-
Politikë
Nisin në Ditën e Flamurit punimet për Aeroportin e Vlorës, Rama: Aeroporti i Mynihut e merr në menaxhim sapo të ndërtohet, garantohet funksionimi (VIDEO)
Në Vlorë kanë nisur sot punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Të pranishëm në ceremoni janë Kryeministri Rama, ministrja Balluku si dhe ndërtuesi Behgjet Pacolli. Ky investim mbi 100 milionë Euro, premtim i kryeministrit Rama për mandatin e tretë, pritet që të hapë 1 mijë vende pune të reja, do të ulë çmimet e biletave dhe do ta kthejë Vlorën në portën më të rëndësishme turistike të rajonit. Do të jetë gati për fluturim në vitin 2025.
28 Nëntor 2021, 11:15