Bota
-
Flakët kanë përfshirë një spital COVID në Rumani dhe për pasojë 9 persona kanë ndërruar jetën tragjikisht. Ministri i Përkohshëm i Shëndetësisë Cseke Attila, bëri me dije se në spital ndodheshin gjithsej 113 pacientë, ku prej tyre 10 ishte në terapi intensive.
1 Tetor 2021, 12:35 -
Australia gati të heqë kufizimet anti COVID, kufiri australian do të rihapet për herë të parë në pandemi
1 Tetor 2021, 11:47Australia do të rihapë kufirin e saj ndërkombëtar muajin e ardhshëm, duke u dhënë liri të shumëpritura qytetarëve të vaksinuar dhe të afërmve të tyre. Që nga marsi i vitit 2020, Australia ka disa nga rregullat më të rrepta të kufirit në botë - madje u ndalon njerëzve të saj të largohen nga vendi.
-
Presidenti Biden nënshkruan projekt-ligjin që shmang mbylljen e qeverisë
1 Tetor 2021, 08:43Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, nënshkroi legjislacionin për të shmangur mbylljen e Qeverisë amerikane dhe për ta mbajtur atë të financuar deri më 3 dhjetor. Masa u nënshkrua vetëm pak orë para përfundimit të vitit fiskal, mesnatën e 30 shtatorit.
-
OBSH: Afrika ka mbetur pas me vaksinimin, vetëm 2% e popullsisë e vaksinuar me dy dozat
1 Tetor 2021, 08:25Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur se kontinenti i Afrikës ka mbetur pas me vaksinimin, nëse krahasohet me vendet e tjera. Sipas OBSH-së, gjysma e vendeve në Afrikë kanë vetëm 2% ose më pak të popullsisë së tyre të vaksinuar plotësisht.
-
Koreja e Veriut bën provë të re me raketë anti-ajrore
1 Tetor 2021, 08:07Koreja e Veriut ka testuar ditën e djeshme një raketë anti-ajrore. Ky është testi i katërt i armëve në më pak se një muaj.
-
Studimi britanik/ Vaksinat e gripit dhe COVID-19 mund të merren njëkohësisht
1 Tetor 2021, 07:31Një studim britanik rezultatet e të cilit u bënë publike të enjten, arrin në përfundimin se është e sigurt që të merren njëkohësisht vaksina kundër COVID-19 dhe gripit dhe se një gjë e tillë nuk ndikon negativisht në reagimin e imunitetit ndaj asnjërës prej tyre.
-
Njihuni me muzeun e Gjeorgjisë dedikuar Stalinit
1 Tetor 2021, 05:34Një ekspeditë në Gori, Gjeorgji e ka çuar gazetaren Maya Rostowska stërgjyshi së cilës vdiq nën sundimin e Joseph Stalin për të gjetur se përse diktatori ende nderohet dhe mbetet popullor në ditën e sotme.
-
Rusia 'godet' homoseksualitetin: Lëvizjet LGBTQ dhe Feministe janë ekstremiste, përmbysin popullsinë dhe vlerat tradicionale
1 Tetor 2021, 02:05Rusia ka bërë një deklaratë të mërkurën lidhur me lëvizjet e komunitetit LGBTQ, feminizmit radikal dhe abortit duke i cilësuar si ekstremiste. Ndalimi i këtyre lëvizjeve sipas qeverisë ruse do të ndihmoje në ruajtjen e vlerave tradicionale ruse si dhe do të ndikojë në shtimin e popullisisë.
-
-
Bota në ‘luftë’ me COVID-19, Suedia shfuqizon masat
30 Shtator 2021, 22:50Skandinavët janë të ngjashëm në vështrim të parë: shumë përparimtarë, të mësuar me mirëqenie, me taksa jashtëzakonisht të larta për birrën.
-
U shpall i zhdukur në pyll, turku i dehur i bashkohet kërkimeve për të gjetur veten
30 Shtator 2021, 14:36Një ngjarje sa e çuditshme aq edhe komike ka ndodhur në Turqi. Një person i dehur i shpallur i zhdukur nga familjarët i është bashkuar kërkimit policor për zhdukjen e tij, pa kuptuar se ishte ai personi që po kërkohej.
-
Rrëmbeu dhe vrau 33-vjeçaren në Londër, polici dënohet më burgim të përjetshëm
30 Shtator 2021, 13:34Polici Wayne Couzens, është dënuar me bërgim të përjetshëm për vrasjen e 33-vjeçares Sarah Everant, më 3 mars të viti 2020. Vrasja e 33-vjeçares tronditi opinion publik dhe paavrësisht masave anti-COVID një vit më parë, mijëra qytetarë në Londër u ngritën në protestë.
-
Tornado e fuqishme në Gjermani, momenti kur shkul kulmet e shtëpive ( Video)
30 Shtator 2021, 11:47Një tornado e fuqishme ka goditur qytetin gjerman të Kiel, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke lënduar shtatë persona, tre prej të cilëve aktualisht janë në gjendje të rëndë.
-
1 vit burg për ish-presidentin francez Sarkozy, fajtor për financim ilegal të fushatës së tij! Gjykata e dënoi më parë edhe për korrupsion
30 Shtator 2021, 10:54Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është shpallur fajtor për financimin ilegal të fushatës së tij për t'u rizgjedhur në vitin 2012. dhe është dënuar me 1 vit burgim. Vendim ky që vjen shtatë muaj pasi ai u dënua në një rast korrupsioni dhe ndikimi të tregtisë.
-
Danimarkë, vija të bardha 3D për të lehtësuar lëvizjen e sigurt të këmbësorëve (VIDEO)
30 Shtator 2021, 10:41Në përpjekje për të garantuar sigurinë e këmbësorëve , një qytet në Danimarkë ka ndërmarrë nismën për të krijuar kalimet të këmbësorëve 3D.
-
400 milionë euro dëme nga shpërthimi i vullkanit në Cumbre Vieja në ishullin La Palma
30 Shtator 2021, 10:30Vullkani Cumbre Vieja në ishullin Spanjoll La Palma, i ka shkaktuar vendit një dëm të paktën 400 milionë euro.
-
Refuzuan të vaksinoheshin kundër COVID-19, United Airlines do të përjashtojë nga puna afro 600 punonjës
30 Shtator 2021, 10:13Kompania me mbi 67 mijë punonjës tha se 99 për qind e punonjësve tashmë kanë përfunduar vaksinimin, duke shtuar se personat që do të përjashtohen nga puna përbëjnë 1 për qind
-
Kim Jong Un shprehet i gatshëm për të rikthyer bisedimet me Korenë e Jugut
30 Shtator 2021, 10:07Pas deklaratave të motrës së së Kim Yong Un, kësaj here ishte radha e liderit të Koresë se Veriut, të deklarojë se është i gatshëm të rikthejë linjat e komunikimit me Korenë Jugore para fillimit të tetorit.
-
Youtube bllokon çdo përmbajtje kundër vaksinave
30 Shtator 2021, 09:27Skepticizmi në rritje i qytetarëve kundër vaksinimit, i nxitur kryesisht nga shpërndarja e informacionit të rremë në rrjetet social, ka nxitur Youtube të deklarojë se do të bllokojë shfaqjen e gjithë materialeve kundër vaksinave.
-
Franca i kërkon OBSH-së të adresojë çështjen e abuzimeve seksuale
30 Shtator 2021, 07:53Qeveria e Francës i bëri thirrje të mërkurën kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që të mbajë premtimin e tij për një "plan veprimi" për të luftuar aktet e abuzimit seksual nga punonjësit e OBSH-së.