Kosova & Rajoni
-
Bordi i Bankës Qendrore tw Kosovws ka vendosur ditën e sotme (17 janar) ndalimin e qarkullimit të kartëmonedhës ‘500 euro’. Në një njoftim të bërë nga ky institucion në rrjetet sociale, bëhet me dije se rregullorja hyn në fuqi që nga data 1 shkurt.
17 Janar, 16:26 -
Kosovë/ 12 minatorë plagosen në Trepçë, po pastronin gypat të pompave me acid sulfurik
17 Janar, 16:18Dymbëdhjetë minatorë të kombinatit metalurgjik Trepça janë plagosur sot gjatë transportimit të acidit sulfurik në ambientet e punës.
-
Takimi me Lajçak në Forumin e Davos, Vuçiç: E paralajmërova për veprimet e Prishtinës
17 Janar, 15:45Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të mërkurën se e ka paralajmëruar të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, për veprimet e Prishtinës në procesin e dialogut. Dy zyrtarët kanë zhvilluar takime në Forumin Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos të Zvicrës
-
'Mori garanci se nuk do prekej', si u ekzekutua bosi i mafias greke sapo hoqi eskortën
17 Janar, 15:29Mafiozi Vangjelis Zabunis, 44-vjeç, u ekzekutua në një atentat mafioz në orët e para të së dielës, por muajt e fundit ai dilte mjaft shpesh vetëm me BMW-në e blinduar, duke hequr eskortën dhe jelekun e blinduar. Mediat greke bëjnë me dije se kryemafiozi mori garanci se nuk ishte më në rrezik
-
Vrasja e Liridona Ademajt, prokuroria: Po kryejmë hetime intensive
17 Janar, 15:15Sipas Prokurorisë në Kosovë po zhvillohen hetime intensive lidhur me rastin e Liridona Ademajt
-
GREQI/ Ekzekutimi mafiozit grek, historia e dashurisë me vajzën e pasur greke që përfundoi me plumba
17 Janar, 14:31Ekzekutimi i kryemafiozit grek Vangjelis Zabunis me gati 100 plumba është treguese se lufta brenda mafias greke vazhdon e pandërprerë. Një rol të rëndësishëm ka luajtur dhe dashuria e madhe e jetës së tij, Katerina Anagnostaki, e njohur si “Katerina Bella Mafia”, e cila u ekzekutua me 16 plumba në vitin 2018
-
Shkup/ Ministri i Punëve të Jashtme: Mbështetja e Vetëvendosjes për opozitën nuk do të ndikojë në procesin zgjedhor
17 Janar, 14:20Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se përfshirja e politikës zyrtare të Kosovës në skenën politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, “nuk do të ndikojë në procesin zgjedhor”, por “mund të reflektohet në fragmentimin e politikës shqiptare, tendencë e nxitur nga faktorë të jashtëm”
-
Peticioni për shkarkimin e kryetarëve, Osmani: Është e drejtë që u takon qytetarëve në veri, jemi shtet pa dallueshmëri etnike
17 Janar, 14:16Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se peticioni i nisur nga serbët e Kosovës për shkarkimin e kryetarëve në veri të vendit është e drejtë dhe se ky fakt duhet respektuar
-
Fotolajm/ 'Kosova është Shqipëri' mbishkrimi në një tren në Zvicër
17 Janar, 10:24Në Zvicër një vagon mban emrin ‘Kosova është Albania’ për nder të shqiptarëve dhe futbollistëve që kanë bërë histori në Zvicër.
-
Kosovë/ Ministri i Mbrojtjes: Në rast lufte 8 mijë ushtarë nuk mjaftojnë, duhet të angazhohen edhe qytetarët
17 Janar, 10:18Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Serbia ka 48 baza armiqësore në kufi me Kosovën
-
Kroacia shton numrin e ushtarëve në Kosovë, do të vendosen afër aeroportit të Prishtinës
17 Janar, 10:05Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë ka njoftuar se një kontingjent i ri i ushtarëve kroatë përforcojnë misionin KFOR në Kosovë
-
GREQI/ Detaje nga dëshmia e shqiptarit që vrau kunatin: E përdhunonte në prani të djalit të mitur, vajza donte të vetëvritej
17 Janar, 09:14Janë publikuar detaje të reja nga dëshmia e babait 50-vjeçar, i cili vrau kunatin e tij 33-vjeçar, pasi i përdhunoi për nëntë vite vajzën e tij
-
Nis peticioni për shkarkimin e kryetarëve në Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviç
17 Janar, 08:43Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviç, nga sot qytetarët mund të nënshkruajnë peticionin për të shkarkuar kryetarët e komunave nga radhët e komunitetit shqiptar
-
Kurti në Davos takon zyrtarin e lartë amerikan, ja çfarë u diskutua
16 Janar, 23:00Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Zvicër, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Davosit është takuar me zëvendës sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit Amerikan, James C. O’Brien.
-
Serbi: Mijëra persona protestojnë kundër rezultatit zgjedhor
16 Janar, 22:23Partia në pushtet, Partia Përparimtare Serbe (SNS) ka fituar 46.72 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale. Mirëpo, një mision ndërkombëtar vëzhgimi ka thënë se SNS-ja ka siguruar avantazh të padrejtë përmes paragjykimeve mediale, ndikimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe parregullsive zgjedhore, përfshirë blerjen e votës.
-
Vuçiç ankohet në Davos: Kam paralajmërime se Kosova do ta ndalojë qarkullimin e dinarit serb
16 Janar, 20:43President i Serbisë Aleksandar Vuçiç teksa po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos, ka deklaruar se ka paralajmërime që Qeveria e Kosovës do ta ndalojë përdorimin e valutës shtetërore serbe ( dinarin), në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.
-
Shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion, lihet në burg tutorja shqiptare në Greqi
16 Janar, 19:29Sipas mediave greke, tre të pandehurit kanë mohuar akuzat gjatë dëshmive të tyre, si dhe 31-vjeçarja është shprehur që jo vetëm nuk rekrutonte vajza të mitura për prostitucion, por edhe se këshillonte vajzat që ishin pjesë e një jetë të tillë të hiqnin dorë.
-
Amaneti i ish-ambasadorit amerikan: Kur të vdes, më varrosni në Kosovë
16 Janar, 18:11Ditën e djeshme në Kosovë u shënua 25 vjetori i masakrës së Reçakut ku ishte i pranishëm për përkujtim edhe ish-ambasadori amerikan William Walker, figura kyçe e raportimit në botë për gjenocidin që po kryhej ndaj shqiptarëve të Kosovës.
-
Kosovë, dyshime për lëndë shpërthyese në Qendrën Klinike Universitare, policia reagon pas evakuimit të personelit: Ishin materiale shkollore
16 Janar, 16:26Një alarm fals është bërë shkak për evakuuimin e stafit mjekësor të Qendrës Klinike Universitare në Kosovë pas dyshimeve për mjete shpërthyese.
-
'Autorët janë emigrantë ballkanas', policia greke zbulon detaje të reja nga ekzekutimi i mafiozit në Greqi
16 Janar, 13:43Vrasësit e mafiozit grek në Athinë, Vangjelis Zabunis, mund të jenë ballkanas. Kështu deklaroi Zyrtari i lartë policor, Girogos Kalliakmanis, duke ngritur dyshimet se atentatorët mund të jenë paguar për kryerjen e atentatit mafioz