Bota
-
Mbështetja që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, bëri ndaj thirrjeve për bojkot të mallrave franceze paraqet edhe një pengesë të mëtejshme, në përpjekjen e Turqisë, për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, tha të martën Komisioni Evropian.
27 Tetor 2020, 14:52 -
Rritja e rasteve me koronavirus, Çekia rikthen kufizimet e plota gjatë natës
27 Tetor 2020, 12:23Çekia vendosi orë policore nga ora 21:00 deri në 05:00 si masë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19. Kjo masë do të jetë në fuqi deri më 3 nëntor. Dyqanet me pakicë që ende funksionojnë nën kufizimet aktuale duhet të mbyllen në orën 20:00.
-
Studimi: Antitrupat e Covid-19, zhduken shumë shpejt
27 Tetor 2020, 12:15Shpresat që popullata të krijojë imunitet kundër COVID-19, janë të pakta pas hulumtimeve të institucioneve shëndetësore britanike, që tregojnë se antitrupat zhduken shumë shpejt pas rikuperimit nga sëmundja.
-
E zgjedhura e Trump, merr miratimin e Senatit Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë
27 Tetor 2020, 09:58Amy Coney Barrett , është konfirmuar mbrëmë nga Senati amerikan si Gjyqtare e Gjykatës së Supreme me 52 vota pro dhe 48 kundër, e para gjyqtare në 150 vite e konfirmuar pa patur mbështetjen e asnjërit prej senatorëve të partisë opozitare.
-
“Liri, Liri” qytetarët italianë shpërthejnë në protesta Anti-Covid/ Në disa qytete pati përplasje të dhunshme me policinë
27 Tetor 2020, 09:28Protesta të dhunshme kanë shpërthyer pothuajse në të gjithë Italinë, pas hyrjes në fuqi të masave të reja kufizuese, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19.
-
Protesta masive në Itali, 4 të arrestuar në Romë
26 Tetor 2020, 17:03Nga Torino në Katania mijëra qytetarë italianë vërshuan në sheshet qendrore të qyteteve kundër masave anti-Covid, për të shprehur pakënaqësitë e tyre, kundër masave të reja kufizuese kundër përhapjes së Covid-19.
-
Marrëveshje para Hagës? Mitsotakis: Në Gjykatën e Hagës, pasi të firmoset zgjerimi i Greqisë me 12 milje
26 Tetor 2020, 16:25Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen Gjykatës së Hagës,është shprehur kështu kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, pasi shteti të ketë zgjeruar me 12 milje kufirin e tij detar.
-
Tre humbje jete dhe 205 raste pozitive me koronavirus në Kosovë
26 Tetor 2020, 16:083 viktima dhe 205 raste pozitive, është ky bilanci i viktimave nga Covid-19 në Kosovë 24 orët e fundit.
-
Erdogan: Myslimanët e Europës po trajtohen si hebrenjtë para LDB-së.
26 Tetor 2020, 14:43Myslimanët e Evropës po trajtohen si hebrenjtë para Luftës së Dytë Botërore është shprehur kështu presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.
-
Shefi i stafit të Trump: SHBA nuk mund ta kontrollojë pandeminë, virusi përhapet si gripi
26 Tetor 2020, 14:03SHBA “nuk mund ta kontrollojë dot pandeminë”, është shprehur kështu shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë Mark Midous.
-
Sllovenia me masa të reja kundër përhapjes së Covid-19
26 Tetor 2020, 13:55Sllovenia i shtohet listës së vendeve të cilët kana paralajmëruar masa të reja kufizuese, kundër përhapjes së COVID-19. Autoritetet do të ndalin udhëtimit midis komunave të vendit, nisur nga dita e nesërme për të paktën një javë.
-
Zaev: RMV nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje
26 Tetor 2020, 13:00Kërcënimi i Bullgarisë për të vënë veto ndaj Maqedonisë së Veriut në lidhje me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, ka bërë që kryeministri maqedonas të japë një deklaratë, ku shpreh gatishmërinë e tij, për të dhënë një deklaratë me shkrim ose me gojë ku shprehet se Maqedonia e Veriut nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje.
-
Lufta Armeni-Azerbajxhan: 3 marrëveshje për armëpushim në letër, në terren nuk ka armëpushim
26 Tetor 2020, 12:52Është hera e tretë që Armenia dhe Azerbajxhani arritën një marrëveshje për paqen dhe sërish ai u thye nga palët të cilët nuk nguruan të akuzonin njëra-tjetrën për thyerjen e tij, armëpushim i cili do të hynte në fuqi ditën e sotme.
-
Bedini për Report Tv: Italia po përballet me pandeminë dhe me protestat
26 Tetor 2020, 12:19Në një intervistë për Report Televizion, Mirvjen Bedini këshilltar komunal në komunën e Ponte San Pietro, u shpreh se Italia përballet me Covid-19, ndryshe nga pranvera pasi ka kapacitete të më të shumta mjekësore dhe qytetarët janë tanimë tregohen më të kujdesshëm. Sa u përket protestave anti-covid, ai shprehet se fatkeqësisht ato u keqpërdorën nga persona jo të prekur nga kriza.
-
Ndahet nga jeta nënkryetari i Bundestagut në moshën 66 vjeçare, humbi ndjenjat gjatë një interviste
26 Tetor 2020, 10:56Thomas Oppermann, nënkryetar i parlamentit gjerman dhe anëtar i SPD ka humbur jetën në moshën 66 vjeçare, ai ra pa ndjenja të dielën në mbrëmje ndërsa do të intervistohej nga ZDF. Oppermann u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti të mbijetonte, megjithatë ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes.
-
Lufta Kundër Covid-19, Spanja shpall gjendjen e jashtëzakonshme të dytën herë brenda vitit (VIDEO)
26 Tetor 2020, 10:25Tejkalimi i shifrës së një 1 milion të infektuarve me Covid-19 dhe rritja e vazhdueshme e rasteve të reja dhe pamundësia për t’i vënë ato nën kontroll ka bërë që Spanja të rikthejë gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka vendosur masën e izolimit të përgjithshëm gjatë natës.
-
Tensionohen raportet mes Macron dhe botës arabe (VIDEO)
26 Tetor 2020, 09:19Deklaratat dhe politikat e Presidentit francez Emmanuel Macron karshi islamizmit në Francë dhe insistimin e tij për të rishfaqur karikaturat e profetit Muhammed, ka ngjallur reagime të shumta në shtetet me shumicë myslimane.
-
Italia gjysmë karantinë deri më 24 nëntor! Lokalet, baret, restorantet mbyllen pas orës 18:00
25 Tetor 2020, 11:27Italia ka kthyer gjysmë karantinën për shkak të shifrave të larta të COVID-19.
-
Ambasada e SHBA në Turqi paralajmëron amerikanët për kërcënime terroriste
25 Tetor 2020, 09:11Misioni diplomatik amerikan në Turqi paralajmëron shtetasit e saj për sulme të mundshme terroriste
-
Itali/ Conte thirrje qytetarëve: Na presin javë të vështira, mbroni veten sa më shumë
24 Tetor 2020, 22:41Kryeministri italian Giuseppe Conte u bën thirrje qytetarëve që të mbrojnë shëndetin e tyre pasi javë të vështira i presin.
