Bota
-
Presidenti amerikan shprehu bindjen se një marrëveshje paqeje mes Kievit dhe Moskës është pranë, pavarësisht mosmarrëveshjeve të thella për lëshimet territoriale dhe garancitë e sigurisë në periudhën e pasluftës.
9 Nëntor, 19:20 -
Rama në Paris me ftesë të Macron, pritet në Pallatin Elize! Takim dypalësh me presidentin francez, kryeministri pjesë e Forumit të Paqes (FOTO+ VIDEO)
9 Nëntor, 18:56Përveç takimit dypalësh, kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, ku do të diskutojë për perspektivën evropiane, rëndësinë e anëtarësimit në BE për brezat e rinj dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
-
Sufllaqja me 1 euro shkakton kaos në Dortumund! Turma e uritur sulmon policinë me gurë dhe fishekzjarre, ndërhyn dhe helikopteri (VIDEO)
9 Nëntor, 18:31Një ofertë për sufllaqe me vetëm 1 euro ka shkaktuar kaos në Dortmund të Gjermanisë. Qindra njerëz u dyndën në një lokal të sapohapur për të përfituar nga çmimi i ulët, ndërsa situata përfundoi me përplasje me policinë, arrestime dhe ndërhyrjen e rreth 100 efektivëve dhe një helikopteri.
-
Franca akuzon Iranin për sulmet kibernetike ndaj supermarketeve, hakerët rritën temperaturat e frigoriferëve dhe shkatërruan ushqime me vlerë miliona euro
9 Nëntor, 18:15Franca ka akuzuar Gardën Revolucionare të Iranit se qëndron pas sulmeve kibernetike që goditën qindra supermarkete, duke rritur temperaturat e frigoriferëve dhe ngrirësve e duke shkaktuar prishjen e ushqimeve me vlerë miliona euro. Parisi paralajmëron sanksione në nivel europian, ndërsa Irani ende nuk u është përgjigjur akuzave.
-
-
Hakerët zbulojnë të dhënat sekrete të Rusisë, rreth 400 mijë të vrarë në Ukrainë! Kushner: Për paqen duhet dialog mes Moskës dhe-Europës
9 Nëntor, 17:44Rreth 400 mijë rusë dyshohet se janë vrarë në luftën në Ukrainë, sipas të dhënave sekrete të agjencisë ruse të statistikave, të siguruara nga hakerët. Ndërkohë, në prag të bisedimeve të paqes në Abu Dhabi, i dërguari i Trump, Jared Kushner, kërkon dialog të drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe Europës.
-
Marine Le Pen kërkon t’i heqë pushtetin Kaja Kallas, synon të çmontojë diplomacinë e BE-së nëse fiton zgjedhjet në Francë
9 Nëntor, 17:32Sipas burimeve të cituara nga Politico, e djathta ekstreme franceze kërkon që politika e jashtme të jetë më shumë në duart e shteteve anëtare dhe jo të institucioneve të Brukselit.
-
'I urrej disa nga kundërshtarët e mi', Trump: Shpresoj të shkoj në parajsë, por nuk do t’i fal kurrë rivalët e mi
9 Nëntor, 16:56Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk do t’i falë disa prej kundërshtarëve të tij politikë, duke pranuar se i urren dhe do t’i urrejë gjithmonë. Ai foli edhe për besimin fetar dhe jetën pas vdekjes, duke u shprehur se shpreson të shkojë në parajsë dhe nuk dëshiron të përfundojë në ferr.
-
Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë çeliku në Turqi, 16 viktima dhe 15 të plagosur (VIDEO)
9 Nëntor, 16:47Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe rreth 16 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në një fabrikë hekuri dhe çeliku pranë qytetit të Izmirit, në Turqinë perëndimore.
-
BE ngre alarmin për krizën humanitare në Gaza, i kërkon Izraelit të lejojë pa pengesa ndihmat humanitare! 60% e banorëve në gjendje kritike
9 Nëntor, 16:28Bashkimi Evropian i kërkon Izraelit të garantojë hyrjen pa pengesa të ndihmave humanitare në Gaza, ndërsa përmbytjet dhe temperaturat e ulëta po rëndojnë kushtet e jetesës për mijëra palestinezë të zhvendosur.
-
Ish-presidenti Joe Biden rrëfen betejën me kancerin: Sëmundja më ka ngadalësuar, por nuk më ka ndalur
9 Nëntor, 15:21Ish-presidenti amerikan Joe Biden bëri të ditur se për shkak të gjendjes shëndetësore nuk do të mund të marrë pjesë në të gjitha takimet dhe aktivitetet promovuese për librin e tij të ri me kujtime.
-
Rubio në Paris për takimin e G7, lufta me Iranin dhe negociatat për Ukrainën në qendër të diskutimeve
9 Nëntor, 14:51Ndërsa Uashingtoni përgatit bisedime me Rusinë dhe Ukrainën në Emiratet e Bashkuara Arabe, Rubio pranoi se nuk ka ende një marrëveshje për garancitë e sigurisë. Sa i përket Iranit, ai paralajmëroi se palët nuk janë pranë një përparimi në negociata, megjithëse presidenti Donald Trump vazhdon të preferojë një zgjidhje diplomatike.
-
Irani: SHBA të pranojë propozimin për rinisje negociatash! Rubio: Plani qesharak! Trump: Ka pak gjasa që të rifillojë lufta! Teherani: Amerikanët e bënë zgjedhjen e tyre
9 Nëntor, 14:46Irani kërkoi këtë të hënë që SHBA të pranojnë planin e tyre të modifikuar 2 ditor për rifillimin e negociatave. Marco Rubio e cilësoi atë skandaloz dhe qesharak disa orë pasi Trump i tha CNN se ka pak gjasa që lufta të rifillojë për aq kohë sa negociatat përparojnë. Teherani zyrtar thotë se qytetarët amerikanë e bën zgjedhjen e tyre sa i takon luftës, duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA.
-
Sulm kibernetik ndaj Antimafias italiane, dyshohet se janë vjedhur mbi 300 dosje për grupet kriminale! Të dhënat nxirren në shitje në dark web
9 Nëntor, 13:16Një sulm i dyshuar kibernetik ka vënë në shënjestër Drejtorinë e Hetimit Antimafia në Itali (DIA). Autorët pretendojnë se kanë marrë mbi 300 dosje, mes tyre edhe materiale për grupe kriminale me interes për Europolin. Ndërkohë, sulmet kibernetike në Itali janë rritur me 42% krahasuar me një vit më parë.
-
Francë, rrjeti rus tentoi manipulimin me pamjet e protestave! Grupet online: Shtet i dobët me qeveri autoritare
9 Nëntor, 13:10Një rrjet i fshehtë rus u përpoq të shfrytëzonte trazirat e muajit të kaluar në Francë, duke përdorur rrjetet sociale për të fajësuar imigracionin e pakontrolluar për trazirat dhe për ta paraqitur qeverinë si një autoritet që kishte humbur kontrollin e situatës. Protestat në Francë, vijuan edhe këtë fundjavë, pas të cilave u areestuan 360 persona.
-
Një kasafortë që askush nuk po e hap dot! Çfarë gjetën prokurorët pas murit të rremë në vilën e ish-presidentit të Paraguajit
9 Nëntor, 13:07Një korridor i fshehtë pas një muri të rremë i ka çuar hetuesit drejt një kasaforte me katër sisteme sigurie në vilën luksoze të Santiago Peña-s, ish-presidentit të Paraguajit. Pavarësisht përpjekjeve, prokurorët dhe policia nuk kanë arritur të zbulojnë se çfarë ndodhet brenda saj.
-
Arrestohet vëllai i ish-kryeministrit hungarez për trafikim qeniesh njerëzore,Viktor Orbán: Objektivi jam unë, ai është vetëm një mjet
9 Nëntor, 11:58Áron Orbán dyshohet për përfshirje në një skemë të paligjshme të sigurimit të vizave dhe lejeve të qëndrimit për shtetas të huaj, kryesisht nga Vietnami. Lajmi u bë publik nga kryeministri aktual Péter Magyar, ndërsa ish-kryeministri hungarez pretendon se pas hetimit fshihet një sulm politik ndaj tij.
-
Nga furnizues në partnerë! Grupet shqiptare në aleancë me Ndrangheta-n, Cosa Nostra-n e Camorra-n, raporti i Antimafias italiane
9 Nëntor, 10:21Komisioni Parlamentar Antimafia i Italisë thotë se grupet shqiptare po fitojnë rol në marrëveshjet dhe operacionet e përbashkëta kriminale me organizatat mafioze italiane. Hetimi Hydra në Lombardi është një nga shembujt kryesorë të këtij bashkëpunimi, ndërsa dokumentohet edhe kontrolli në portet detare.
-
Franca në valën e katërt të protestave masive, revolta kundër kostos së jetesës dhe politikave qeveritare! 360 të arrestuar pas përplasjeve me policinë
9 Nëntor, 10:03Protestat kundër rritjes së kostos së jetesës dhe problemeve me shërbimet publike vijuan për të katërtën fundjavë radhazi në Francë, ku demonstratat u shoqëruan me përplasje me policinë dhe përdorimin e gazit lotsjellës.
-
SHBA/ 20-vjeçari qëllon për vdekje 19-vjeçarin në universitet, arrestohet i riu! Plagosen edhe 3 të tjerë
9 Nëntor, 09:34Një 20-vjeçar është arrestuar në SHBA, nën akuzën për vrasjen e një 19-vjeçari dhe plagosjen e një vajze gjatë një konflikti me armë zjarri në kampusin e Universitetit Shtetëror Winston-Salem, në Karolinën e Veriut.