Zyrtari i PD bën denoncimin e fortë: Basha vuri kandidat për deputet në Devoll njeriun që donte të më vriste! Luli ka shitur qytetin tek klanet kriminale

Kryetarit të Grupseksionit të Partisë Demokratike Qendër Bilisht, Ani Merolli ka bërë denoncime të forta për kreun e PD, Lulzim Basha se ka shitur Devollin tek klanet kriminale lokale dhe se ai i ka paguar persona për t'i bërë atentat Merollit disa kohë më parë. Merolli shkruan Basha organizoi atentat dhe pagoi 3 banditë që ta godisnin atë më dru në kokë. Merolli shkruan se ai që u pagua nga Basha për atentatin sot është kandiduar për deputet në Devoll.

Merolli ka bërë një status të gjatë në Facebook ku tregon se mungesa e demokracisë brenda PD dhe lidhja e saj me krimin, kanë bërë që sot ai të jap dorëheqjen nga posti që mban pasi nuk mund të bëhet pjesë e "mamuthëve të korrupsionit, ushtarët e krimit të organizuar, qofshin këta edhe lidera". Merolli shkruan se farat e këqija kanë zënë rrënjë që nga Basha dhe për ta shpëtuar PD duhet që largohet ai.

"Kryetari Basha e ka shitur Devollin tek klanet kriminale lokale, tek pushtetarët tanë më të degjeneruar, tek abuzuesit dhe dhunuesit. Nuk është se nuk e dinte, nuk e kanë gënjyer, nuk ia kanë servirur sapunin për djathë.  Ju të gjithë e dini që kandidati për deputet i z. Basha para pak kohesh mua personalisht më ka organizuar atentat. Një grup prej tre banditësh të paguar prej tij më kanë goditur me dru në kokë. Mjekët më konfirmuan se kam shpëtuar rastësisht jetën, vetëm për shkak të fatit së druri kishte kapur 2 cm larg trurit. Kryetari Basha kishte shitur Devollin, nuk i dhimbseshin demokratët e kësaj zone, nuk i bëhej vonë se i zbulohej aleanca me krimin, nuk turpërohej se i lexohej hipokrizia. Atentatori që donte të më merrte jetën nuk mundet të më përfaqësojë mua si kandidat për deputet. Nëse ai ka mbështetjen kryetarit Basha, atëherë edhe Basha nuk mund të më përfaqësojë si lider", shkruan ndër të tjera Merolli

Statusi i plote i Ani Merollit

·Të nderuar anëtërë të Partisë Demokratike “Grupseksioni Qendër Bilisht” Devoll

· Të nderuar amëtarë të Kryesisë së Degës të Partisë Demokratike Devoll.

· I nderuar Kryetar I Degës së Partisë Demokratike Devoll.

Ju kërkoj mirëkuptimin tuaj për dorëheqjen time të parevokueshme nga funksioni i kryetarit të Grupseksionit të Partisë Demokratike Qendër Bilisht.

Ju të gjithë më njihni mua personalisht, familjen time, farefisin tim dhe besoj e dini mirë që të gjithë pa asnjë përjashtim jemi familje antikomuniste. Shumë prej fisit tim, dajallarë, apo xhaxhallarë janë masakruar në burgjet dhe internimet e komunizmit. Kujtimi dhe respekti për sakrificën e tyre, ne pasardhësit e tyre do na mbajë gjithë jetën antikomunistë. Unë nuk jam bërë demokrat për Sali Berishën, për Ridvan Boden apo për Lulzim Bashën. Unë kam lindur demokrat dhe gjenin nuk e ndërroj dot.

Si demokrat, unë i falem lirisë, demokracisë, besimit në zot dhe në vlerat më të larta njerëzore. Unë nuk kam lidhje dhe nuk bashkohem dot me armiqtë e votës së lirë, mamuthët e korrupsionit, ushtarët e krimit të organizuar dhe çdo lloj modeli të shëmtuar qeveritari që ka prodhuar në këto 30 vjet sistemi në Shqipëri. Ky parim për mua vlen si kur armiqtë i kam përballë, ashtu edhe kur ata mbijnë brenda familjes time politike, qofshin këta ushtarë, mamuthë, apo lidera.

Deri dje këtë parim jam përpjekur ta mbroja publikisht edhe në emrin tuaj kur vota e lirë dhunohej në zgjedhjet e brendshme të partisë nga ushtarët e krimit të organizuar, apo kur vlerat tona përfaqësuese përdhoseshin nga llumi i Devollit, atëherë kur në krye na imponoheshin injorantët, hajdutët dhe abuzuesit e pushtetit.

Deri dje kujtoja se grami na kishte mbirë në Devoll dhe këtu duhet t’a shkulnim. Për fat të keq, faktet kokëforta tregojnë se fara e keqe ka zënë rrënjë në Tiranë. Nëse duam të shpëtojmë PD-në, atëherë farën e keqe duhet të fillojmë t’a shkulim në krye.

Kjo betejë nuk është më vetëm e imja, nuk është vetëm e jona, është e gjithë demokratëve të Shqipërisë. Por është detyrë morale e jona që të distancohemi sot nga fara e keqe që na ka mbirë në bashtën tonë.

Kryetari Basha e ka shitur Devollin tek klanet kriminale lokale, tek pushtetarët tanë më të degjeneruar, tek abuzuesit dhe dhunuesit. Nuk është se nuk e dinte, nuk e kanë gënjyer, nuk ia kanë servirur sapunin për djathë.

Faktet tregojnë se gjithshka e ka bërë me bindje dhe vendosmëri. Ka qenë i përfshirë personalisht në aleancën me dhunuesit e votës, me trafikantet e hashashit dhe të femrave, me emblemat e korrupsionit lokal. Ka qenë në krye të tyre, së bashku me ekzekutivin e partisë, nga Sekretarii Përgjithshëm, sekretari organizativ e me rradhë.

Ju të gjithë e dini që kandidati për deputet i z. Basha para pak kohesh mua personalisht më ka organizuar attentat. Një grup prej tre banditësh të paguar prej tij më kanë goditur me dru në kokë. Mjekët më konfirmuan se kam shpëtuar rastësisht jetën, vetëm për shkak të fatit së druri kishte kapur 2 cm larg trurit.

Pas meje, në një takim politik në prani të të deleguarve të z. Basha (Florian Mima dhe Endri Hasa) një tjeter njeri i z. Nallbati, ish drejtori i ujësjellsit ushtroi dhunë fizike, duke e goditur Kryetarin e Degës z. Arben Miza. Të nesërmen, një grup tjeter sulmuan me thikë një tjeter anëtar kryesie në fshatin Miras, po në sy të Deleguarve të z. Basha.

Kryetari Basha nuk kishte asnjë fjalë ngushëllimi për viktimat e dhunës, asnjë kritikë apo distancim ndaj dhunuesve, asnjë masë statutore kundër autorit dhe organizatorit. Kryetari Basha kishte shitur Devollin, nuk i dhimbseshin demokratët e kësaj zone, nuk i bëhej vonë se i zbulohej aleanca me krimin, nuk turpërohej se i lexohej hipokrizia.

Ne kryetarët e grupseksioneve de facto jemi shkarkuar me propozim të z. Nallbati dhe miratim të z. Basha para një muaji, pasi të gjithëve na ka dubluar me koordinatorë.

Atentatori që donte të më merrte jetën nuk mundet të më përfaqësojë mua si kandidat për deputet. Nëse ai ka mbështetjen kryetarit Basha, atëherë edhe Basha nuk mund të më përfaqësojë si lider. Opozitën e mban në këmbë e drejta dhe morali i pastër. Kush i përdhos ato është tradhëtar dhe armik i opozitës.

Unë nuk nxis askënd që të më ndjekë. Unë dua vetëm të shpjegoj arsyet pse ndahem, dua t’i vë emrin e përveçëm të keqes. Por njerëzve të familjes, fisit, miqve dhe dashamirëve të mij u kujtoj gjakun tim të derdhur me urdhër të kandidatit për deputet. Kur të shkojnë të votojnë, le ta peshojnë edhe këtë arsye, bashkë me arsyet e tyre. Mbase kjo do ndihmojë që të shkulim farën e keqe, në Devoll e në Tiranë.

1615316584_anibasha.jpg

Ani Merolli dhe Lulzim Basha

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:05
Si ndodhi konflikti brenda PD që çoi në përdorimin e armëve! Kërcënimet dhe përplasjet që kandidati i Bashës për 25 prillin prej vitesh u bën demokratëve të Devollit  

Bledion Nallbati

Kryetarit të Grupseksionit të Partisë Demokratike Qendër Bilisht, Ani Merolli ka bërë një denoncim të forta për kreun e PD, Lulzim Basha se ka shitur Devollin tek klanet kriminale lokale dhe se me urdhër dhe mbështetjen e kryedemokratit ai është sulmuar nga 3 persona. Merolli shkruan se ai që i bëri atentat është kandiduar për deputete në Devoll

Si nisën përplasjet në Devoll? Këto përplasje në Devoll janë të hershme dhe të gjitha brenda partisë demokratike, mes dy personave ish-kryebashkiakut të Devollit, Bledion Nallbati dhe ish deputetit të PD në qarkun e Korçës, Hekuran Hoxhallit. 

Këta dy funksionarë të PD janë përplasur për pushtet në zonë dhe aspak për çështje parimore. Ky konflikt arriti pikën më të nxehtë gjatë procesit zgjedhor brenda partisë demokratike të vitit 2020, për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet, aty u përdorën dhe armët. Mbështetësit e Hoxhallit dhe Nallbatit votuan kundër njëri-tjetrit, rreth 700 dhe 600 vota kundër. Mësohet se jashtë selisë së PD në Devoll qëndronin mbështetësit e të dy kandidatëve dhe për këtë arsye kutitë e votave u dërguan në Korçë për tu numëruar. Por edhe pse rezultati u bë publik dhe praktikisht të dy këta kandidatë nuk duhet të ishin në listën për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, Bledion Nallbati mbrëmjen e 8 marsit u shfaq në listën e kandidatëve për deputet në Korçë ku renditet i katërti. Në këtë mënyrë jo vetëm që u deligjitimua procesi i përzgjedhjes për kandidatë të partisë demokratike (nuk është hera e vetme) por në listat e PD u vendos një njeri që në Devoll ka nxitur ndasi dhe ka shkaktuar incidente, një ndër ta edhe ai ku u plagos kryetari i grupseksionit të Partisë Demokratike Bilisht, Ani Merolli. Duke zbuluar këto prapaskena me shumë gjasa lufta politike në qarkun e Korçës për partinë demokratike do të jetë brenda llojit dhe jo ndaj partisë socialiste. Mbështetësit e Hekuran Hoxhallit tashmë janë në një betejë të hapur me Bledion Nallbatin, i cili ka ndezur incidente dhe është akuzuar për dhunë ndaj militantëve duke nxitur konflikte dhe përçarje brenda PD.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • korcari: 09/03/2021 22:26

    e ka vellane ky bledjoni ducen njeriu me legen qe njeh devolli po do i vije fundi letin legeni bashke me pd partia me e qelbur qe ekziston

    Përgjigju
  • eri: 09/03/2021 22:19

    PD= kallashnikov, gjak, hakmarrje, '97, TROPOJAN

    Përgjigju
  • Tefiku: 09/03/2021 20:15

    Po te ishe kaq i ndershem, nuk do ikje ne USA. Po te mos ishte Nallbati nuk do beheshe dot Drejtor i Bujqesise. Tani doje ti zije vendin, tu duk vetja se u rrite dhe u poqe. Nuk ta ka fajin Basha, por vetja jote qe nuk ishe pjekur akoma. Rri urte atje ne USA se mire je

    Përgjigju
    • korcari: 10/03/2021 00:32

      o tefik bushtra po ne e njohim kush eshte bledjoni dhe kush eshte i vellai.bledjoni eshte vk s di te lidhe 2 fjale.ducja nje kurve mafioz qe vret bashke me llumin e tij ne bilisht

    • Fiks: 09/03/2021 22:53

      Ik o Ani se ke dhe dhendrin latino amerikan dhe edukoji nipcet

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari