'Autorët janë emigrantë ballkanas', policia greke zbulon detaje të reja nga ekzekutimi i mafiozit në Greqi

'Autorët janë emigrantë ballkanas', policia greke zbulon detaje të reja nga ekzekutimi i mafiozit në Greqi

 Vangjelis Zabunis

Vrasësit e mafiozit grek në Athinë, Vangjelis Zabunis, mund të jenë ballkanas. Kështu deklaroi Zyrtari i lartë policor, Girogos Kalliakmanis, duke ngritur dyshimet se atentatorët mund të jenë paguar për kryerjen e atentatit mafioz.

Policia deklaroi se atentatorët mund të jenë informuar nga një tjetër person mbi lëvizjes e mafiozit grek që ndodhej në vendngjarje, raportojnë mediat greke.

“Ka mundësi që ekzekutorët e 44-vjeçarit “Ham” të jenë ballkanas, vlerëson policia. Me shumë mundësi autorët ballkanikë, kanë pasur një makinë të vjedhur nga Milano, e gjithë kjo tregon për një organizatë. Megjithatë, dyshoj në profesionalizmin e tyre, dikush i lajmëron se aty ndodhet 44-vjeçari dhe më pas autorët shkojnë në vendngjarje. Shumë donin të vdekur “Ham”, kishin tentuar ta ekzekutonin në të kaluarën, pasi kishte një Glock në çantë dhe një kallashnikov në makinë”, tha presidenti i Policisë së Atikës Lindore, George Kalliakmanis.

Kalliakmanis iu referua skenarit të mundshëm të arratisjes së 44-vjeçarit nga sulmi: “Nëse 44-vjeçari do të arrinte të shpëtonte, brenda 2024-ës do të kishim shumë kontrata vdekjeje, sepse të gjithë e dinin se ai ishte një nga më të ashpërt”.

Për profesionalizmin e autorëve, ai tha: “Besoj se nuk ka pasur profesionalizëm pasi ka shumë kamera në këtë pikë, duket se autorët nuk kanë bërë skenarë se si do t’i afroheshin objektivit”, theksoi ai.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë