-
Kosova & Rajoni
U raportua se vranë njëri-tjetrin, zbardhet dinamika e vrasjes së dy politikanëve në Kosovë! Në vrasje i përfshirë edhe vëllai i njërës prej viktimave
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e dy politikanëve të PDK-së në Pejë, ku fillimisht u raportua se u qëlluan me armë zjarri ndaj njëri-tjetrit. Në dinamikën e ngjarjes përfshihet edhe Avni Ademaj, vëllai i Astrit Ademjat, kandidatit për kryetar në Pejë. Avni Ademja dyshohet se i ka marrë armën vëllait dhe ka qëlluar me armë zjarri Blerand Kadrijajn dhe më pas ky i fundit ka qëlluar drejt Astrit Ademajt.
10 Shtator 2021, 17:25 -
Kosova & Rajoni
2 politikanët e PDK në Pejë vrasin njëri-tjetrin, zëdhënësi i Prokurorisë: Herët për të folur për prapavijë politike, nuk përjashtojmë asnjë pistë
Teksa hidhen dyshime se ngjarja mund të ketë prapavijë politike, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi tha në 'Report Tv' se është herët për të folur për një motiv të tillë, po theksoi se asnjë pistë nuk përjashtohet. Ai u tregu ai rezervuar në lidhje me detaje mbi hetimet, teksa shtoi se do të jepet një deklaratë zyrtare në përfundim të tyre, për të sqaruar motivet e kësaj ngjarje.
9 Shtator 2021, 12:45 -
Kosova & Rajoni
Përgjaket fushata e zgjedhjeve vendore në Kosovë, dy politikanë të PDK-së vrasin me armë njëri-tjetrin! Sherri nisi në një lokal
Në prag të zgjedhjeve lokale, që do mbahen më 17 tetor, dy politikanë të Partisë Demokratike në Kosovë kanë vrarë me armë zjarri njëri-tjetrin. Viktima kanë mbetur Astrit Ademaj, i cili ishte kandidat për kryetar në Pejë dhe Blerand Kadrijaj, ish-kandidati për kryetar i Deçanit. Ndërsa është plagosur edhe vëllai i Astrit Ademajt, Avni Ademaj.
8 Shtator 2021, 21:32