-
Zyrtari i PD bën denoncimin e fortë: Basha vuri kandidat për deputet në Devoll njeriun që donte të më vriste! Luli ka shitur qytetin tek klanet kriminale
Kryetari i grupseksionit të Partisë Demokratike Qendër Bilisht, Ani Merolli ka bërë një denoncim të fortë për kreun e PD, Lulzim Basha se ka shitur Devollin tek klanet kriminale lokale dhe se me urdhër dhe mbështetjen e kryedemokratit ai është sulmuar nga 3 persona. Por kjo është vetëm maja e ajsbergut pasi në Devoll prej kohësh ka një konflikt të hapur mes ish-kryebashkiakut të Devollit Bledion Nallbati dhe ish deputetit të PD në qarkun e Korçës, Hekuran Hoxhalli. Të dy këta kandidatë u skualifikuan në zgjedhjet e PD pasi baza i votoi kundër, por çuditërisht Bledion Nallbati u rendit i katërti nga Basha në listën e PD në Korçë për zgjedhjet e 25 prillit.
9 Mars 2021, 19:26