-
Kronikë
Vrasja e Mateos, Klodian Çalamani izolohet në burgun e Vlorës nga frika e një sulmi në atë të Fierit! Tensione gjatë seancës gjyqësore, familjarët: Të varet, t'i marrim hakun çunit
Me shpirtin e vrarë, 1 ditë pasi i dhanë lamtumirën e fundit të voglit të tyre 8-vjeçar, nëna, babai, vëllai i Mateo Vasiut dhe të afërm të djalit, mësynë në Gjykatën e Fierit. Thyen derën e aluminit, u futën brenda ambienteve të Gjykatës për të gjetur Klodianin, por ai nuk u soll në Gjykatë, pasi situata mund të agravohej. Masa e sigurisë 'arrest në burg' iu dha në mungesë, e ndërsa familjarët shprehen se kërkojnë që ai të varet në mes të qytet. Ata kanë nisur mbledhjen e firmave në qendër të Fierit, teksa halla kërkon që kjo nismë të shtrihet edhe në qytete e tjera që më pas t'ia dorëzojnë kryeministrit Edi Rama dhe Kuvendit.
18 Nëntor 2021, 09:37 -
Opinion
Brizida Gjikoni: Dënimi me vdekje nuk është zgjidhja!
Denimi me vdekje nuk eshte zgjidhja!
17 Nëntor 2021, 21:46 - Opinion
-
Kronikë
Krimi makabër në Fier/ Report TV pyet qytetarët: Të kthehet dënimi me vdekje! Ç'a bëhet kështu, jemi të pasigurt për jetën
Krimi në Fier shokoi opinionin i cili duket sikur është bërë një kambanë për rikthimin e dënimit me vdekje. Por në Report Tv midis atyre që duan dënim ekstrem, folën edhe qytetarë që mendojnë zgjidhje ndryshe.
17 Nëntor 2021, 16:50 -
Opinion
Quhej Mateo dhe nuk e vrau Çalamani!
Populli që i revoltuar kërkon sot dënimin me vdekje, harron se çekiçi i drejtësisë do të bie po nga ky sistem i kalbur që e nxori nga burgu 38-vjeçarin edhe 15 vite më parë kur rrëmbeu fqinjën e tij 16-vjeçare. I ndjerë triumfues përballë një sistemi të tërë, Klodiani zgjodhi të shkelë sërish në një terren të njohur për të, një fushë që e dinte që do ishte e butë.
17 Nëntor 2021, 13:25 -
Kronikë
Vrasja në Fier, përcillet për në banesën e fundit 8-vjeçari! Autori dhe familja e viktimës u konfliktuan në shtator, por s'njoftuan policinë! Ekspertët nesër në shtëpinë e Çalamanit, dyshohet për tentativë përdhunimi
Lot, dhimbje dhe britma ishin gjithçka që dëgjoje ditën e sotme nga banesa, tashmë e mbuluar me zi, e 8-vjeçarit Mateo Vasiu. Ende nuk dihen arsyet se pse 38-vjeçari Klodian Çalamani ka kryer këtë veprim monstruoz, por në dëshminë e tij të parë në policia është shprehur se ‘fëmija e ka sharë dhe më pas ai se ka duruar dhe e ka vrarë’. Autori paraqitet nga banorët e fshatit Grecalli si një rrugaç dhe horr i të gjitha të këqijave, ku denoncimet ndaj tij kanë qenë të shumta.
17 Nëntor 2021, 08:25 -
Kronikë
Horror në Fier/ 38-vjeçari rrëmben fëmijën e fqinjit, e vret me lopatë dhe e gropos në oborrin e shtëpisë! Trupi i pajetë i 8-vjeçarit i mbuluar me baltë! Autori i dënuar më parë, mori peng në 2006 një të mitur(VIDEO)
Një 38-vjeçar rrëmben fëmijën e fqinjit, e vret me lopatë dhe e gropos në oborrin e shtëpisë! Trupi i pajetë i 8-vjeçarit, Mateo Vasiu u gjet i mbuluar me baltë, e ndërsa ka dy goditje pas koke! Autori, Klodian Çalamani është arrestuar dhe ka pranuar krimin në policinë. Viktima ishte nipi i shokut të Klodian Çalamanit. Fqinjët thonë se autori ishte pijanec, ndërsa daja i të miturit të vrarë kërkon dënim me vdekje.
16 Nëntor 2021, 18:41