Dhunoi kryebashkiakun e Selenicës, arrestohet biznesmeni, u konfliktuan për linjat e transportit të udhëtarëve në Vlorë

VLORË-Konflikti për dhënien e licencës së një linje të transportit të udhëtarëve në Vlorë është bërë burim i një debati të ashpër mes një biznesmeni dhe kryetarit të Bashkisë Selenicë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku biznesmeni i linjës së udhëtarëve Vlorë-Sevaster, Pellat Bonaj, 57 vjeç, ka vajtur për t'i kërkuar llogari kryebashkiakut Binaj se pse linjën që ai e kishte në administrim i ishte dhënë pa të drejtë një subjekti tjetër.

Bonaj dhe Binaj janë takuar në Vlorë për të sqaruar çështjen, por pas diskutimit të ashpër, në irritim e sipër Pellat Bonaj ka goditur me grusht kryetarin e Bashkisë Selenicë, Pëllumb Binaj, 66 vjeç.

Pas ngjarjes biznesmeni është arrestuar për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës". 57-vjeçari pretendon se Bashkia e Selenicës i ka dhënë të drejtën e ushtrimit të aktivitetit një subjekti tjetër dhe jo subjektit të tij që ishte në administrim linjën e udhëtarëve Vlorë-Sevaster.  

Pellat Bonaj rezulton i regjistruar në QKB me emrin e biznesit "PELLAT BONAJ TRANS SH.P.K" që prej 2017. Ky biznes merret me transportin e udhëtarëve brenda vendit dhe se në pronësi të saj kishte dy autobusë Autobus Mercedes-Benz, viti prodhimit 2000, Targa AA 430 GZ dhe Autobus Mercedes-Benz, viti prodhimit 1991, Targa VL 9062C.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:30
Selenicë, u dhunua nga biznesmeni, flet kryebashkiaku Binaj: Më qëlloi dhe kërcënoi, ishte i dehur! Nuk i jap unë licencat

Kryetari i Bashkisë Selenicë, i cili u dhunua sot nga një biznesmen, ka folur për mediat dhe është shprehur se personi i cili e dhunoi, pronari i linjës së udhëtarëve Vlorë-Sevaster, Pellat Bonaj, ishte i dehur.

Sipas kryebashkiakut personat që i kërkuan takim nuk kishin lidhje me incidentin por më pas ka ardhur pronari i tyre dhe e ka dhunuar.

"Pellat Bonaj më qëlloi dhe kërcënoi, nuk pranoi të flisnim për shqetësimin! E konsideroj të dehur Licencat nuk jepen me firmën time, Pellati e ka marrë nga bashkia e Vlorës. I kam kërkuar Pellatit që të lejonte 1 nga oraret për një djalë nga Selenica", ka thënë ndër të tjera kryebashkiaku.

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selenica: 21/10/2021 15:39

    MIRE IA BENE KETIJ HAJDUTI QE KA MARRE EDHE NJE DREJTOR ARSIMI MIKUN E TIJ FATMIR ABAZIN DY HAJDUTE ORDINERE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)