-
Kronikë
Dhunoi kryebashkiakun e Selenicës, arrestohet biznesmeni, u konfliktuan për linjat e transportit të udhëtarëve në Vlorë
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku biznesmeni i linjës së udhëtarëve Vlorë-Sevaster, Pellat Bonaj, 57 vjeç, ka vajtur për t'i kërkuar llogari kryebashkiakut Binaj se pse linjën që ai e kishte në administrim i ishte dhënë pa të drejtë një subjekti tjetër. Pas debatit të ashpër, biznesmeni ka goditur me grusht kryetarin e Bashkisë Selenicë, Pëllumb Binaj. Pas ngjarjes ai është arrestuar.
21 Tetor 2021, 10:26