Bota
-
Një pjesë e mirë e aleatëve perëndimorë të SHBA-ve kanë zgjedhur distancën, ndërsa disa vende të Lindjes së Mesme do të marrin pjesë në takimin që do të zhvillohet në Institutin e Paqes. Shtëpia e Bardhë ka ftuar 50 vende, 35 udhëheqës kanë shprehur interes, por deri më tani, 27 janë regjistruar.
19 Shkurt, 10:24 -
Shtëpia e Bardhë presion Iranit për marrëveshjen: Do të tregohej i mençur! Trump shqyrton mundësinë e një operacioni ushtarak
19 Shkurt, 09:35Trump ende shpreson për një zgjidhje diplomatike lidhur me programin bërthamor të Teheranit. Mediat amerikane raportuan të mërkurën se Trump kishte diskutuar opsione sulmi me këshilltarët e tij dhe se një goditje mund të ndodhë që të shtunën.
-
Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me burgim të përjetshëm! Yoon Suk Yeol shpallet fajtor për tentativën e kryengritjes ushtarake
19 Shkurt, 08:40Yoon Suk Yeol u dënua me burgim të përjetshëm për një përpjekje të dështuar për të vendosur ligjin ushtarak në dhjetor 2024. Zyrtarë të tjerë u dënuan së bashku me Yoon, përfshirë ish-komandantin e inteligjencës dhe ish-shefin e policisë. Yoon dhe të dënuarit e tjerë mund të apelojnë dënimet ndaj tyre brenda afatit një javor.
-
Sot mbledhja e parë e Bordit të Paqes në Uashington, Shtëpia e Bardhë për refuzimin e Vatikanit: Është për të ardhur keq
19 Shkurt, 08:10Shtëpia e Bardhë ka ftuar 50 vende, 35 udhëheqës kanë shprehur interes, por deri më tani, janë regjistruar 27 prej tyre
-
Trump, paralajmëron Britaninë e Madhe: Mos ia jepni ishujt Chagos Mauritiusit
19 Shkurt, 07:44Diego Garcia është ishulli më i madh i arkipelagut Chagos dhe përdoret si bazë e përbashkët ushtarake nga forcat britanike dhe amerikane.
-
Bordi i Paqes, Trump: 17 mld dollarë për rindërtimin e Gazës! Shqipëria dhe Kosova premtojnë dërgimin e trupave
19 Shkurt, 07:15SHBA do të japë 10 mld dollarë për rindërtimin e Gazës, ndërsa 7 mld dollarë do të jepen nga shtetet e tjera anëtarë të Bordit të Paqes. Shqipëria dhe Kosova deri në këtë fazë nuk kanë kontribuuar financiarisht për rindërtimin, por të dyja vendet kanë premtuar trupa në Gaza.
-
Kishin fshehur në kontejner 80 kg kokainë të ardhur nga Ekuadori, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë
18 Shkurt, 22:45Në një operacion të përbashkët nga Garda Civile dhe Shërbimi i Mbikëqyrjes Doganore të Agjencisë Tatimore, autoritetet kapën një ngarkesë prej më shumë se 80 kilogramësh kokainë të fshehur në një kontejner nga Ekuadori.
-
Zelensky: Raundi i ri i bisedimeve me Rusinë të mbahet sërish në muajin shkurt
18 Shkurt, 22:27Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se raundi tjetër i bisedimeve Ukrainë-Rusi, me ndërmjetësimin e SHBA-ve, duhet të zhvillohet në muajin shkurt. Sipas tij, rezultati i arritur deri tani nga bisedimet, nuk ka qenë i mjaftueshëm.
-
Shqipëria dhe Kosova do të jenë pjesë e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza! Do të kenë rol në ruajtjen e armëpushimit dhe çarmatosjen e Hamasit
18 Shkurt, 22:26Forca e plotë në qershor pritet të arrijë rreth 8,000 trupa, shifër kjo më e lartë se disa vlerësime të mëparshme të spekuluara nga media.
-
Kriza politike, Bullgaria shkon sërish në zgjedhje të parakohshme më 19 prill, të tetat në 5 vite
18 Shkurt, 21:16Qeveria e mëparshme pas javësh protestash në rrugë për shkak të politikave të saj ekonomike dhe dështimit të perceptuar për të luftuar korrupsionin.
-
Merz: Gjermania do të kërkojë partneritete strategjike me Kinën mes tarifave amerikane
18 Shkurt, 20:33Merz theksoi se politika e jashtme dhe politika ekonomike nuk mund të ndahen më nga njëra-tjetra.
-
Merz po ripërcakton rolin e Gjermanisë në Evropë
18 Shkurt, 18:27Gjermania mbetet formalisht brenda kornizës së NATO-s dhe ndarjes së armëve bërthamore, por po fillon të diskutojë skenarë evropianë që deri vonë ishin tabu.
-
Rezervonte suita luksoze 1 mijë euro/nata për 1 cent, kapet 20-vjeçari që mashtroi hotelet në Spanjë
18 Shkurt, 18:12I riu dyshohet se manipuloi sistemin e pagesave online dhe u shkaktoi mbi 20 mijë euro dëme hoteleve luksoze.
-
SHBA/ Pasagjeri tenton të hyjë në kabinën e pilotit, avioni bën ulje emergjente
18 Shkurt, 17:24Fluturimi 2557 i Delta-s, një avion Boeing 717, sapo ishte ngritur nga Aeroporti Hobby i Hjustonit kur piloti shpalli emergjencën. Tetë pesë pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit ishin në bord, sipas Delta-s.
-
Greqia propozon qendra riatdhesimi në Afrikë për të frenuar emigracionin e paligjshëm
18 Shkurt, 17:18Athina kërkon ngritjen e strukturave jashtë BE për të frenuar emigrimin dhe për të rritur numrin e kthimeve të azilkërkuesve të refuzuar.
-
Zbrazet masivisht kampi xhihadist Al-Hol në Siri, strehonte të paktën 22 shqiptarë
18 Shkurt, 17:09Prej vitesh, al Hol ka strehuar dhjetëra mijëra gra dhe fëmijë të lidhur me luftëtarë të dyshuar të ISIS, si edhe sirianë dhe irakianë të zhvendosur nga lufta. Kampi drejtohej më parë nga autoritetet kurde, por muajin e kaluar kaloi nën kontrollin e qeverisë siriane, ndërsa Damasku zgjeroi praninë e tij në zonë.
-
-
Akuzat për helmimin e Alexei Navalny me toksinë bretkose, Rusia: Vendet europiane të paraqesin prova konkrete
18 Shkurt, 16:05Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova kërkoi prova nga vendet europiane të cilët kanë akuzuar Rusinë për vrasjen e Alexei Navalny.
-
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës, arrestohet në Romë vëllai i deputetes demokrate Elda Hoti
18 Shkurt, 15:48I shpallur në kërkim për 50 trafikimin e 50 kg kokainë nga Belgjika, në Romë u arrestua Markelian Hoti, vëllai i deputetes demokrate, Elda Hoti. Arrestimi i tij u bë në një hotel, i paregjistruar dhe pritet ekstradimi në vijim. 27-vjeçari rezulton i arrestuar në 2023-ën për armë pa leje në Tiranë.
-
Media: Marrëveshja bërthamore SHBA-Iran në ngërç, Trump gjithnjë e më afër një lufte në Lindjen e Mesme
18 Shkurt, 14:25Administrata Trump është më afër një lufte të madhe në Lindjen e Mesme. Sipas medias amerikane Axios konflikti mund të nisë shumë shpejt.
