ka mbetur i plagosur si pasojë e shkëmbimit të zjarrit që pati me viktimat në këmbë. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë "arrest me burg", teksa ka qenë kontradiktor me dëshminë e dhënë përpara bluve të kryeqytetit. Përpara mjekëve, te spitali i Traumës në Tiranë, ai ka deklaruar se është vetë- plagosur me armë, e ndërsa përpara prokurorit ka deklaruar se i bënë atentat. Për këtë arsye, togat e zeza e kanë lënë në qeli.

Efektivi i policisë te spitali ku u arrestua Eduart Lamaj

Si ndodhi atentati?
Bujar Hasani Lika u ekzekutua më 30 maj së bashku me biznesmenin Paulin Markaj alias Gjergji. Një person i vetëm me automatik dhe i veshur si polic, ka qëlluar në drejtim të tavolinës ku ndodhedhin Bujar Hasani dhe Paulin Gjergji. Nga analizimi i pamjeve filmike, dallohet qartë se Bujar Hasani, ka reaguar menjëherë me armë pistoletë duke qëlluar mbi agresorin. Por ky i fundit edhe pse është rrëzuar ka hapur zjarr me automatik teksa ndodhej i shtrirë, duke vrarë në vend Bujar Likën dhe plagosur rëndë Paulin Gjergjin, i cili më pas gjeti vdekjen në spitalin e Traumës. Gjithashtu, kamerat kanë fiksuar dhe tre autorët e veshur si policë teksa tërheqin personin e katërt të plagosur, duke e hipur në një makinë dhe mandej janë larguar me shpejtësi.

Viktimat Paulin Gjergji dhe Bujar Lika

Kush janë Bujar Lika dhe Paulin Gjergji?
Bujar Lika kishte në pronësi lokalin "Dea Cafe" në ish-Bllok. Biznesin në Tiranë e kishte në emër të motrës Ardiana Toqi. 37-vjeçari rezulton një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2015 ishte mes të hetuarve për vrasjen e Enton Nikajt në Dajt. Për vrasjen e Nikajt fillimisht nga Shkalla e parë në 2016 u dënuan Emiljano Tasho 16 vjet, Erjon Biraci 2 vjet, Ervis Martinaj 1 vit e 4 muaj, Mirsad Kuçana 1 vit e 4 muaj dhe Bujar Lika 1 vit burg.

Por në Apel, Ervis Martinaj, Mirsad Kuçana dhe Bujar Lika që u vra mbrëmë morën pafajësi, ndërsa Tasho u dënua përfundimisht me 14 vite për vrasjen e Enton Nikajt dhe Erjon Biraci 2 vite, ky i fundit tani i lirë, pasi e kreu dënimin. Viktima Bujar Lika ishte mik i ngushtë i Ervis Martinajt, gjithashtu emër i njohur pas ngjarjes së 2018 në Bllok. Ndërkohë, Paulin Gjergji, i cili deri në 2004-ën e ka pasur mbiemrin, Markaj ka pasur kazino “Vegas” në zonën e  ish-Bllokut në Tiranë, në rrugën “Sami Frashëri”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:34
Video ku autorët ekzekutojnë Bujar Likën dhe Paulin Gjergjin, si bashkëpunëtorët morën në krah Eduart Lamajn e plagosur

Report Tv ka siguruar videon ku shfaqet momenti kur autorët e vrasjes në Laç hyjnë për të kryer sulmin ndaj Bujar Likës dhe Paulin Gjergji dhe më pas largohen nga hoteli pasi u krye vrasja e dyfishtë. Në video duket Eduart Lamaj i arrestuar ditën sotme, ku e marrin në krah bashkautorët pasi është plagosur në këmbë. 

Atentati i ndodhur më 30 maj në hotelin në autostradën Laç-Mamurras. Gazetari Merin Maçi shpjegon se atentatorët me në krye Eduart Lamajn, i cili akuzohet si ekzekutori i biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, kanë hyrë në ambientet e hotelit, ndërsa para tij parkohet makina e autorëve, që mendohet të jetë "Golf  5", në ngjyrë të zezë që u sekuestrua nga policia pak më herët.

Nga makina dalin dy autorë me kapuç në kokë, ku njëri prej tyre futet direkt në hotel që mendohet të jetën Eduart Lamaj, i cili mbeti i plagosur në këmbë dhe tjetri ndalon dy djemtë e Paulin Gjergjit.

Në video dallohet se në momentin që ka pasur të shtëna armësh njëri nga bashkëpunëtorët është afruar tek dera dhe hyn brenda në hotel nga ku nxjerr autorin e vrasjes Eduart Lamjan, i mbetur i plagosur në këmbë. Bashkëpunëtorët marrin në krah Lamajn dhe e fusin në makinë ku më pas largohen.

Ora 19:34
Sekuestrohen 2 makina! Një u përdorur në ekzekutimin e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në Laç, tjetra përdorej nga autori

Policia ka sekuestruar makinën e përdorur në ekzekutimin e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në Laç. Sipas gazetarit Merin Maçi automjeti është gjetur i fshehur nga autorët në periferi të Tiranës dhe ishte një mjet tip 'Golf 5' në ngjyrë të zezë. Kjo makinë sipas policisë është përdorur nga Eduart Lamaj, 30 vjeç, i cili u arrestua sot për ekzekutimin e dy për Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. 

Policia gjithashtu ka sekuestrua një tjetër automjet tip "Land Rover" që përdorej nga Eduart Lamaj dhe që është gjetur shumë pranë spitalit ku ai mjekohej në zonën e qytet studentit. Mjeti përdorej nga 30 vjeçari për të lëvizur dhe mësohet se ishte i marrë me qira nga bashkëpunëtoret e tij në vrasje, që janë shpallur në kërkim nga policia.

Hetime dhe verifikime janë duke u kryer dhe për gjetjen e 3 autorëve të tjerë që kanë marrë pjesë në atentat. Gjithashtu po punohet për identifikimin e autorësisë së makinës, si dhe gjetjen e armëve të përdorura në atentat.

Eduard Lamaj
Ora 16:56
E kërkon Greqia për drogë, i riu ndryshoi emrin dhe bëri vrasjen e dyfishtë në Laç

Eduart Lamaj i arrestuar si autori kryesor i vrasjes së dyfishtë në Laç më parë ka pasur identitet tjetër. Emri i tij i mëparshëm ka qenë Leandro Simoni. Me këtë emër 30 vjeçari Lamaj rezulton të jetë në kërkim edhe nga autoritetet greke, si anëtar i një organizate kriminale në trafikun e drogës.

Ora 15:16
Ky është mjeku që operoi fshehurazi autorin e vrasjes së dyfishtë në Laç

Viktor Marku

Report Tv publikon foton e mjekut Viktor Marku. Ai u arrestua së bashku me kolegun e tij Besim Lama për moskallëzim krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, pasi mjekun autorin e vrasjes së dyfishtë në Laç, Eduart Lamaj.

Ora 14:30
Vrasja në Laç/ Me veshje si polic, momenti kur Eduart Lamaj u plagos në këmbë! Shoku e largoi, mbetën njollat e gjakut (FOTO)

1592915677_plagosjalac001001.jpg

Ky është momenti ku 30-vjeçari Eduart Lamaj është plagosur në hotelin në Laç gjatë atentatit. Lamaj ka qenë i veshur si polic i armatosur me një kallashnikov. Ai është futur me shpejtësi në ambientet e hotelit ku ndodheshin dy viktima, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. Lamaj është qëlluar sapo është parë nga viktimat, dhe më pas ka hapur zjarr ndaj tyre ku dhe ka marrë plagë në këmbë. Edhe pse i plagosur, i shtrirë përdhe ai nuk e ka ndalur breshërinë e automatikut duke lënë të vdekur Likën dhe Gjergjin. Më pas, për shkak të plagës që Lamaj ka marrë në këmbë, nuk ka mundur që të largohet nga vendi i ngjarjes. Në ndihmë të tij ka ardhur bashkëpunëtori, ky i identifikuar dhe i shpallur në kërkim, që e ka tërhequr dhe e ka larguar nga skena e krimit. Kanë qenë njollat e gjakut ato që kanë çuar në identifikimin e 30-vjeçarit.

Ora 13:24
Biznesmeni i arrestuar për vrasjen e dyfishtë në Laç u zbulua nga ADN-ja, e tradhtoi njolla e gjakut, i skeduar më parë (Detajet)

Report Tv mëson se Eduart Lamaj 30 vjeç, që u arrestua për vrasjen e mikut të Ervis Martinajt, Bujar Lika dhe Paulin Gjergjit në Laç është zbuluar nga njollat e gjakut në hotelin që u krye vrasja e dyfishtë.

ADN-ja e gjakut në hotelin ku u krye vrasja e dyfishtë ka identifikuar Eduart Lamajn si personin i cili ka hapur zjarr ndaj dy viktimave dhe që mbeti i plagosur. Pas rezultateve të ADN-së policia ka monitoruar familjen e Lamajt për të shkuar te gjurmët e 30-vjeçarit dhe mjekët te spitali 'Amavita'.

I riu nuk është person i panjohur për policinë e Lezhës. Ai ka qenë i skeduar më parë për disa vepra penale. Gazetari i Report Tv në Lezhë, Elvis Hila raporton se familja Lamaj ka një biznes në Laç, fabrikë sallami vetëm pak kilometra nga vendi ku ndodhi vrasja e dyfishtë.

Ora 12:46
Vrasja e dyfishtë në Laç/ Me tubin e oksigjenit në hundë, del fotoja e Eduart Lamajt në spital...mjekohej ilegalisht

1592909216_eduartlama002.jpg

Eduart Lamaj

Report Tv siguron foton e Eduart Lamajt në spital, i cili mjekohej ilegalisht në spitalin privat "Amavita" në Tiranë. Siç shihet në këtë foto, gjendja e tij shëndetësore duket e rënduar. Ai ka mbetur i plagosur në 30 maj, por është paraqitur në spitali vetëm dy ditë më parë, pra rreth 20 ditë me vonesë. Kjo gjë ka bërë që gjendja e tij të përkeqësohet. Për këtë arsye, Lamaj shkoi në spitalin privat, ku sipas burimeve ka paguar 10 mijë euro mjekëve për ta operuar, pa i referuar çështjen policisë.

Ora 11:38
Ekzekutimi i dyfishtë në Laç/ Spitali Amavita rrethohet nga policia, pranga 2 mjekëve që mjekuan ilegalisht autorin! Pronari: S'jam në dijeni të ngjarjes

 Amavita  pranë "Qytet Studenti" është spitali ku Eduart Lamaj është mjekuar ilegalisht plagën e tij në këmbë, të marrë gjatë atentatit që përfundoi me dy viktima në Laç. Report Tv ka qenë ditën e sotme pranë ambienteve të këtij spitali, ku shihet që forca të shumta policie kanë rrethuar të gjithë godinën. Dy mjekë, Vitor Marku dhe Besim Lama, njëri ortoped në Lezhë dhe tjetri kururg në QSUT janë arrestuar, pasi nuk kanë referuar në polici për këtë ngjarjes. Sipas burimeve, ato kanë marrë 10 mijë euro për të kryer operacionin në këmbë në mënyrë ilegale. Spitali është në pronësi të Agim Karajt, shef i Onkologjikut i arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës, por që më pas Apeli e la të lirë. Kontaktuar nga Report Tv, Karaj nuk ka pranuar që bëj koment pasi sipas tij nuk ka dijeni se çfarë ka ndodhur realisht.

Ora 11:31
Ekzekutimi i dyfishtë në Laç/ I arrestuari pranon krimin: Nuk doja t'i vrisja, por hapën zjarr ndaj meje! Pronari më kishte borxh

Hoteli ku ndodhi atentatit

Report Tv ka zbardhur dëshminë e Eduart Lamajt, autorit të ekzekutimit të dyfishtë në Laç. Burime për Report Tv bëjnë me dije për gazetarin Merin Maçi se Lamaj ka pranuar përfshirjen në ngjarje përpara grupit hetimor, duke thënë se pronari i hotelit, i kishte borxh. Ai ka vijuar më tej duke thënë se nuk kishte qëllim t'i vriste, por ato hapën zjarr për këtë arsye ka qëlluar.

Ora 10:09
Vrasja e dyfishtë në Laç/ Autorit iu infektua plaga, familjarët e çuan në spital privat! 10 mijë euro mjekëve për ta mjekuar ilegalisht

Efektivi i policisë te spitali ku u arrestua Eduart Lamaj

Gazetari i Report Tv, Elton Qyno sjellë të tjera detaje lidhur me arrestimin e autorit kryesor të ekzekutimit të dyfishtë në Laç. Burime për Report Tv bëjnë me dije se e gjithë ngjarja është zbuluar për shkak se Lamaj kishte marrë plagë në këmbë shkëmbimit të zjarrit dhe gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Ai është dërguar në klinikën private dy netë më parë nga familjarët e tij dhe rasti i tij është marrë përsipër nga dy mjekë, një ortoped i Lezhës dhe një kirurg i spitalit Ushtarakët, të cilët kishin pranuar që të kryenin operacionin, pa e referuar ngjarjen në Polici kundrejt një shume prej 10 mijë eurosh. Operacionin e kishin planifikuar te një spital privat pranë "Qytet Studenti" në Tiranë, por familjarët e të riut kanë qenë gjatë gjithë kohës në vëzhgim për çdo lëvizje që kryenin. Për këtë arsye, dy mjekët e identifikuar me inicialet V. M., 42 vjeç dhe B. L, 46 vjeç, u vunë në pranga ndaj të cilëve rëndojnë akuzat për dy vepra penale, atë për "Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ora 09:47
Vrasja e dyfishtë në Kurbin/ Pranga mjekëve që po mjekonin ilegalisht autorin! Në kërkim 3 bashkëpunëtorë të tjerë

Policia jep njoftimin e plotë lidhur me vrasjen e dyfishtë më 30 maj në Kurbin.

"Finalizohet operacioni policor i koduar "Klinika". Operacioni  nga DVP Lezhë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. Zbardhet vrasja e dyfishtë e ndodhur në Kurbin, në orët e mbrëmjes së datës 30.05.2020.

Kapet dhe vihet në pranga autori kryesor i vrasjes së dyfishtë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim” dhe "Armëmbajtja pa leje”. Identifikohen dhe shpallen në kërkim dhe tre bashkëpunëtorët në vrasje.

Gjithashtu, gjatë operacionit janë vënë në pranga edhe dy mjekë që mjekonin ilegalisht autorin e vrasjes në një klinikë private në Tiranë.  Në vijim të punës profesionale dhe hetimore të bërë nga  grupi i posaçëm hetimor, i ngritur me specialistë nga Drejtoria për Krimet Kundër Personit në Departamentin e  Policisë Kriminale, specialistë të DVP Lezhë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, bazuar në informacionet e marra, në bashkëpunim me DVP Tiranë, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar "Klinika".

Në kuadër të operacionit u kap në një klinikë private në Tiranë, shtetasi E. L.,  30 vjeç, banues në Laç, i cili gjatë kryerjes së krimit ku mbetën të vrarë shtetasit B. H.,37 vjeç dhe P. Gj.,53 vjeç, si dhe u plagos shtetasi  K. T., 21 vjeç, pati shkëmbim zjarri dhe për pasojë u plagos në këmbë edhe ky shtetas, i cili po mjekohej ilegalisht në një klinikë private në Tiranë.

Po gjatë operacionit u vunë në pranga dy shtetas, mjekë në klinikën në të cilën mjekohej autori i vrasjes, konkretisht shtetasit V. M., 42 vjeç dhe B. L, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për kapjen dhe prangosjen e tre bashkëpunëtorëve të shpallur në kërkim", njofton policia.

Spitali ku u arrestua Eduart Lamaj