Bombardohet spitali në Mariupol, fëmijë nën rrënoja! Zelensky: Kompromis, por pa tradhtuar vendin! Pentagoni: Avionët polakë s'do dërgohen në Kiev, me rrezik

UKRAINË- Në ditën e 14 të luftës, Rusia ka intensifikuar sulmet mbi Ukrainën, duke sulmuar ashpër qytetin e Mariupol, teksa bombarduan edhe repartin e maternitetit dhe pediatrisë të një spitali. Sipas këshillit të qytetit, shkatërrimi është kolosal, teksa theksojnë se shumë persona kanë humbur jetën dhe të paktën 17 kanë mbetur të plagosur. Mbi sulmin ka reaguar edhe ministrja e Jashtme ruse, Maria Zakharova e cila tha se kanë sulmuar pasi kishin informacione se brenda në spital ka pasur ushtarë ukraians dhe sipas tyre i kishin larguar fëmijët. 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se nën rrënojat  e spitalit ndodhen edhe fëmijë, duke i kërkuar botës të reagojë ndaj agresionit rus.

"Njerëz, fëmijë janë nën rrënojat. Mizori! Edhe sa kohë do të jetë bota një bashkëpunëtor që injoron terrorin?", shkroi ai në Twitter.

Zelensky kërkoi vendosjen e zonës së ndalim fluturimit mbi Ukrainë për të ndaluar fluturimin e avionëve rusë, diçka që SHBA dhe vendet e tjera të NATO-s e kanë përjashtuar.

"Mbyllni qiellin tani! Ndaloni vrasjet! Ju keni fuqi, por duket se po e humbni njerëzimin," kërkoi ai.

Ndërkohë Pentagoni ka thënë se nuk do të mundësojë transferimin e avionëve luftarakë polakë në Ukrainë, por është i hapur për të punuar me aleatët në mënyra të tjera për të rritur aftësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës. Sipas Pentagonit, vendosja e avionëve luftarakë në pronësi polake nga baza kryesore e forcave ajrore amerikane në Gjermani, siç kishte propozuar Varshava, është "rrezik i lartë" dhe "mund të ngatërrohet nga rusët si një hap përshkallëzues".

Qindra mijëra ukrainas vazhdojnë të lënë shtëpitë e tyre duke u larguar nga konflikti. Ndërkohë që pas propozimit të Polonisë për të vënë në dispozicion të gjithë avionët e saj luftarëkë në dispozicion të Ukrainës kanë ardhur edhe reagimet e forta nga komuniteti ndërkombëtare.

SHBA është shprehur e shqetësuar pasi sipas tyre dërgimi i avionëve që nisen nga një bazë e SHBA dhe NATO-s në Gjermani drejt një vendi që është në luftë është shqetësuese për aleancën.

" Nuk besojmë se propozimi i Polonisë është i qëndrueshëm”, shtoi Kirby.

Shqetësimin për deklaratën e ka ndarë sot edhe Rusia. Orëve të fundit është intensifikuar edhe qëndrimi i Kinës e cila përmes një deklarate ka bërë përgjegjëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n për atë që po ndodh në Ukrainë. Bashkimi Europian nga ana tjetër ka njoftuar intensifikimin e sanksioneve ndaj Moskës, sidomos nda 100 politikanëve rusë.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Joe Biden është shprehur se Putin do të humbasë në këtë luftë.

"Kjo duhet të jetë e qartë: Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për Putinin. Putini mund të jetë në gjendje të marrë një qytet, por ai kurrë nuk do të jetë në gjendje të pushtojë vendin", shkruan Joe Biden.

Mirëpo inteligjenca amerikane thotë se Putin nuk do të ndalet, pasi sipas tyre kjo është një luftë që ai nuk e përballon dot.

Nga ana tjetër, termocentrali bërthamor i Ukrainës në Zaporizhzhya tani do të jetë nën kontrollin e plotë të forcave ushtarake ruse. Kjo u bë e ditur nga vetë nga Garda Kombëtare Ruse. Rreth 240 ushtarë ukrainas që ruanin uzinën "kanë lënë armën", tha ata, dhe kanë shkuar në shtëpi, duke theksuar se aktivitetet e uzinës vazhdojnë rregullisht. Nga ana tjetër, Moska ka njoftuar se do të hapë korridore të tjera humanitare.

Nesër pritet që në Ankara të takohen për herë të parë pas nisjes së konfliktit ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës, edhe pse në një deklaratë të fundit të kryediplomatit ukrainas nuk është se pret ndonjë zhvillim të madh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:04
Sulmi në spitalin në Mariupol, ministrja e Jashtme ruse: Goditëm se e kishin kthyer në vend për strehimin e batalioneve ushtarake

Bombardimi i spitalit në Mariupol ka sjell edhe reagimin e qeverisë ruse, e cila pretendon se kanë pasur informacione se brenda spitalit ka pasur ushtarë ukrainas dhe jo fëmijë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ka akuzoi Ukrainën për vendosjen e pozicioneve luftarake në spital.

“Në Mariupol, batalionet ukrainase, pasi dëbuan stafin dhe pacientët nga materniteti, vendosën ushtarëT”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Ora 22:58
Media Ruse: Janë përdorur armë termobarike gjatë sulmeve në qytetin Mykolaiv të Ukrainës

Një media ruse ka deklaruar se armë termobarike janë përdorur gjatë sulmeve në qytetin Mykolaiv të Ukrainës, duke folur kështu për përdorimin e këtij lloji të armës së ndaluar nga ligji ndërkombëtar. Gjithashtu sipas mediave lokale, mbi 130 shtëpi në Mykolaiv u dëmtuan nga bombardimet.

Ora 22:31
Bombardimi i spitalit në Mariupol, OKB: Objektet shëndetësore nuk duhet të shënjestrohen kurrë

Kombet e Bashkuara dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë po bëjnë thirrje për “ndalimin e menjëhershëm të sulmeve nga shtëpive të kujdesit, spitaleve, punëtorëve shëndetësorë dhe ambulancave”.

“Asnjëra nga këto nuk duhet asnjëherë të shënjestrohet”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

Ai tha se OKB-ja po ndjek me vëmendje raportimet për sulmin “shokues” ndaj maternitetit dhe spitalit të fëmijëve në Mariupol.

Nga ky sulm, që ndodhi më 9 mars, është raportuar se janë plagosur të paktën 17 persona.

Ndërkaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se deri më tani ka verifikuar të paktën 18 sulme ndaj objekteve shëndetësore, që prej se pushtimi rus i Ukrainës nisi dy javë më parë.

OBSH-ja tha se në këto sulme janë vrarë të paktën dhjetë persona dhe janë plagosur 16 të tjerë.

Ora 22:21
Takimi nesër në Antalia, ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës mbërrijnë në Turqi

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në provincën turke të Antalias përpara një takimi trepalësh të nivelit të lartë midis Turqisë, Rusisë dhe Ukrainës. Lavrov, Kuleba dhe delegacionet e tyre shoqëruese zbarkuan në aeroportin e Antalias dhe udhëtuan drejt një hoteli ku do të qëndrojnë. Delegacionet do të qëndrojnë në hotele të veçanta përpara takimit vendimtar të enjten, si pjesë e përpjekjeve të Turqisë për të ndërmjetësuar bisedimet midis dy vendeve.

Ora 22:06
Pentagoni: Ukrainës duhet t'i sigurohen armë të tjera për t'u mbrojtur! Avionët polak Mig-29 s'do dërgohen në Kiev, shumë e rrezikshme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t'i dërgojnë Ukrainës më shumë armë për t'u mbrojtur. Kjo u bë me dije nga një zëdhënës i Pentagonit, i cili tha: "Shtetet e Bashkuara shohin nevojën për t'i dhënë Ukrainës më shumë armë për të ndihmuar në mbrojtjen e vetvetes". Uashingtoni shtoi po ashtu se avioni polak  Mig-29 nuk do të transferohet në Kiev, pasi është shumë e rrezikshme. Polonia u tregua e gatshme të dërgonte avionët e saj luftarakë në dispozicion të SHBA, për t'i dërguar në Ukrainë, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.

Ora 21:07
Djali i një parlamentari britanik, shkon të luftojë në Ukrainë

Djali i madh i një deputeti konservator dhe ish-ministër i qeverisë Cameron u largua për të luftuar në Ukrainë me një grup ish-ushtarësh britanikë. Ben Grant, 30 vjeç, djali i Helen Grant, kaloi mbi 5 vjet në Marinsat Mbretërore. Këtë e raporton The Guardian

Ora 21:05
Londra do të sigurojë mbrojtje kundërajrore për Ukrainën

Ministrja e Jashtme britanike Liz Truss njoftoi se ata do të sigurojnë mbrojtje kundërajrore për Ukrainën

"Mënyra më e mirë për të ndihmuar në mbrojtjen e qiejve është nëpërmjet armëve kundërajrore, të cilat Britania e Madhe do t'i furnizojë tani Ukrainës", tha Truss, i cili u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken në Uashington.

Ora 20:54
Vatikani e quan 'të papranueshme' sulmin në spitalin e Mariupolit

Një zyrtar i lartë i Selisë së Shenjtë ka dënuar shpërthimin e raportuar me bombë në një spital për fëmijë dhe maternitet në Mariupol si "të papranueshme". Kardinali Pietro Parolin, Sekretari i Shtetit i Vatikanit, u tha gazetarëve: "Unë them se bombardimi i një spitali është i papranueshëm. Nuk ka arsye, nuk ka motive për ta bërë këtë."

Vatikani e ka ofruar veten si ndërmjetës në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Reuters raporton se Papa Françesku theu protokollin diplomatik të premten e kaluar dhe bëri një vizitë në ambasadën lokale ruse për të transmetuar shqetësimet e tij për pushtimin.

Ora 20:53
Zelensky: I gatshëm për kompromis me Rusinë, por pa e tradhtuar Ukrainën! Kërcënimi bërthamor i Putin, blof! Perëndimi të na japë luftëtarë e sisteme kundërajrore

1646566053_zelensky6.jpg

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski ka deklaruar se është gati për kompromis me Rusinë, por pa tradhtuar Ukrainën.

"Në çdo negociatë, qëllimi im është t'i jap fund luftës me Rusinë. Dhe gjithashtu jam gati të ndërmarr hapa të caktuar. Kompromiset mund të arrihen, por këto nuk duhet të përfaqësojnë një tradhti ndaj vendit tim. Edhe pala tjetër duhet të jetë e gatshme për lëvizje, ndaj quhen kompromise. Dhe vetëm kështu mund të dalim nga kjo situatë”, tha ai.

Ndalur te sanksionet e Perëndimit, Zelensky tha se nëse do të ishin vërtet të ashpra, ofensiva do të kishte ndalur tashmë.

"Ata ende blejnë naftë dhe gaz rus. Kompanitë perëndimore vazhdojnë të operojnë në tregun rus duke u fshehur pas justifikimeve të ndryshme. Po, ka sanksione dhe ne jemi mirënjohës për këtë. Por ne jemi subjekt i një sulmi që të kujton më të keqen e Luftës së Dytë Botërore. Kjo është arsyeja pse sanksionet duhet të forcohen më tej”, u shpreh ai, në një intervistë për të përjavshmen gjermane Die Zeit.

Deklaratave të Perëndimit se nuk mund të vendosë zonën e ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, Zelensky iu përgjigj duke kërkuar që t'i japin avionë luftarakë dhe sistemet e mbrojtjes ajrore "me të cilat ne mund të sigurojmë qiejt tanë".

Ndërsa për kërcënimin e njëe lufte bërthamore, Zelensky tha se është blof i Putin.

"Unë mendoj se kërcënimi i luftës bërthamore është një bllof. Një gjë është të jesh vrasës, tjetër të bësh vetëvrasje. Përdorimi i armëve bërthamore do të nënkuptonte fundin për të gjithë, jo vetëm për personin që i përdor ato. Përkundrazi, kërcënimi i Putinit tregon një dobësi. Përdorimi i armëve bërthamore është kërcënim vetëm kur asgjë tjetër nuk funksionon”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ora 20:51
Britania e Madhe: Një numër i vogël ushtarësh britanik mund të kenë shkuar pa leje në Ukrainë për të luftuar

"Një numër i vogël ushtarësh britanikë nuk i janë bindur urdhrave dhe mund të kenë udhëtuar në Ukrainë për të luftuar"ka konfirmuar Ushtria Britanike.

Ushtarët mungonin pa leje dhe mund të kenë shkuar në Ukrainë "në mënyrë personale", thuhej në reagimin e ushtrisë.

“Ne po i inkurajojmë në mënyrë aktive dhe fuqimisht që të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar ”, shtoi një zëdhënës.

Kreu i forcave të armatosura britanike ka thënë më parë se britanikët nuk duhet të shkojnë në Ukrainë për të luftuar – dhe në vend të kësaj duhet të ndihmojnë në mënyra të tjera nga MB.

Javën e kaluar ushtarët në shërbim u paralajmëruan se nisja për në Ukrainë si përgjigje ndaj pushtimit rus rrezikonte t'i jepte Rusisë "perceptimin e gabuar" se Britania kishte dërguar trupa për të luftuar.

Qindra ish-ushtarë britanikë, të cilët kanë përfunduar kohën e tyre në shërbimet e armatosura, kanë thënë se duan të shkojnë në Ukrainë për të luftuar ose për të ndihmuar në përpjekjet mjekësore ose humanitare.

Ora 20:01
VIDEOLAJM/ Ushtria e 'frikshme' e Putinit vjedh pula nga koteci në një fshat të Ukrainës

Ushtria e Vladimir Putinit duket se është në vështirësi me ushqime, ndërsa zgjidhjen e kanë gjetur duke vjedhur nëpër fshatra. Një video e publikuar tregon ushtarët rusë duke vjedhur pula nga një kotec në një fshat të Ukrainës. Ata duken teksa godasin pulat dhe më pas i marrin me vete.

Ora 19:23
Bombardimi spitalit pediatrik në Mariupol, Johnson: Putin përgjegjës për krimet e tij të tmerrshme

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, ka reaguar pas sulmit rus ndaj një spitali të fëmijëve dhe maternitetit në Mariupol të Ukrainës.

“Ka pak gjëra më të liga sesa të shënjestrosh më të pambrojturit”, ka shkruar ai në Twitter.

Ai tha se shteti i tij po shikon për mënyra për të ndihmuar Ukrainën që të mbrohet kundër sulmeve ajrore. Johnson tha se Qeveria britanike do ta mbajë përgjegjës presidentin rus, Vladimir Putin, “për krimet e tij të tmerrshme”.

Ora 19:12
Blinken: Rusia të lejojë ukrainasit të evakuohen

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se është “absurd” insistimi i Rusisë që ukrainasit të evakuohen përmes korridoreve humanitare që çojnë në Rusi.

“Është ofenduese të sugjerosh që populli ukrainas duhet të kërkojë strehim nga e njëjta Qeveri që ka demonstruar kaq shumë mospërfillje për jetën e tyre”, tha Blinken për gazetarët, pas një takimi me sekretaren britanike të Jashtme, Liz Truss në Uashington.

Ai i bëri thirrje Rusisë që të lejojë ukrainasit të largohen nga qytetet që po “bombardohen vazhdimisht” nga trupat ruse.

“Rusia e ka pushtuar Ukrainën pa justifikim”, tha ai, duke shtuar se duhet të respektohen korridoret humanitare, në mënyrë që banorët e qyteteve të rrethuara ukrainase të mund të evakuohen.

Ora 18:23
Blinken: Nuk duhet të përdorim kurrë armë bërthamore

"Ne kurrë nuk duhet të arrijmë në përdorimin e armëve bërthamore", kështu deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Komenti u bë në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen britanike Liz Truss në Uashington për krizën në Ukrainë.

Ora 18:18
Londra i kërkon G7 të ndalojë naftën ruse

Londra i ka kërkuar G7 të ndalojë importet e naftës ruse. Thirrja u bë nga ministrja e Jashtme britanike Elizabeth Truss në një konferencë të përbashkët shtypi në Uashington me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ora 18:06
Evakuohet jetimorja në Vorzel të Kievit, fëmijët dhe edukatorët dërgohen në spital

Evakuohet jetimorja "MM Gorodetsky" në Vorzel. Të gjithë fëmijët dhe edukatorët u nxorën nga jetimorja e qytetit të Kievit dhe u strehuan në një nga spitalet e kryeqytetit.

Ora 18:04
Amazon ndalon aktivitetet tregtare në Rusi

Amazon ka njoftuar ndalimin e aktiviteteve të saj tregtare në Rusi për shkak të pushtimit të Ukrainë. Gjiganti pezulloi aksesin në kanalin e tij video Prime për klientët në Rusi, ndaloi dërgimin e produkteve në Rusi dhe Bjellorusi dhe ndaloi aksesin te klientët e rinj të shërbimit cloud Aws me bazë në të dy vendet.

Ora 17:36
800 persona të evakuuar nga Kievi

Evakuimi është duke u zhvilluar në rajonin e Kievit: deri në orën 16:00, rreth 700-800 njerëz janë evakuuar. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Brendshëm Monastyrskyi.

Ora 17:32
Vladimir Putin telefonatë me kancelarin gjerman

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë zhvilluar një bisedë telefonike. Kjo bisedë telefonike vjen një ditë para takimit të planifikuar mes ministrit të jashtëm rus dhe ministrit të jashtëm ukrainas. Kujtojmë që Zelensky i ka kërkuar më parë Scholz-it të organizonte një takim të drejtpërdrejtë me Putinin.

Ora 17:03
VIDEO/ Rusët bombardojnë maternitetin në Mariupol, 17 të plagosur Zelensky: Edhe sa kohë bota do jetë një bashkëpunëtor që injoron terrorin?

Presidenti i Ukrainës, Zelensky ka postuar një video nga bombardimet e fundit të rusëve në qytetin e Moriupolit. Rusë kanë bombarduar një maternitet, ndërsa njerëz dhe fëmijë ndodhen nën rrënoja.

"Mariupol. Goditja e drejtpërdrejtë e trupave ruse në maternitetin. Njerëzit, fëmijët janë nën rrënojat. Mizori! Edhe sa kohë do të jetë bota një bashkëpunëtor që injoron terrorin? Mbylle qiellin tani! Ndaloni vrasjet! Ju keni fuqi, por ju duket se po humbni njerëzimin", shkruan Zelensky.

Nga bombardimi, të paktën 17 persona kanë mbetur të plagosur. 

Ora 16:23
1170 të vdekur në Mariupol, autoritetet ukrainase: Është gjenocid

 Në Mariupol, "nën bombardimet e vazhdueshme nga rusët", "një gjenocid" është duke u zhvilluar. Kështu deklaroi nënkryetari i komunës së Mariupolit, Sergiy Orlov, duke thënë se “tashmë janë vrarë 1170 persona” dhe se vetëm sot “47 persona janë varrosur në një varr masiv”. Në qytet, vijoi ai, “ka mungesë të ujit, rrymës dhe gazit”. Është "një situatë nga mesjeta", shtoi ai, duke thënë se "njerëzit pinë borë dhe djegin dru për t'u ngrohur".

Ora 16:22
Lufta në Ukrainë, dhjetëra të varrosur në një varr masiv në Mariupol

Autoritetet e qytetit të Mariupolit, një qytet në Ukrainën jugore të rrethuar nga rusët për ditë të tëra, varrosin të vdekurit e tyre në një varr masiv. Me qytetin nën bombardime të vazhdueshme, autoritetet po presin një mundësi për të lejuar rifillimin e varrimeve individuale. Por me morgjet plot dhe me shumë kufoma të pa hequra ende nga shtëpitë e tyre, ata vendosën të veprojnë. Një gropë rreth 25 metra e thellë u hap në një nga varrezat e lashta në zemër të qytetit. Këtu sot u sollën dhe u varrosën 30 trupa të mbështjellë me qilima apo thasë, ndërsa dje 40. Në mesin e të vdekurve ka civilë viktima të bombardimeve të qytetit dhe disa ushtarë. Punonjësit e shërbimit social komunal morën gjithashtu trupa nga shtëpitë, duke përfshirë disa civilë që vdiqën nga sëmundje ose shkaqe natyrore. Nuk kishte familje në vendngjarje që mund t'u jepnin lamtumirën të dashurve të tyre.

Ora 16:16
Ukraina: Në disa zona Rusia nuk ka respektuar armëpushimin

Në Izyum të Ukrainës, një zyrtar rajonal po pretendon se evakuimi i civilëve është penguar nga granatimet ruse. Oleh Synehubov tha se ka shpërthimet në periferi kanë bllokuar autokolonat e evakuimit, të cilat nuk mund të largohen. Në Mariupol, në juglindje, situata është më pak e qetë. Ministri i Jashtëm i Ukrainës shkruan në Twitter se Rusia po vazhdon të bllokojë përpjekjet për evakuim dhe dërgimin e ndihmave humanitare. Në Sumy, në verilindje të Ukrainës, tabloja është krejt ndryshe. Njerëzit kanë mundur të largohen nga qyteti me makina private dhe autobusë që prej mëngjesit të sotëm. Ky fakt u bë i ditur nga kryebashkiaku i qytetit. Dhe në Enerhodar, në jug të Ukrainës, autokolona me gra dhe fëmijë kanë mundur të largohen. Më poshtë është harta që tregon rrugët e planifikuara të evakuimit.

Ora 16:05
Kiev: Kemi rezerva ushqimore edhe për disa ditë

Autoritete në Kiev thonë se qyteti ka burime ushqimore edhe për disa ditë.

Ora 15:22
Rusët po afrohen në qendër të Kievit, ukrainasit më të guximshëm se kurrë këndojnë himnin kombëtar dhe valëvisin flamuj

Ukrainasit na kanë treguar 14 ditët e fundit se janë një popull i guximshëm që po lufton me shpirt për liri!

Në një kohë kur trupat ruse po i afrohen qendrës së Kievit, një orkestër ka luajtur himnin kombëtar të Ukrainës për t’i treguar edhe njëherë pushtuesve se ukrainasin nuk dinë të heqin dorë!

Rreth orkestrës u mblodhën qindra qytetarë që me zë të ulët pëshpëritin fjalët nën melodinë e himnit kombëtar, ndërsa t tjerë valëvisnin flamujt në ajër.

Pasi himni mbaroi të gjithë bërtitën “Për Ukrainën”.

Gjithçka po ndodh teksa trupa ruse po afrohen...

Ora 15:09
Vajzat dhe nënat e reja lënë ‘gjithçka’ dhe kapin armët për të mbrojtur atdheun! Në Lviv nisin leksionet

Vajzat e reja të sapodala nga bankat e shkollat, nënat dhe të gjitha djemtë e burrat kanë kapur armët dhe po mësojnë si t’i përdorin për të mbrojtur atdheun e tyre nga duart e rusëve.

Sesionet e trajnimit kanë nisur në qytetin perëndimor të Lviv, ku qindra civilë po mësohen se si të përdorin armët.

Shumë prej tyre nuk kanë prekur asnjëherë një armë, ndërsa të tjerë e shohin një të tillë për të herë të parë. Por fatkeqësisht ka ardhur një kohë e errët për vendin e tyre dhe janë të detyruar të mësojnë të mbrojnë veten, familjen dhe Ukrainën.

Nëna Valentina, është gruaja në foton e mësipërme. Ajo ka lënë vajzën e saj të vogël të gjyshja jashtë Lviv për të jetuar e sigurt, ndërsa ajo po mëson të qëlloi me armë.

Ora 15:01
‘Na pret një katastrofë humanitare’, Zelensky: E domosdoshme zona e ndalim-fluturimit

Presidenti Volodymyr Zelenskiy ka publikuar një video në Telegram në të cilën thotë se nëse nuk vendoset një zonë ndalim-fluturimi mbi territorin ukrainas, pasojat do të jenë katastrofale.

“Partnerët e Ukrainës do të jenë përgjegjës për një katastrofë humanitare nëse nuk vendosin një zonë ndalim-fluturimi” u shpreh ai.

Presidenti ukrainas shtoi se evakuimet e njerëzve në Kiev po vazhdojnë.

“Ne po vazhdojmë evakuimin. Mbi 18 mijë persona kanë lëvizur nga Kievi”, tha Zelensky.

Ora 14:51
Scholz: Rusët sulmojnë shkolla dhe spitale, jemi pa fjalë! Armëpushimi i domosdoshëm, zgjidhja e mundur vetëm përmes diplomacisë

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se ajo që duhet tani në Ukrainë është një armëpushim.

"Ne shohim sulme në qytete, shtëpi, shkolla në Ukrainë. Kemi mbetur pa fjalë. Ajo që na duhet tani është një armëpushim."

Kancelari në një konferencë për shtyp në Berlin shtoi se duhet patjetër të gjendet një zgjidhje diplomatike.

"Ne kemi nevojë për një zgjidhje diplomatike dhe joushtarake për konfliktin midis Kievit dhe Moskës. Shpresojmë që zgjidhja të gjenden në bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë”, tha Scholz.

Ora 14:34
Ministri i Jashtëm ukrainas: Mbi 400 mijë persona po mbahen peng nga rusët në Mariupol! 3 mijë foshnje pa ilaçe dhe ushqim

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba deklaroi se të paktën 400 mijë persona po mbahen peng në Marupol, duke shtuar se po i pengohet ikja nga qyteti përmes korridoreve humanitare.

Ai shtoi se 3,000 foshnjave u mungojnë ilaçet dhe ushqimi.

“I bëj thirrje botës të veprojë, të detyrojë Rusinë të ndalojë luftën barbare kundër civilëve dhe fëmijëve", tha ministri.

Ora 14:24
Kremlin: SHBA i ka shpallur Rusisë luftë ekonomike, do të mbrojmë interesin tonë

“Shtetet e Bashkuara i kanë shpallur një luftë ekonomike Rusisë”, kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konference për shtyp.

"Rusia do të bëjë atë që është më e mira për interesat e saj," u përgjigj Peskov kur u pyet se si do të sillet Moska.

Ora 14:18
Kryebashkiaku i Kievit thirrje për ndihmë: Forcat ruse janë 10 km larg Kievit, nuk mund të rezistojmë më shumë se 1 javë

Kryebashkiaku i Kievit, Vitalii Klitschko ka bërë me dije se forcat ruse ndodhen vetëm 10 km larg nga qendra e kryeqytetit ukrainas. Kreu i Kievit ka apeluar për ndihmë, duke theksuar se nëse agresori do të rrethojë Kievin, kryeqyteti nuk do të mundet të rezistojë më shumë se një javë.

Duke theksuar se ukrainasit janë gati të mbrojnë kryeqytetin e tyre, Klitschko përsëriti thirrjen drejtuar Perëndimit për të furnizuar Ukrainën me armë dhe avionë luftarakë.

"Ne jemi gati të mbrojmë kryeqytetin tonë. Ne kemi nevojë për avionë, na ndihmoni", u shpreh ai.

 

Ora 14:12
Mariuopol, qyteti fantazmë në Ukrainë! Çfarë lanë pas bombardimet ruse? (VIDEO)

 

Në një qytet fantazmë është shndërruar Mariupoli i bombarduar pa mëshirë nga rusët dy javët e fundit.

Trupa të pajetë në rrugë, njerëz të plagosur nëpër spitalet e bombarduara dhe fëmijë të trembur, janë këto pamjet e hidhura që vijnë përmes një videoje të publikuar nga BBC.

Videoja është nga pamjet e pakta që vijën nga ky qytet i pushtuar nga forcat ruse.

Ka pasur shumë pak pamje dhe pak foto janë shfaqur për të zbuluar saktësisht se si është brenda qytetit.

Ora 13:58
Nafta arrin çmimin më të lartë të 10 viteve të fundit në Kinë, partneriteti me Rusinë jetik

Partneriteti i Moskës me Kinës është jetike për këtë të fundit, kjo referuar rritjes së vazhdueshme të çmimeve të naftës së rafinuar në këtë shtet. Bllokimi i importeve të naftës bruto dhe gazit nga Moska, si produkt i sanksioneve të vendosura në sagën e dënimit të agresionit rus ndaj Ukrainës, kanë bërë që çmimi i naftës në Kinë të prek majat e 10 viteve të fundit.

Sipas revistës financiare Caixin, çmimet me shumicë të benzinës ishin mesatarisht 1,630 dollarë për ton (+ 30% që nga fillimi i vitit 2022), ndërsa karburanti Dizel u rrit me 15,5% në 8,657 juanë për ton. Këto shifra janë tregues i ndikueshmërisë së sanksioneve jo vetëm në Rusi por dhe në vendet e tjera, në rastin konkret Kina, ekonomia e së cilës është e lidhur ngushtë me importet ruse.

 

 

 

Ora 13:53
Centrali bërthamor i Çernobilit nuk furnizohet me energji, rritet rreziku për çlirimin e substancave radioaktive

Kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës thotë se furnizimet me energji elektrike për ish-termocentralin në Çernobil janë ndërprerë dhe ka paralajmëruar se mund të çlirohet substanca radioaktive, kjo pasi karburanti bërthamor i shpenzuar nuk mund të ftohet.

Përmes një postimi në Telegram, Energoatom ka sqaruar se linja e tensionit të lartë që ushqente centralin u shkëput pasi u dëmtua dy javë më parë nga forcat ushtarake ruse.

Ministri i Energjisë i Ukrainës, German Galushchenko i tha BBC-së se Ukraina nuk ka akses në informacionin e monitorimit në stacion dhe për këtë arsye nuk mund të vlerësojë nëse ndonjë lëndë radioaktive po lëshohet.

"Ne duhet ta riparojmë atë sa më shpejt që të mundemi," tha Galushchenko. Por ai shtoi se ekziston "një sistem i veçantë sigurie në rast të ndërprerjeve të energjisë elektrike", i cili do të lejojë që centrali të funksionojë për disa ditë duke përdorur gjeneratorë me naftë.

Ora 13:39
Lufta në Ukrainë, Johnson: Na presin ditë të vështira, por Putin do të dështojë

Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi se na presin ditë të vështira, por Putin ka për të dështuar.

Kryeministri kujtoi fjalimin me video të mbajtur dje para Dhomës së Përfaqësuesve nga Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky dhe përsëriti se ai ishte i bindur se falë edhe presionit ekonomik në rritje të vendosur ndaj Rusisë dhe "ndihmës ushtarake “Vladimir Putin do të dështojë" dhe se "ne do të kemi sukses në rivendosjen e një Ukrainë sovrane dhe të pavarur"

Ora 13:22
BE fut në listën e ‘zezë’ 160 oligarkë dhe politikanë të tjerë rusë! KE: Kanë kontribuar në agresionin ndaj Ukrainës

160 emra të tjerë janë shtuar në listën e “zezë” të BE-së. Në këtë listë janë përfshirë oligarkë dhe politikanë rusë që kanë kontribuuar në agresionin kundër Ukrainës.

Lajmin e ka dhënë Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Ne po forcojmë më tej rrjetën e sanksioneve në përgjigje të agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës”, shkroi von der Leyen në Twitter.

Presidenca franceze e Këshillit të Bashkimit Evropian tha gjithashtu në Twitter se ambasadorët e BE-së kishin miratuar "sanksione të reja që synojnë liderët dhe oligarkët rusë dhe anëtarët e familjeve të tyre të implikuar në agresionin rus kundër Ukrainës".

Ora 13:13
Lufta në Ukraina, ja gjigandët e industrisë që ‘braktisen’ Putin! Sa ‘thika’ mbi ekonominë ruse?

Sanksionet e shteteve janë si thika mbi ekonominë ruse! Të njëjtën strategji për të shfuqizuar ekonominë ruse, teksa trupat e saj po shpërndahet në të gjithë Ukrainën, kanë ndjekur edhe kompanitë private më të mëdha në botë.

Ja gjigandët e industrisë që “braktisën” Rusinë:

  • Coca-Cola
  • McDonalds
  • Starbucks
  • Kujdesi për nënën
  • Ikea
  • Spotify
  • Netflix
  • H&M
  • Disney
  • Adidas
  • BP
  • Apple
  • Microsoft
  • Paypal
  • Viza
  • Mastercard
  • American Express
  • TIK Tok
  • Unilever
  • Prada
  • Pepsi
Ora 13:05
Nesër takimi Kuleba-Lavrov në Turqi! Ministri ukrainas: Do punoj për maksimumin, por nuk kam asnjë pritshmëri

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se ai nuk kishte pritshmëri shumë të mëdha për negociatat me homologun e tij rus, Serghei Lavrov, të planifikuara për ditën e nesërme në Antalia të Turqisë, megjithatë, ai theksoi se kapremtuar se do mundohet të arrijë maksimumin e mundshëm në interes të vendit dhe popullit të tij.

 "Ne po përgatitemi për negociatat me kolegun tonë rus, ministrin Lavrov. Tani po punojmë shumë seriozisht për t'i kryer ato në mënyrë sa më efikase. Por sinqerisht, do t'ju them se nuk kam asnjë pritshmëri prej tyre. Por sigurisht , do të synojmë maksimum”, ka thënë Kuleba.

Ai tha se Ukraina është e sigurt dhe e fortë, por rezultati i negociatave është një çështje tjetër, pasi nuk varet plotësisht në dorën e tyre.

Ora 12:44
Zelensky: Kërcënimi ndaj Ukrainës po rritet, po ashtu edhe reagimi jonë, i kemi marrë armët rusëve dhe po luftojmë me to! Çfarë është më poshtëruese se kaq?

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se kërcënimi ndaj vendit të tij është në nivelin maksimal, por pohoi se shkalla e reagimit të ukrainasve është gjithashtu në nivel maksimal.

Në ditën e 14-të të luftës dhe në një kohë kur janë vrarë dhe plagosur me qindra ukrainas, Zelensky se ushtria ukrainase do të përdorë armët e rusëve që kanë arritur të marrin si trofe në luftë.

"Ushtria jonë ka arritur të plotësojë arsenalin e municioneve me shumë trofe të marrë në fushën e betejës. Tanket, mjetet e blinduara dhe municionet e armikut do të punojnë për mbrojtjen tonë, jetën tonë, vendin tonë. Çfarë mund të jetë më poshtëruese për pushtuesit? Ne do të luftojmë kundër armiku me armët e veta, përveç tonat”, tha Zelensky.

Zelensky gjithashtu bëri një thirrje për ushtarët rusë, duke folur në rusisht

 "Largohu. Pse jeni këtu? Ju mund të shpëtoni veten nëse largoheni. Ju po merrni jetën tonë dhe tuajën. Le t'i japim fund kësaj lufte dhe t'i kthehemi paqes", tha ai.

Ora 12:42
Ish-legjenda e boksit Wladimir Klitschko nga Kievi: Kjo është lufta më e madhe e jetës sime! Nuk është sport, njerëzit tanë po vdesin

Kjo është lufta më e madhe e jetës sime”, kjo ka qenë deklarata e legjendës së boksit Wladimir Klitschko nga Ukraina e shkatërruar nga bombardimet ruse.

Ish-kampioni i botës dhe vëllai i tij Vitali, i cili është kryebashkiak i Kievit të rrethuar nga forcat ruse po frymëzojnë luftëtarët e lirisë kundër pushtimit rus.

 “Boksi është sport, kjo është një luftë dhe njerëzit tanë po vdesin.”, tha Wladimir.

Ai tha se të gjithë i theksojnë faktin se “kjo është lufta më e madhe e jetës së tij”, ndërsa shtoi se kjo është e vërtet.

“Është shumë e trishtueshme të kuptosh se sa e tmerrshme është lufta.”, u shpreh ai.

Ora 12:42
BE, mund të vlerësojë vendosjen e një çmimi tavan për gazin

"Për t'u marrë me emergjencën aktuale, Komisioni do të shqyrtojë të gjitha opsionet e mundshme për të kufizuar efektin ngjitës të çmimeve të gazit në çmimet e energjisë elektrike, siç janë kufijtë e përkohshëm të çmimeve."

Kështu ka deklaruar sot një zëdhënës i Komisionit Evropian duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve mbi mundësinë e futjes së kufijve të çmimit të gazit.

Komisioni, kujtoi zëdhënësi, "do të konsultohet urgjentisht me të gjithë aktorët e interesuar dhe do të propozojë opsione në javët e ardhshme".

Ora 12:29
Polonia ofroi avion luftarak në Ukrainë, Moska: Skenar i rrezikshëm

Ofertën e polakëve për të dërguar avion luftarak në Ukrainë, Moska e ka cilësuar si një skenar shumë të rrezikshëm. Këtë e ka pohuar vetë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

"Një skenar potencialisht të rrezikshëm", tha Peskov.

Ai është ndalur të flasë edhe për raundin e ri të bisedimeve me Ukrainën, ku thonë se kërkojnë që bisedimet të realizohen sa më shpejt të jetë e mundur.

“Moska është e interesuar të mbajë një raund të ri negociatash me Kievin sa më shpejt që të jetë e mundur, sapo pala ukrainase të jetë gati", tha Peskov.

Deri më tani nuk ka një datë konkrete dhe as vendi i takimit se kur do të zhvillohet raundi i radhës i bisedimeve.

Ora 12:07
Bashkimi Evropian: Sanksionet do të prekin rreth 100 politikanë rusë

1641249756_borrell.jpg

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, dha disa detaje më shumë mbi paketën e re të sanksioneve evropiane, e cila “përfshin më shumë se njëqind liderë në nivele të ndryshme të qeverisë dhe nomenklaturës ruse. Dhe për këtë arsye sanksione të mëtejshme ekonomike të cilat shpresoj se do të miratohen përpara përfundimit të kësaj seance plenare”.

Ora 12:02
Zelensky: Do të vazhdojmë të evakuojmë njerëzit nga rajoni i Kievit

1558472857_32A0B2EC51974110A5B0FAD0F24BD202w1023r1s.jpg

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy ka bërë me dije se evakuimi do të vijojë.

"Ne vazhdojmë të evakuojmë njerëzit nga rajoni i Kievit", tha Zelenskiy në një video në Telegram.

Ora 11:58
Trudeau telefonon Zelensky: Do ju sjellim pajisje të tjera ushtarake shumë të specializuara

Kanadaja do të ndihmojë Ukrainën me armë. Lajmin e dha kryeministrit të Kanadasë, Just Trudeau.

"Sapo fola me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. E njoftova se Kanadaja do të dërgojë një tjetër ngarkesë me pajisje ushtarake shumë të specializuara në Ukrainë. Ne diskutuam gjithashtu sanksionet kundër Rusisë dhe ndihmën humanitare për Ukrainën", ky është postimi në Twitter i kryeministrit të Kanadasë, Just Trudeau.

Ora 11:56
Moska: Nuk synojmë të rrëzojmë qeverinë e Kievit

1646823490_1348135.jpg

"Operacioni special" i Rusisë në Ukrainë nuk synon pushtimin e Ukrainës, shkatërrimin e institucioneve të saj apo përmbysjen e administratës aktuale. Sulmi nuk është drejtuar as kundër popullatës civile ", tha Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse tha, sipas Interfax. Maria Zakharova.

Ora 11:55
Mbretëria e Bashkuar do ta konsiderojë vepër penale nëse avionët rusë fluturojnë në hapësirën ajrore britanike

Mbretëria e Bashkuar e ka bërë vepër penale hyrjen e avionëve rusë në hapësirën ajrore britanike si pjesë e sanksioneve të mëtejshme kundër Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë.

Kur pushtimi i Rusisë filloi më 24 shkurt, Britania fillimisht ndaloi çdo avion "në pronësi, qira ose operuar nga një person i lidhur me Rusinë, ose i cili është i regjistruar në Rusi". Kjo lëvizje e fundit e vendos çështjen në duart e policisë dhe jo autoriteteve të aviacionit.

"Ne do të jemi në gjendje të jemi më specifik, për shembull ku kemi aeroplanë që mund të lidhen me oligarkët rusë që fluturojnë në vend, ata duhet ta dinë ... ne mund të konfiskojmë avionin tuaj dhe ta kthejmë këtë në një vepër penale," njoftoi Sekretari i Transportit Grant Shapps.

Ligji i ri i jep qeverisë kompetenca shtesë për të ndaluar avionët rusë tashmë të pranishëm në MB, sipas një njoftimi zyrtar për shtyp.

Ora 11:52
Ministria e Jashtme Ruse: SHBA financon programe biologjike në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë

Rusia pretendon se SHBA financon programe biologjike në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë, tha Maria Zakhorava, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse. Zakharova pretendon se SHBA ka kryer programe biologjike në Ukrainë. Zakhorava kërkoi që SHBA të zbulojë detajet për atë që ka bërë, duke shtuar se Rusia ka parë dokumente që mbështesin pretendimet e tyre se amerikanët po dërgojnë komponentë të armëve biologjike afër kufirit Ukrainë-Rusi. Ajo vazhdon duke pohuar se Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së po e drejton drejtpërdrejt programin.

Ora 11:30
Rritja e çmimeve dhe sulmi rus në Ukrainë, Vuçiç ndalon eksportin e drithërave

 

Serbia do të ndalojë eksportet e grurit, misrit, miellit dhe vajit të gatimit që nga dita e nesërme për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë, tha presidenti Aleksander Vuçiç për TV “B92”.

Vuçiç tha të martën se eksportet e drithërave, miellit dhe vajit të gatimit janë rritur ditët e fundit për shkak të çmimeve të larta në tregjet ndërkombëtare.

“Disa njerëz e shohin këtë si një mundësi për të fituar para. Ne nuk mund ta lejojmë këtë. Do të kemi grurë të mjaftueshëm për nevojat tona." tha Vuçiç.

Vendimi zyrtar për ndalimin e eksporteve të produkteve ushqimore ende nuk është miratuar nga qeveria.

“Ne po kalojmë krizën më të madhe që nga viti 1945”, tha presidenti rus, i cili po përballet me zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale muajin e ardhshëm.

Serbia, është në një përpjekje për të balancuar ambicien e saj për t’iu bashkuar BE si edhe lidhjet e saj historike me Rusinë. Serbia ende nuk ka vendosur sanksione kundër Moskës pavarësisht presionit për të harmonizuar politikën e saj të jashtme me BE-në si vend kandidat.

Ora 11:18
Japonia ngrin asetet ruse; qartëson marrëdhënien me Moskën

Japonia njoftoi të martën një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë për shkak të sulmit ndaj Ukrainës, duke sinjalizuar kështu një ndryshim nga përgjigja më e butë dhe jo shumë e qartë ndaj ankesimit të Krimesë nga Moska në vitin 2014. Sanksionet më të fundit përfshijnë vendosjen e kontrolleve ndaj udhëtimit dhe aseteve të disa individëve të afërt me Presidentin rus Vladimir Putin, si dhe ndaj disa zyrtarëve të tjerë bjellorusë. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, sanksionet përfshijnë edhe ndalimin e eksportit të pajisjeve për rafineritë ruse të karburanteve dhe të mallrave të përgjithshme të destinuara për Bjellorusinë dhe që mund të përdoren nga ushtria në atë vend.

Sanksionet përfshijnë zëvendës shefat e stafit të administratës së Presidentit Putin, kreun e Republikës Çeçene, drejtuesit e kompanive të lidhura me Kremlinin, si Volga Group, Transneft dhe Wagner Group, njoftoi të martën Ministria japoneze e Financave.

Këto janë kufizime shtesë mbi ato të vendosura në muajin shkurt, kur Tokoi ndaloi hyrjen në vend të shtetasve të caktuar rusë dhe ngriu asetet e disa të tjerëve, ndër to edhe asete që mendohet se i përkasin vetë zotit Putin.

Japonia gjithashtu ka zbatuar kufizime ndaj eksporteve të produkteve të teknologjisë së lartë dhe i është bashkuar grupit të G-7ës në përjashtimin e disa bankave ruse nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SWIFT.

Veprime të tilla janë në kontrast me komentet e bëra nga kryeministri japonez Fumio Kishida në fillim të këtij viti. Në një fjalim për politikat më 17 janar, zoti Kishida tha se Tokio ishte gati të ndërtonte një "marrëdhënie gjithëpërfshirëse me Rusinë, përfshirë bashkëpunimin në sektorin e energjisë".

Më 25 shkurt, kur Japonia njoftoi një paketë sanksionesh, zoti Kishida përdori një tjetër ton, duke kërkuar që Rusia të ndalonte sulmin dhe të tërhiqej. "Sulmi trondit themelet e rendit ndërkombëtar botëror", tha ai.

Hera e fundit që Japonisë iu bë thirrje për të vendosur sanksione ndaj Rusisë ishte në vitin 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë në Ukrainën jugore. Në atë kohë, përgjigja e Tokios ishte e paqartë, me kryeministrin e atëhershëm Shinzo Abe që donte të bindte Vladimir Putinin të kthente katër ishuj pranë Hokkaidos në Japoninë veriore që Bashkimi Sovjetik kishte marrë në fund të Luftës së Dytë Botërore. Dy vendet nuk kanë nënshkruar kurrë një traktat paqeje pas luftës.

Ora 11:16
Moskë: Nuk synojmë të rrëzojmë qeverinë e Kievit! Sulmi rus nuk i drejtohet popullsisë civile

"Operacioni special" i Rusisë në Ukrainë nuk synon pushtimin e Ukrainës, shkatërrimin e institucioneve të saj apo përmbysjen e administratës aktuale.

Këtë deklaratë e dha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, sipas “Interfax”.

Ajo tha gjatë deklaratës së sulmet nuk i janë drejtuar popullsisë civile.

Qëllimi, sipas zëdhënëses, është “t'i jepet fund gjakderdhjes së pakuptimtë dhe rezistencës së forcave. Ushtritë ukrainase sa më shpejt të jetë e mundur".

Ora 10:54
Kongresi i SHBA arrin një marrëveshje për 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

1646819742_KongresiAmerikan.jpg

Udhëheqësit e Kongresit të SHBA arritën një marrëveshje dypartiake për të ofruar 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe aleatët e saj evropianë, plus miliarda të tjera për të luftuar pandeminë, si pjesë e një faturë më të madhe prej 1.5 trilion dollarësh që synon financimin e agjencive federale për pjesën e mbetur të këtij viti .

Ora 10:52
Lufta në Ukrainë/ Tanke ruse përdorin flamurin e Bashkimit Sovjetik dhe jo të Rusisë (VIDEOLAJM)

Rusia ka nisur luftën kundër Ukrainës, teksa në mediat ndërkombëtare janë publikuar pamje të kolonës së tankeve që udhëtojnë nga Krimea e Veriut në Ukrainë. Mirëpo ajo që ka tërhequr vëmendjen është se mbi këto tanke nuk valvitet flamuri i Rusisë, por ai i Bashkimit Sovjetik që është një çekiç, drapër dhe një yll mbi një sfond të kuq.

Ora 10:52
BE shton sanksionet, përjashton 3 banka bjelloruse nga SWIFT

BE ka vendosur të zgjerojë sanksionet e saj kundër Moskës dhe Minskut pas pushtimit të Ukrainës, veçanërisht duke shkëputur tre banka bjelloruse nga platforma e shpejtë financiare ndërkombëtare.

Këtë e ka bërë të ditur presidenca franceze e Këshillit të BE-së. Në takimin në Bruksel, përfaqësuesit e vendeve anëtare miratuan gjithashtu sanksione të reja kundër sektorit detar dhe kriptomonedhave dhe shtuan liderët dhe oligarkët rusë në listën e tyre të zezë.

Çfarë është SWIFT?

SWIFT është një platformë e sigurt komunikimi që përdoret nga bankat, ndërmjetësuesit e bankave dhe institucionet financiare që dërgojnë dhe pranojnë informacione, të tilla si udhëzime për transferimin e parave jashtë vendit apo për tregtimin e letrave me vlerë.

Ora 10:47
Sulmi rus, Ukraina po errësohet çdo ditë! Territori ukrainas nga 'sytë' e NASA-s

Gjithçka ka ndryshuar në Ukrainë! Vetëm për 14 ditë kanë humbur jetën qindra ukrainas, kanë veshur rrobat ushtarake, kanë mësuar të përdorin armët dhe kanë dalë të mbrojnë atdheun.

Në fotot e mëposhtme do të shihni Ukrainën nga lartë, në dy data të ndryshme. Më 7 shkurt dhe 7 mars. Diferenca e dukshme nga fotografitë është ndriçimi mbi territorin ukrainas.

Rusët i kanë pushtuar, i kanë lënë pa ujë, pa drita, pa ushqim...madje i kanë marrë dhe jetën.

7 shkurt

 

7 mars

Tani, vetëm pak ndriçim mund të vihet re në Ukrainë! Shihni diferencës me vendet e tjera

Kyiv, kryeqyteti, është në vëmendjen kryesore të të gjithë botës.

Ora 10:30
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Do të plotësojmë nevojat e tregut, do të rrisnim prodhimin

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) është gati të sjellë më shumë naftë në tregun global me qëllim të plotësojë hendekun e mungesës.

Këtë e bëri të ditur drejtori i agjencisë, Fatih Birol, duke shtuar se IEA do të paraqesë gjithashtu një plan veprimi për të ulur ritmin e rritjes së çmimit të naftës.

Birol gjatë konferencë energjetike në Paris tha se javën e kaluar agjenci vendosi të lëshojë stoqet e naftës. “

“Kjo ishte përgjigja e parë, por nëse do të ketë nevojë mund të sjellim më shumë naftë në tregje", shtoi ai.

"Javën e ardhshme, siç bëmë për gazin, ne po paraqesim një plan veprimi me dhjetë pika se si të reduktojmë shpejt koston e naftës "veçanërisht në sektorin e transportit", u shpreh ai.

Ora 10:23
Kina akuzon NATO-n dhe SHBA-n: Janë përgjegjëse për konfliktin Ukrainë-Rusi

Çështja ukrainase është shumë e qartë: “Ishin veprimet e NATO-s të udhëhequr nga SHBA-të që gradualisht e çuan deri në konfliktin Rusi-Ukrainë”. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian tha për New York Times në lidhje me njohuritë e Pekinit për planet ruse kundër Ukrainës, bazuar në atë që u mësua nga zyrtarët amerikanë.

“Duke injoruar përgjegjësitë e saj, SHBA-ja në vend të kësaj akuzon Kinën për qëndrimin e saj në këtë çështje dhe kërkon hapësirë ​​për manovrim në një përpjekje për të shtypur Kinën dhe Rusinë, vetëm për të ruajtur hegjemoninë e saj”, tha ai.

Ora 10:05
Polonia: Deri tani kemi pritur 1.3 milion refugjatë nga Ukraina

Të paktën 1.33 milionë refugjatë kanë ikur nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus. Kjo u raportua nga roja kufitare polake në Twitter, duke deklaruar se 93% janë shtetas ukrainas, 1% janë polakë dhe 6% e të paktën 100 vendeve të tjera. Sipas rojes kufitare, vetëm të martën kufirin e kanë kaluar 125.800 persona, ndërsa të dielën 142.000. Polonia është tashmë shtëpia e shumë ukrainasve - vlerësimet variojnë nga një deri në dy milionë njerëz - dhe shumë prej tyre kanë gjetur strehim në vend me familjen ose miqtë. Mijëra polakë gjithashtu presin refugjatë në shtëpitë e tyre.

Ora 09:49
Kina kundërshton sanksionet ndaj Rusisë: Do të përkeqësojnë konfliktin

Kina ka shprehur "kundërshtim të fortë" ndaj sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, pas njoftimit të presidentit amerikan Joe Biden për të pezulluar eksportet e gazit dhe naftës së papërpunuar nga Moska dhe vendimit të Britanisë për të ndaluar deri në fund të vitit, importet e naftës bruto ruse dhe nënprodukteve të naftës pas pushtimit të Ukrainës. Sanksionet "nuk kanë bazë në të drejtën ndërkombëtare", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian. "Ato vetëm do të shkaktojnë vështirësi serioze për ekonominë dhe jetesën e vendeve në fjalë" dhe "do të përkeqësojnë më tej ndarjen dhe konfliktin". 

Ora 09:48
Ndërpreu punën pas dekretit të Putin, BBC rifillon transmetimin në Rusi: Do raportojmë me paanësi

Pas një ndërprerje disa ditore, BBC ka rifilluar transmetimet nga Moska. Ato thonë se do të raportojnë gjithçka që ndodh me paanësi.

“Pasi morëm parasysh pasojat e mungesës së informacionit, vendosëm të rifillojmë raportimet në anglisht. Ne do t'i raportojmë historitë me pavarësi dhe paanësi sipas standardeve tona rigoroze", thuhet në një shënim nga BBC.

BBC ndërpreu transmetimin pas vendimit të Putin, që dënon përhapjen e informacionit "të rremë" për forcat e armatosura ruse me burg deri në 15 vjet. Kujtojmë që disa media të pavarura ruse janë detyruar të mbyllen ditët e fundit pasi e kanë përshkruar si "pushtim" ose "luftë" atë që Kremlini e quan "operacion special ushtarak" në Ukrainë. Putin nënshkroi gjithashtu një projekt-ligj që do të gjobisë ose të burgosë për thirrjet për sanksione kundër Rusisë.

Ora 09:37
Zëvendëspresidentja amerikane viziton Poloninë dhe Rumaninë

Zëvendës presidentja amerikane, Kamala Harris pritet të arrijë më 9 mars në Poloni për të diskutuar me zyrtarët e këtij shteti pushtimin rus në Ukrainë dhe ndikimin që ka lufta në këtë rajon. Gjatë udhëtimit të saj nga 9 deri më 11 mars, Harris do të vizitojë edhe vendin tjetër anëtar të NATO-s, Rumaninë. Shtëpia e Bardhë ka thënë se agjenda e nënpresidentes në Varshavë dhe Bukuresht pritet të fokusohet në ndihmën ekonomike, humanitare dhe asaj të sigurisë për Ukrainën. Polonia është duke ndihmuar rreth 1.2 milion ukrainasve që i kanë ikur luftës. Shtetet e Bashkuara kanë rritur më shumë se dyfish prezencën ushtarake në Poloni – 9,000 trupa në total – javëve të fundit.

Ora 09:36
‘Nuk na ndali as Stalini dhe as Lufta e Ftohtë’, ‘New York Times’ tërheq për herë të parë pas 100 vitesh gazetarët nga Rusia

“New York Times” ka tërhequr të gjithë korrespondentët e saj nga Rusia, duke shënuar herën e parë në më shumë se një shekull që gazeta nuk do të ketë asnjë gazetar në terren atje.

"Ditë shumë e trishtuar për historinë e “NewYorkTimes”në Moskë. Duke tërhequr të gjithë korrespondentët e saj jashtë vendit. Kemi pasur gazetarë atje vazhdimisht që nga viti 1921, me një ose dy ndërprerje të shkurtra për shkak të lemzës së vizave. Jo Stalini, jo Lufta e Ftohtë, asgjë nuk na dëboi”, shkroi Neil MacFarquhar, një ish shef i zyrës së NYT në Moskë.

Gazeta njoftoi tërheqjen e saj zyrtare nga Rusia në një deklaratë të martën, duke cituar legjislacionin e ri që synon të kriminalizojë gazetarët që raportojnë për pushtimin e Moskës në Ukrainë, duke nxjerrë jashtë ligjit çdo referencë për "luftë".

"Legjislacioni i ri i Rusisë synon të kriminalizojë raportimin e pavarur dhe të saktë të lajmeve në lidhje me luftën kundër Ukrainës. Për sigurinë dhe sigurinë e stafit tonë redaktues që punon në rajon, ne po i zhvendosim ata jashtë vendit për momentin," tha zëdhënësja e New York Times Danielle.

Ora 09:35
Dronët turq arma më e fortë e Ukrainës përballë Putin

Sipas analistëve arma vendimtarëve e ukrainasve për vrasjen e 12 mijë ushtareve rusë (siç thuhet nga Kievi) ishte droni turk.

Droni turk është i aftë për të kapërcyer linjat dhe për të goditur pjesët më pak të mbrojtura të frontit të armikut: kamionët. logjistika, transporti i trupave, rezervuarët e karburantit, komunikimet

Ora 09:33
Ukraina konfirmon korridoret humanitare për evakuimin e popullsisë: Rusia dakord për armëpushimin! Evakuimi nga Enerhodar

1645810515_lufte13.jpg

Ukraina ka konfirmuar se kanë rëndë dakord për një armëpushim nga oran 09:00-21:00 për të evakuuar popullsinë përmes korridoreve humanitare në gjashtë zona.

Këtë e raportoi zëvendëskryeministrja, Iryna Vereshchuk.

“Në 06:30 të mëngjesit, ne morëm një mesazh nga Federata Ruse në lidhje me miratimin e rrugëve tona të propozuara më parë. Evakuimi thuhet se do të bëhet në rrugët e mëposhtme: Energodar - Zaporizhzhia, Sumy - Poltava, Mariupol - Zaporizhzhia, Volnovakha - Pokrovsk, Izyum-Lozovaya. Dhe gjithashtu nga vendbanimet e Vorzel, Bucha, Borodyanka, Irpen, Gostomel të rajonit të Kievit", tha Vereshchuk.

Evakuimi do të ndodhë nga qyteti, Enerhodar i cili është vendi i termocentralit më të madh bërthamor në Evropë. 

Ora 08:59
Harta, qytetet që janë nën kontrollin rus

Është dita e 14-të e pushtimit rus të Ukrainës dhe ndërsa disa qytete kanë rënë, Kievi mbetet ende në drejtimin e Ukrainës.

Forcat ruse janë duke avancuar drejt kryeqytetit, megjithëse ngadalë, ndërsa qytetet në veri dhe lindje duket se janë pushtuar nga forcat e Vladimir Putinit.

Sumy, ku rreth 5,000 njerëz kanë ikur në 24 orët e fundit, ka konfirmuar një numër viktimash civile gjatë bombardimeve në ditët e fundit, ndërsa Kharkiv në lindje mbetet i rrethuar.

Në jug të vendit, Mariupol, qyteti port i Detit të Zi, është nën rrethimin rus, ndërsa forcat përparojnë në perëndim dhe në veri të qytetit.

Ora 08:49
Sulm ajror në Sumy, humbin jetën 22 ukrainas, mes tyre tre fëmijë! Guvernatori i qytetit: Ishte një natë e tmerrshme

22 ukrainas mes të cilëve 3 fëmijë, kanë humbur jetën nga një sulm ajror në Sumy.

Guvernatori rajonal i Sumy, Dmytro Zhyvytskyi thotë se Rusia bombardoi një zonë banimi në veri-lindje të qytetit gjatë natës, duke e përshkruar incidentin si “vrasje masive”.

"Tre bomba në një mbrëmje... Ishte një natë e tmerrshme.”, tha ai.

Nëntë persona në një shtëpi u vranë. Gjashtë shtëpi u shkatërruan plotësisht dhe rreth 20 të tjera u shkatërruan pjesërisht.

Siç kemi raportuar, rreth 5,000 njerëz janë evakuuar nga Sumy, pasi Rusia ra dakord të ndalonte bombardimet e saj ndaj qytetit duke lejuar hapjen e një korridori humanitar.

Ora 07:58
I vuri embargo naftës ruse, SHBA me sytë nga Arabia Saudite, por refuzohet! Princi saudit dhe sheiku i emirateve i refuzojnë telefonatën Biden

Pas embargos së naftës ruse, SHBA-ja ka kthyer sytë nga Arabia Saudite, por nuk ka rezultuar një vendim i duhur.  Kjo sepse Princi saudit Mohammed bin Salman dhe sheiku i Emirateve Mohammed bin Zayed al Nahyan kanë refuzuar të flasin me Biden në javët e fundit, të zhgënjyer nga mbështetja e dobët e SHBA-së në luftën në Jemen dhe të shqetësuar për marrëveshjen bërthamore të Iranit.

Ora 07:56
Inteligjenca britanike: Pushtimi rus i Kievit ka dështuar

Për momentin, pushtimi i Kievit nga forcat e armatosura ruse, të cilat ndodhen në veri të kryeqytetit ukrainas, ka dështuar! Inteligjenca e Ministrisë Britanike të Mbrojtjes shkruan se “Forcat ruse nuk kanë arritur të bëjnë një përparim të rëndësishëm në veri të Kievit dhe forcat ukrainase duket se deri më tani kanë arritur të rrëzojnë aeroplanët e armikut”. 

"Lufta në veri-perëndim të Kievit mbetet e vazhdueshme me forcat ruse që nuk arrijnë të bëjnë ndonjë përparim domethënës”, shton ministria. ‘Mbrojtja ajrore ukrainase duket se ka pasur sukses të konsiderueshëm kundër avionëve luftarakë modernë të Rusisë, ndoshta duke i penguar ata të arrijnë çdo shkallë kontrolli të qiejt."

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I pashkolluar: 09/03/2022 17:49

    Amerika se bashku me kukullën e vet Nato, se vetëm një kukull në dorë të Amerikës është asgjë më shumë) po kryen një loj shumë të poshtër në kurriz të miliona njerëz që po vriten do të vriten apo do mbesin pa ushqim dhe pa gjërat minimale të jetesës. E marrim shembull Meksika ka një president që është anti amerikane, çfarë do të bënte Amerika në qoftë se Meksika dot lejonte Rusinë ti istalonte sistemet e saj raketore në kufi me Ameriken??? Nuk besoj se dota priste me karamele. De fakto historia në tregon ç'ndodhi me Kubën. Me Ukrainën çështje mund të ishte zgjidhur pa shkrepur as edhe një plumb mjaftë që Ukraina të pranonte neutralitet ashtu siç është Finlanda sot, nuk më duket se Finland po ja kalon keq. Por politika destabilizuese e Amerikës në e bazuar vetëm në qeveri burratinas po e shkatëron Europën.

    Përgjigju
    • Popopo: 09/03/2022 18:40

      Shume sakte.

  • Loni: 09/03/2022 16:07

    HahahahahH I ka shpallur lufte ekonomike... Nderkohe mineral te pafajshem numbing jeten pa e kuptuar ama lufte I shpallen... Jep ore doreheqjen o moter q I r president se ske rrugezgjidhje tjeter mos u merr me amerikanet kudo ku kan interesa ato e shkaterrojne nje komb per qellimet e tyre! Ne fushekruje marrin uranium deri sa te mbaroje edhe pastaj sjemi me aleat! Idiotsi prej lideresh!

    Përgjigju
    • Lololo: 09/03/2022 18:39

      Je shume i sakte.

  • Turi: 09/03/2022 08:51

    Europa po shkaterrohet duke ndjekur politiken e ndyre amerikane por nga arroganca e tyre dhe nga kokefortesia do behet hi kjo bote

    Përgjigju
    • tamam: 09/03/2022 19:06

      kur te vijne mendte, nuk ti hane as qente... thone. po ky koqe presidenti nuk e ka idene se eshte akoma ne nje flucke patritizmi patetik, e nuk e sheh cfare po ndodh: amerika tha nuk vendosim no-fly zone se konfrontohemi direkt me nje fuqi berthamore, qe nuk e can koken shume se nuk ja blete gazin dhe naften(qe po ja blejne si qenat se nuk kane cfare tu hedhin makinave). vazhdo o komedian me twitter e cte mundesh. ne lufte ti po perdor te gjitha menyrat dhe nuk po fiton gje. Ulu e flit rusisht e vendos jeten e njerezve. tere hesapet i ke me putinin e eshte mire te sigurohesh qe do te te degjoje se ty nuk te mer me njeri seriozisht.

    • @Turi: 09/03/2022 18:39

      Ke 100% te drejte.

    • Leon: 09/03/2022 09:18

      Rrofte Rusia diktatoriale qe me "modestine" e vet kerkon te ndryshoje kufinjte e Europes dhe i detyron popujt e territoreve te tjera te pavarura te jetojne ne diktature

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin