SKEDA/ Krim i madh në kohë lufte, bombardimi i spitalit të fëmijëve në Mariupol, çfarë ndodhi dhe çfarë thonë Ukraina dhe Rusia

SKEDA/ Krim i madh në kohë lufte, bombardimi i spitalit të fëmijëve në Mariupol, çfarë ndodhi dhe çfarë thonë Ukraina dhe Rusia

Grua shtatzënë duke dalë nga spitali e plagosur

E mërkurë, 9 mars, departamenti i maternitetit dhe gjinekologjisë i një spitali pediatrik në Mariupol, Ukrainë u bombardua: tre viktima dhe 17 të plagosur. Ngjarja e rëndë rreth orës 15:30. Materniteti dhe gjinekologjia u shkatërrua, duke vrarë tre persona. Të plagosurit janë 17, sipas informacioneve që vijnë nga qyteti.

Pamjet e para që dolën nga struktura, e dëmtuar kryesisht nga shpërthimet e forta, tregonin edhe një krater 6 metra të thellë dhe 15 metra të gjerë ku ndodhi pika e goditjes, pranë spitalit.

Ushtarët, vullnetarët, bashkëshortët dhe të afërmit e grave që ndodheshin në repart kanë nxituar menjëherë dhe është dashur të pastrohet rruga nga rrënojat dhe pjesët e ndërtesës për të evakuuar pacientët, mjekët dhe infermierët.

Menjëherë pas lajmit për sulmin në spital, i cili u dha në Facebook nga kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetskut, Pavlo Kyrylenko, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli për "një mizori" dhe tha se kishte mësuar për fëmijë që janë nën rrënoja. Ukraina flet për krime lufte dhe presidenti ka thirrur sërish përcaktimin e një zone ndalim fluturimi në Ukrainë. Për të akuzuar Rusinë për krime lufte në lidhje me atë që ndodhi janë edhe liderët e vendeve perëndimore (si qeveria britanike dhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez).

Rusia, përmes zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, fillimisht e mohoi se kishte ndodhur bombardim dhe kishte deklaruar se “forcat ruse nuk qëllojnë objektivat civile”.

Të nesërmen, mëngjesin e sotëm, 10 mars, Rusia ndryshoi qëndrim, duke thënë se Kremlini do ta kishte shqyrtuar ngjarjen dhe do t'i kërkonte ushtrisë shpjegime për operacionin. Peskov tha  se "as ju dhe as unë nuk kemi informacion të sigurt për atë që ka ndodhur".

Gjithashtu të enjten, zyrtarë të tjerë publikë morën një qëndrim më agresiv në komentimin e aferës, duke folur për "lajme të rreme". Dmitry Polyanskiy, zëvendës përfaqësuesi i parë i Rusisë në OKB, tha se ndërtesa e prekur ishte një ish-maternitet i marrë nën kontroll nga trupat ukrainase.

Sergej Lavrov, ministri i jashtëm rus, foli edhe për bombardimin e spitalit gjatë konferencës për shtyp në fund të bisedimeve me ministrin ukrainas Kuleba. Ai tha se spitali ishte baza e Batalionit Azov (duke iu referuar departamentit ushtarak ekstremist ukrainas). Sipas tij civilët ukrainas u përdorën si mburojë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar të paktën 18 sulme në spitale ose qendra mjekësore që nga fillimi i pushtimit rus dy javë më parë./ Përktheu nga Corrriere.it  Shqiptarja.com

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë