Kosova & Rajoni
-
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim për S.S., i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile në Vushtrri
19 Gusht, 12:30 -
Protestat në Serbi, protestuesit bllokojnë godinën e institucioneve të drejtësisë në Novi Sad! Vuçiç mbledh Këshillin Kombëtar
19 Gusht, 11:38Protestat në Serbi nisën edhe mëngjesin e sotëm. Në Novi Sad, protestuesit bllokuan ndërtesën e institucioneve gjyqësore në shenjë pakënaqësie për arrestimet e kryera. Ndërkohë, Vuçiç ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
-
Në Specialen e Hagës mbahet seanca për përgatitjen e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së
19 Gusht, 11:23Kjo konferencë, sipas trupit gjykues, synon që të bëhen përgatitje para se mbrojtja të nisë paraqitjen e provave të saj. Të pranishëm në sallë plenare janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, ndërkaq Jakup Krasniqi po e përcjell seancën përmes video-lidhjes
-
-
Kosovë/ Nesër thirret seanca për konstituimin e Kuvendit, a do zgjidhet ngërçi?
19 Gusht, 10:38Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, një kandidat mund të propozohet deri në tri herë për postin e kryetarit të Kuvendit. Gjykata ka theksuar se Kuvendi duhet të konstituohet brenda një afati prej 30 ditësh.
-
Shqiptari në Greqi u ekzekutua me një plumb në kokë, autori i zuri pritë me motor! Pjesë e një bande që grabiste, e kaluara kriminale e vëllait të tij
19 Gusht, 10:16Artur Bashimi rezulton me origjinë nga qyteti i Gjirokastrës. Ai u qëllua me një plumb në kokë në Greqi, ndërsa është një person i njohur për autoritetet greke.
-
Greqi/ Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari, shkak dyshohen pazaret e drogës
18 Gusht, 21:36Një shqiptar u gjet i vdekur në zonën e Agios Panteleimonas të hënën në mbrëmje, pasi është plagosur me armë zjarri. Trupi i viktimës u gjet në rrugën Michael Voda, ndërsa sipas mediave greke thuhet se shqiptari është rreth të 35-ave.
-
-
-
Greqi/ I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali i Kosturit, policia e gjitha në alarm, blindohet edhe kufiri!
18 Gusht, 17:45Një i burgosur që sipas mediave greke është shqiptar, u arratis nga Klinika Kirurgjikale e Spitalit të përgjithshëm në Kostur ku po trajtohej, duke ngritur në këmbë të gjithë policinë për kërkimet dhe kapjen e tij, pasi cilësohet si kontingjent me rrezikshmëri të lartë shoqërore
-
-
E rëndë në Greqi, kamioni përplaset me dy makina, vdesin 3 shqiptarë! Një grua mbijetoi, makina shpërtheu në flakë, trupat u dogjën (EMRAT+VIDEO)
18 Gusht, 16:41Kamion i drejtuar nga shofer bullgar u përplas me dy makina, 3 të vdekur dhe 6 të plagosur, 2 prej tyre më rëndë. Në makinën e shqiptarëve viktima udhëtonin dy burra dhe dy gra të moshave 49-61 vjeç. Një nga gratë mbijetoi! Në mjetin e dytë 4 të afërm të viktimave, mes tyre edhe 2 fëmijë, që u lënduan
-
Konstituimi i Kuvendit/ Kurti para vendimit të Gjykatës: Gjithmonë i kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses!
18 Gusht, 16:32Kështu ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse ai dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do të respektojnë aktgjykimin e Kushtetueses lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit. Kurti i bëri komentet të hënën, pak orë para publikimit të aktgjykimit të Kushtetueses për konstitutimin e Kuvendit
-
Kosovë/ Kushtetuesja publikon aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit: Brenda 30 ditësh të zgjidhet kryeparlamentari
18 Gusht, 15:48Më 8 gusht, Kushtetuesja ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë. Me publikimin e aktgjykimit të plotë, nis edhe rrjedhja e afatit 30-ditor, që nënkupton se deputetët nga sot mund të mblidhen për të konstituuar Kuvendin.
-
Millorad Dodik paralajmëron referendum në fund të shtatorit në Republikën Sërpska
18 Gusht, 14:09Shpallja e referendumit erdhi pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Bosnje e Hercegovinës (KQZ) ia hoqi Dodikut mandatin për postin e presidentit të Republikës Sërpska. Dodik kërkon që për këtë çështje të shprehen qytetarët.
-
Bosnje Hercegovinë/ Radovan Vishkoviç jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Republikës Sërpska!
18 Gusht, 13:10Radovan Vishkoviç, kryeministër i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, dha sot dorëheqje nga posti. Ai është anëtar i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur, të udhëhequr nga Millorad Dodik, ky i fundit i shpallur edhe 'non grata' nga SHBA-të, sikurse dhe Sali Berisha në Shqipëri
-
Kosovë/ Arrestohet në Merdare një person i dyshuar për krime lufte
17 Gusht, 20:32Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ndaluar të dielën një person me inicialet S.S, në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, nën dyshimet për kryerje të krimeve të luftës.
-
Protestat në Serbi, presidenti Vuçiç: Nuk po e shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, do prisni reagim të fortë nga shteti brenda pak ditësh
17 Gusht, 15:47Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën se ekipi i tij nuk është duke e shqyrtuar mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, si përgjigje shtetërore ndaj protestave ditore kundër pushtetit. Në ditët e fundit, protestat janë bërë të dhunshme.
-
Kosovë/ Pak zjarrfikës dhe pajisje të vjetruara në betejën kundër zjarreve
17 Gusht, 12:47Për vetëm dy ditë, dhjetëra hektarë pyje, ara dhe prona u dogjën vetëm në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicë duke lënë pas tym, hi dhe tokë të nxirë. Banorët u ankuan se shuarja e zjarreve ishte sfidë për shkak të mungesës së personelit të zjarrfikësve. Në nivel vendi, Kosova i ka 734 zjarrfikës
-
Greqi/ Ishte nisur nga Izraeli për në SHBA, kapet 500 kg koka natyrale në aeroportin e Athinës, vlera 1,5 mln euro! E fshehur në perde e pëlhura
17 Gusht, 10:08Substanca ilegale ishte fshehur brenda katër dërgesave me mallra të deklaruara si perde, çarçafë dhe pëlhura, që tranzitonin nga Izraeli me destinacion përfundimtar SHBA-në. Substancë psikotrope që shkakton varësi, e nxjerrë nga bima Catha Edulis, e cila kultivohet në Bririn e Afrikës, në Gadishullin Jugor Arabik dhe përgjatë bregdetit të Afrikës Lindore
