Bota
-
Lufta po zgjerohet në disa fronte, nga Gadishulli Arabik deri në Gjirin Persik, me zhvillime gjithnjë e më alarmante.
10 Shtator, 18:14 -
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila, Apeli i Bolonjës ul me 2 vite dënimin për autorin! Nëna e viktimës: Vendimet jepen shkel e shko
10 Shtator, 17:54Gjykata e Apelit e Bolonjës uli nga 17 në 15 vjet dënimin për ish-të dashurin e Aurora Tilës, 13-vjeçares që humbi jetën në Piacenza më 25 tetor 2024. Familja e Aurorës, veçanërisht nëna e saj Morena Corbellini, kritikoi uljen e dënimit duke kërkuar masa më të forta kundër femicideve.
-
Kompania e lidhur me Trump investon 530 milionë euro në Bosnje, planifikon ndërtimin e një qendre gjigante të të dhënave
10 Shtator, 17:25Një kompani amerikane e lidhur me rrethin e ngushtë të presidentit Donald Trump ka shpallur planet për të investuar 530 milionë euro në Bosnje-Hercegovinë, ku synon të ndërtojë një qendër të madhe të të dhënave (data center) në Mostar. Projekti është pjesë e një pakete investimesh në energji dhe infrastrukturë digjitale, me vlerë mbi 2 miliardë euro.
-
Policia italiane bëhet me Lamborghini të ri me 920 kuaj fuqi! Ja për çfarë do ta përdorë
10 Shtator, 17:14Temerario është Lamborghini më i fuqishëm që i është dorëzuar ndonjëherë policisë. Ai është i pajisur me një motor 4.0 litra V8 twin-turbo dhe tre motorë elektrikë, që së bashku zhvillojnë 920 kuaj fuqi.
-
Monitoruesi i klimës i BE-së: Gushti, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
10 Shtator, 17:15Temperaturat mesatare globale të ajrit në gusht ishin 16.96 gradë Celsius, tha Koperniku – 0.01 gradë më shumë se rekordi i mëparshëm brenda një muaji, i vendosur në korrik 2023. Koperniku tha se i konsideron këta dy muaj bashkërisht më të nxehtët, duke pasur parasysh diferencën shumë të vogël në temperatura.
-
Ukraina sulmon qytetin turistik rus Soçi, 28 të plagosur! Rusia përgjigjet me sulme në Detin e Zi, 9 të vdekur e 24 të plagosur
10 Shtator, 17:09Ukraina sulmoi qytetin e rëndësishëm turistik të Sochit në Rusi, ku ndodhet edhe rezidenca e pushimeve verore të Vladimir Putin. Megjithatë Kievi pësuan më shumë humbje nga sulmet. Gjatë natës rusët sulmuan në detin e zi, duke shkaktuar në total të paktën 9 të vdekur dhe 24 të plagosur.
-
Ukraina me plan të pazakontë: Legalizon pornografinë për të rritur për financimin e luftës kundër Putinit
10 Shtator, 16:57Parlamenti po shqyrton një projektligj për dekriminalizimin e pornografisë mes të rriturve. Sipas mbështetësve të nismës, buxheti mund të përfitojë rreth 25 milionë dollarë në vit, të mjaftueshme për blerjen e 30 mijë dronëve ushtarakë.
-
'Blej nga Europa', BE ndryshon rregullat e tenderëve: Përparësi kompanive europiane, kufizime për ofertat kineze
10 Shtator, 16:50Komisioni Europian kërkon ndryshimin e rregullave të prokurimeve publike, me synimin që më shumë para publike të shkojnë për mallra dhe shërbime të prodhuara në Europë.
-
-
Gruaja e Netanyahut paditet për shpifje, lideri i opozitës izraelite kërkon 850 mijë euro dëmshpërblim: Më akuzoi se kisha dijeni për sulmin e Hamasit
10 Shtator, 16:34Yair Golan ngriti padi pasi Sara Netanyahu la të kuptohej se ai kishte dijeni paraprake për sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023.
-
'Jemi më të fortë se Rusia', Rutte: Moska nuk do ta përçajë NATO-n, do të shtojmë mbështetjen për Ukrainën
10 Shtator, 16:30Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se Aleanca qëndron në krah të Gjermanisë pas asaj që e cilësoi si një sulm hibrid rus në Leipzig.
-
I riu shqiptar u ekzekutua me një plumb në kokë në Itali, 200 kamera po analizohen për të zbuluar autorët! Pistë e re e hakmarrja, hetohet lidhja me një atentat
10 Shtator, 12:41Hetuesit dyshojnë se Ferdinant Hoti është vrarë në një tjetër vend dhe më pas trupi është transportuar drejt lumit Tergola. Karabinierët po kontrollojnë edhe antenat telefonike, ndërsa verifikohet nëse krimi lidhet me një atentat të ndodhur në korrik në Mirano, ku një shqiptar mbeti i plagosur.
-
Kullat Binjake, fiksimi i vjetër i Bin Ladenit: Sulmi i parë në 1993, 4 'pilotët' e stërvitur në SHBA dhe 15 kamikazët, ja si e përgatiti Al Qaeda sulmin e 11 shtatorit të vitit 2001
10 Shtator, 11:52Pse terroristët e Al Qaeda-s vendosën të godisnin Kullat Binjake? A e kishin parashikuar se ato mund të shembeshin? Dhe si arritën të realizonin një operacion të përmasave të tilla?
-
Lufta me Iranin, Trump: Nuk do të përfundojë deri pas zgjedhjeve vendimtare të nëntorit
10 Shtator, 10:43Sulmet në Lindjen e Mesme janë intensifikuar ditët e fundit, ndërsa objektet e naftës në të gjithë rajonin janë sulmuar, duke rritur çmimin global të karburantit dhe të çdo artikulli që kërkon transport.
-
'Fjalim 1 orë e 45 minuta', Trump premton 5 mijë dollarë për çdo të rritur amerikan nëse fitojnë zgjedhjet e mesmandatit në nëntor
10 Shtator, 08:25Republikanët që folën në konventë janë të vetëdijshëm për zhgënjimin e amerikanëve me inflacionin, por ata i referohen uljeve të taksave dhe performancës pozitive të tregjeve si shenja pozitive, duke shtuar se nëse demokratët fitojnë kontrollin e Dhomës dhe/ose Senatit, ekonomia do të përkeqësohet.
-
Zelensky u rrezikua nga droni rus, ra pranë avionit presidencial teksa ngrihej drejt Oslos
10 Shtator, 07:33Avioni me të cilin udhëtonte presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për në Oslo, “për pak sa nuk u godit” nga një dron gjatë nisjes nga Moldavia. Lajmin e bëri të ditur kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store.
-
Debati për emigracionin në Bundestagun gjerman, kryetarja e AfD kërkon dëbimin e mbi 1 milionë emigrantëve! Merz: Doni të bëni spastrim etnik!
9 Shtator, 17:56Liderja e së djathtës radikale, Alice Ëeidel, tha se fitorja e partisë së saj në Saksoni-Anhalt është mandat për politika më të ashpra ndaj emigracionit, ndërsa kancelari gjerman Friedrich Merz e akuzoi për 'spastrim etnik'
-
'Uau', Trump feston fitoren e AfD-së në Gjermani, kancelari Merz anulon telefonatën me presidentin amerikan
9 Shtator, 17:35Presidenti amerikan e lidhi fitoren e AfD-së në landin e Saksoni-Anhaltit me pakënaqësinë ndaj politikave të emigracionit. Vetëm pak orë më parë, kancelari gjerman e kishte akuzuar partinë e ekstremit të djathtë se synon një "spastrim etnik".
-
Çfarë bëri Netanyahu ditën e masakrës së 7 tetorit? Tre orë për të mbërritur në shtabin ushtarak, asnjë telefonatë drejtuesve të ushtrisë! Zbardhet minute pas minute i gjithë reagimi i kryeministrit izraelit
9 Shtator, 17:02Kryeministri i Izraelit është mbrojtur gjithmonë duke ia hedhur përgjegjësinë gjeneralëve dhe Shin Bet-it. “Askush nuk më zgjoi”, ka thënë ai. Por tani dalin në pah mospërputhjet për atë mëngjes dhe dëshmitë që hedhin dritë mbi veprimet e tij.
-
Pse u bllokua kontrolli ajror në Britani? Gabimi në dokumentin ushtarak çoi në anullimin e mbi 2 mijë fluturimeve! Ekspertët: Sistemi NATS i vjetër dhe i vështirë për t'u menaxhuar
9 Shtator, 16:45Bllokimi i sistemit të kontrollit ajror që çoi në anulimin e mbi 2 mijë fluturimeve u shkaktua nga një plan fluturimi me të dhëna të gabuara. Incidenti është pothuajse identik me atë të ndodhur tre vjet më parë. “Sistemi është aq kompleks, sa edhe vetë britanikët e kanë të vështirë ta menaxhojnë'